-
VIDEO
'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe
Bamir Topi në ‘Repolitix’ e shikon Partinë Demokratike në inferioritet të plotë, e pamundur të sjellë entuziazëm. Ndryshe nga PS që është solide dhe me një kryeministër që luan në fushë të madhe, opozita është e dobët dhe luan për gjëra të vogla.
-
VIDEO
'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri
Ish presidenti Bamir Topi ishte i ftuar në Repolitix ku analizoi për Denis Mingën politikën në Shqipëri, ku vuri në pah bipolarizmin PD, PS e cila mbyll derën për çdo forcë të re që do të hyjë në politikë për ndryshim.
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’, Bardhi: Të gjithë jemi produkt i listave të mbyllura, bie ‘teoria e lëpirjes’! Vota e diasporës arritje
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve tha se nëse palët do arrijnë të realizojnë votën e diasporës do jetë një arritje. Ndërkohë, sa u takon kritikave për 1/3 e listës së mbyllur, Bardhi tha se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura dhe me ironi tha ndaj deklaratave të Alibeajt se bie ‘teoria e lëpirjes’ te kryetari.
Unë mendoj që diskutimi në këtë fazë të punës duhet ta bëjmë me qetësi pa populizma dhe me këmbë në tokë, e gjithë retorika e kolegëve bie, se të gjithë këtu jemi produkt listash, produkt listash të mbyllura, kështu që bie ajo teoria që ky i lëpihet këtij apo atij, do ishte shumë mirë të bënim një diskutim më të gjatë, por fakti është që ashtu siç është kodi zgjedhor sot, listat janë të mbyllura, sipas dispozitave që ka ngel në këmbë. Në zgjedhjet e kaluara, vetëm 3 deputetë e thyen herësin, me këto ndryshime, qartësisht do hyjnë 10 fish më shumë deputetë me lista të hapura. Unë mendoj që edhe zgjidhjet ekstreme, ky është një test, fazë bast i atyre që kanë propozuar këtë sistemin, por qartësisht është progres në raport me sistemin që kishim. Për mua më shumë rëndësi nuk ka kjo historia e sistemit zgjedhor, për mua është arritje shumë e madhe që të bëjmë efektive votën nga jashtë. Kjo është një arritje nëse do miratohet.
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’, Sula: Dita e dytë e zezë pas 2008-ës, 102 deputetë s’do votohen! Vota ime kundër, s’jam lëpirës
Deputeti i PD, Dash Sula ka shprehur votën kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa ka kundërshtuar 1/3 e listës që pritet të jetë e mbyllur. Kjo sipas Sulës, do të sjellë që 102 deputetët s’do kenë mundësinë që të votohen nga qytetarët.
Sula e cilësoi këtë draft, si dita e dytë e zezë pas asaj të prillit 2008 kur u votua për ndryshimet ligjore. Sula tha se do votojë kundër dhe të paktën s’do mbahet mend si lëpirës. Ndërsa, shprehu mbështetje vetëm për votën e emigrantëve.
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’, ironizon Dash Sula: Ajkë më të mirë se unë nuk ka, por t’i Gjiknur do futesh në listën e sigurt se je më i bukur
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka ironizuar në Komisionin e Ligjeve draftin për Zgjedhoren, ku 1/3 e listës sipas propozimit të PD e PS do jetë e mbyllur. Ndërsa po fliste për pjesën e listës së mbyllur te deputetëve, Sula me ironi tha se do e mbështeste vetëm nëse ky sistem mbronte ajkën e dy partive, Ramën e Berishën, ndërsa po me ironi shtoi se ajkë më të mirë se ai nuk ka.
Deputetët shpërthyen në të qeshura, ndërsa Sula tha se Gjiknuri do futet në listë të sigurt se është më i bukur se ai.
-
VIDEO
Alibeaj ia thotë në sy Gjiknurit: Ma kërkove primin, por s’ta dhashë! S’bëj Pazar me votën e shqiptarëve
Enkelejd Alibeaj ia tha në sy deputetit socialist Damian Gjiknuri se i ka kërkuar që të bënin një marrëveshje për primin, por ai thotë se s’ka pranuar të bëjë Pazar me votën e shqiptarëve.
Kjo është asryeja përse ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u bënë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, por u zhvendos në grupin e dialogut me deputet e Berishës.
“Kërkove primin, por nuk ta dhashë! Ky është qartësisht një Pazar, produkt në errësirë, merr kuptim fakti përse nuk e bëtë reformën zgjedhore në komisionin e reformës zgjedhore, për primin, ja ku e more këtu e more primin, se nuk e more dot kur bashkëjetonim bashkë, e kërkove apo jo, por nuk e more dot primin, unë Pazar me votën e shqiptarëve nuk bëj! po i jepni mandatin e 4 Damian Gjiknurit e Ramës, ky është tërmet! Tërmet në tavolinë, me letra.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme
Fatmir Mediu në Komisionin e Ligjeve tha se Reforma Zgjedhore me ndryshimet që po bëhen është e dështuar, pasi nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Meqë kam qenë herë pas here anëtar I këtij grupi (të dialogut) u ngrit për të adresuar rekomandimet e OSBE, nuk ka asnjë lloj vullneti për zgjedhje të lira e të ndershme. Proces i dështuar dhe nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjitha elementët e tjera janë të pavlerë. Në këndvështrimin tonë, dy elementë ishin të rëndësishëm, koalicionet zgjedhore dhe me ndëshkimin e atyre që grabisin zgjedhjet. Nëse partitë politike janë tribale, vënë kandidatë tribalë, dhe nëse partitë demokratike janë demokratike, kandidati më i ri ka të njëjtat të drejta siç ka politikani i vjetër. Nëse nuk ndodh ky rotacion për shkak të votës së qytetarëve, ky është proces i emëruar”, tha Mediu.
-
VIDEO
Peleshi: KAYO, shoqëria e parë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve me buxhet paraprak 3 milionë euro
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, krijimi i shoqërisë KAYO, i jep mundësi shtetit të bëhet pjesë e industrisë ushtarake
-
VIDEO
Lista 100% të hapura? Gjiknuri: Dakordësi vetëm për 2/3, ligji do jetë uniform për të gjitha partitë
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar mes opozitës dhe mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri shpjegoi ndryshimet që janë propozuar, nga vota e diasporës te 1/3 e listës së mbyllur.
-
VIDEO
Rezultatet e Censit/ Karamelo: E papranueshme! Arben Llalla: Minoriteti grek ka dal pak se ikin jashtë dhe nuk shumohen si shqiptarët
Rezultatet e Censit lanë të pakënaqur shumë komunitete në Shqipëri. Më të rëndësishmit që kundërshtuan rezultatet ishin komunitetet fetare dhe komunitetet minoritare.
-
VIDEO
Drafti për Zgjedhoren, Alibeaj: Pazari i radhës, mbyllën listat me 30%! Kandidatët s’kanë më mundësi për të thyer herësin
Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar një Pazar draftin për Reformën Zgjedhore të dakordësuar mes PS dhe PD. Alibeaj tha se pazari është arritur në dy pika, mbylljen e listës me 30%, duke theksuar se kanë hequr edhe herësin 10 mijë vota. Po ashtu, pazari sipas Alibeajt është vota e emigrantëve.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Lapaj dhe Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura
Adriatik Lapaj dhe Fatmir Mediu në diskutimet për Reformën Zgjedhore propozojnë që partive t’iu lihet opsionale nëse do duan që ta mbyllin 1/3 e listës për deputetë.
“Ju mund ta lini opsionale, pra meqë kushtetuta e parashikon 2/3 e hapur. Ta lini në dorë të partisë, pra të jetë partia që zgjedh nëse do ta mbyllë një të tretën, pra që të fusni në lista të sigurta njerëz teknikë por nuk marrin shumë vota, dhe të lini opsion për partitë e tjera që nëse duan t’i lënë 100% të hapura, kjo adreson të gjitha shpresat e shoqërisë”, tha Adriatik Lapaj.
“Nëse do ta lërë listën tërësisht të hapur ta lërë të hapur. Në kushtetutë thuhet jo më pak se 1/3, është çështje e vullnetit të partisë. Mendoj që alternativa e lënies së hapur të kësaj mundësie, duke marrë parasysh edhe ato faktorë që u thanë për gjeneralët dhe ushtarët. Partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që vijnë e konkurrojnë. Se kanë besimin e qytetarëve që u japin votën. Nëse flasim për demokraci përfaqësuese ne përfaqësojmë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.