-
VIDEO
Plani për shtetin e ri bektashi, Meta del kundër: Ide e pakonsoliduar! Gjetje në prag të zgjedhjeve
Kreu i PL Ilir Meta është shprehur kundër krijimit të shtetit të ri bektashi, ndërsa e ka cilësuar si ide e pakonsoliduar.
-
VIDEO
“Na ndan raporti me drejtësinë e re”, Shehi flet për Report Tv për ndarjen me Berishën: Nuk na takon ne të gjykojmë SHBA-në
Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së ka komentuar ditën e sotme në Report Tv për gazetarin Nertil Agalliu, qëndrimet që e ndajnë atë me opozitën e drejtuar nga Berisha.
Shehi tha se marrëveshja për listat, ishte ndarja kryesore. Nga ana tjetër Kreu i LZHK-së ka thënë se raporti i tyre me drejtësinë e re nuk duket serioz.
"Tani nuk ka më fare më listë, këtu ka vetëm lista “kush ngre flamurin e partisë” se nuk ka më çfarë përzgjedh votuesi.
-
VIDEO
Votimi i shqiptarëve jashtë vendit, KQZ harton draftin: Regjistrimi online nis 120 ditë para zgjedhjeve! Votojnë dhe ata në kampe emigrantësh apo spitale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkruar rregullat se si do të regjistrohen emigrantët që për herë të parë do të votojnë nga jashtë vendit. Ata duhet të regjistrohen vetëm online, me skanim fytyre dhe duhet të provojnë me dokumente që jetojnë jashtë shtetit. Azilantëve dhe emigrantëve të paligjshëm ju pranohen dhe vërtetimet e qëndrimit nëpër kampe.
-
VIDEO
SPAK mbyll hetimet për dosjen 'Partizani'/ Reagon Argita Berisha: Aktakuza, dekoratë për babanë tim
Argita Malltezi (Berisha), vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, doli sot (23 Shtator) në një konferencë për mediat, pikërisht teksa SPAK njoftonte thirrjen për dorëzimin e akteve të dosjes penale “Partizani” për 5 të pandehurit të mërkurën e 25 Shtatorit, mes tyre bashkëshorti dhe babai i saj.
Teksa Prokuroria i akuzon për aferën “Partizani” dhe do i dërgojë së shpejti pas firmosjes të mërkurën për proces në GJKKO, ajo thotë se aktakuza ndaj babait të saj “është një dekoratë”, pasi ka bërë Vettingun 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjes së tij.
Malltezi u shpreh se ai nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione dhe nuk ka përfituar në asnjë moment.
Sipas saj, “Sali Berisha nuk ka favorizuar Jamarbër Malltezin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani”.
-
VIDEO
Kushtetuesja e Maqedonisë po shqyrton shfuqizimin e gjuhës shqipe, Spiropali pas takimit me Gashin: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit, cenohet identiteti ynë!
Dy homologët u takuan sot në Shkup, ku diskutuan për tematika të ndryshme dhe vlerësuan se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë. Kryepralamentarja Spiropali i kujtoi vendit fqinj, se pavarësisht kërkesës për zëvendësimin e shqipes si gjuhë e dytë, duhej zbatuar marrëveshja e Ohrit dhe të mos cenohej identiteti shqiptar
-
VIDEO
“Policët që kanë përdorur Sky Ecc do përballen me ligjin”/ Hoxha i përgjigjet Salianjit: Punonjësit kanë bërë vetëdeklarim
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë u pyet nga deputeti Salianji në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc nga punonjësit e policisë.
Në përgjigje ministri tha se kush e ka përdorur do përballet me ligjin.
“Në lidhje me sistemin Sky ECC dhe dua tju theksoj se punonjësit e policisë së shtetit kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur këto aplikacione ose jo. Ata që i kanë përdorur do të përballen me masat dhe ligjin që është në fuqi. Sa i takon kompensimit financiar të punonjësve të policisë në raport me orët e shërbimit gjatë sezonit veror dhe kuotën e veshë mbathjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka hartuar një dispozitë.”, tha Hoxha.
-
VIDEO
'Ika se do rrinit gjatë në opozitë, Unë bëhem me fituesin!' Nasip Naço në komisionin e Sigurisë kujton largimin nga LSI dhe bashkimin me PS
Nasip Naço ka shkëmbyer batuta në komisionin e sigurisë me opozitën e cila I kujtoi se në 2021 u largua nga LSI për tiu bashkuar Partisë Socialiste e kandiduar në zgjedhjet parlamentare të këtij viti si kandidat i PS-së.
‘Sigurisht që erdha në drejtimim ne duhur dhe në rrugën e duhur. Duke menduar që do të rrini gjatë në opozitë unë do të bëhem me fituesin. Sa për pjesën tjetër i morët dy mandate në Berat se ua lashë vetë. Një të PS-së dhe një juve se nuk kishit për ti marrë. Një kishit. Meqë do të bësh politikë. Imagjino LSI e la PD forcë të tretë në Berat. E imagjinon ku je katandisur. Të ecim përpara në drejtimin e duhur . Ju vijoni të rrini në opozitë .
-
VIDEO
Gara për drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Këta janë emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar! Ministri Hoxha: Po monitorohet nga ndërkombëtarët
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Mësohet se u skualifikuan Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini, informon gazetari i Shqiptarja.com Sokol Dema.
Vijon verifikimi për Adriatik Tafçiun, Altin Menën, Ardian Çipën e Lutfi Minxhozin, Gentjan Shehajn, Idajet Faskajn, Ilir Prodën, Skënder Hita, Neritan Nallbatin, Pëllumb Seferin dhe Rebani Jaupin.
Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati sot në komisionin e Sigurisë ku ai u ftua për të raportuar për situatën e sigurisë në vend
-
VIDEO
Ministri Ervin Hoxha: 300 efektivë do i nënshtrohen vetingut, 33 u përjashtuan
Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, ditën e sotme Hoxha bëri edhe një bilanc për vetingun në Policinë e Shtetit, nga ku bëri me dije numrin e atyre që kanë kaluar vetingun dhe atyre që janë përjashtuar.
“Në policinë e shteti janë vetuar 35 punonjës policie, e kanë kaluar këtë veting, 33, është përjashtuar 1 dhe është larguar me dëshirë 1 person. Duhet që të vetohen të gjithë, janë rreth 300 funksione që i nënshtrohen kësaj dinamike dhe ky proces po vazhdon në vijim do t’ju informojmë dhe për rezultatet e vetingut dhe për ata persona që do të vetohen”, tha ai.
Ndërkohë katër nga 15 kandidatët për drejtorin e policisë së Shtetit janë skualifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha", tha ai.
-
VIDEO
‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! 4 kandidatura për Drejtorin e përgjithshëm u skualifikuan
Hoxha e ka nisur fjalën e tij duke theksuar se nuk është i kënaqur me punën e Policisë së Shtetit, por nga ana tjetër ai tha se policia i ka përmirësuar standardet profesionale.
-
VIDEO
Fjala e plotë e Ramës në OKB: Mbështesim transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran në Tiranë
Nënë Tereza na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!
-
VIDEO
'Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen', Rama mban fjalën në OKB: Do transformojmë qendrën e Urdhrit Bektashi në qendër tolerance dhe bashkëjetese
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së në Neë York, në 'Samitin për të Ardhmen'. Rama ndër të tjera paraqiti Shqipërinë si model bashkëjetese dhe tolerance në mes të trazirave të botës. Rama ceku dhe planin për kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës.