-
VIDEO
Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në repolitix në Report Tv ka folur mbi investigimin e Shqipatrja.com lidhur me vilën perandorake të Sali Berishës në Gjirin e Lalzit. Ndalur në lejet që Berisha ka dhënë për ‘Lura sh.p.k’, Spahiu thotë se shkatërrimi i bregdetit nisi në vitin 2006, kur fshatrat turistike u shitën si apartamente. Fillimisht Spahiu thotë se destinacioni i zonës në Gjirin e Lalzit ku janë ndërtuar vilat luksoze, u ndryshua nga fshatra turistikë në zona rezidenciale.
-
VIDEO
21 janari, ish-komandanti i Gardës në SPAK! Ndrea Prendi jep 3 orë e gjysmë llogari për vrasjet në Bulevard
Pasi SPAK nisi hetimet për 21 janarin, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka dhënë sot llogari për 4 vrasjet në Bulevard për rreth 3 orë e gjysmë. Pritet fletëthirrje për ish-ministrin e Brendshëm Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, për të cilët SPAK do zbardhë rolin në vrasjet shtetërore të 21 janarit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 11 parti për zgjedhjet e Himarës. Ilirjan Celibashi tha se PD do të përfaqësohet nga Sali Berisha ndërsa në regjistrin e partive politike është reflektuar vendimi i apelit për vulën e PD, e cila zyrtarisht do të përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. PD pritet të grumbullojë 10 parti për kandidatin Petro Gjikuria ndërsa PS do të kandidojë e vetme Vangjel Tavon
-
VIDEO
Paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seancën plenare! Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën
Kreu i demokratëve Euro-atlantike Lulzim Basha në një konferencë për mediat akuzoi Sali Berishën dhe Edi Ramën se po bashkëpunojnë për të mbyllur listat. Sipas Bashës do të miratohet në seancën e së enjtes ose të premtes.
-
VIDEO
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën. Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5
Për herë të parë në një investigim i Shqiptarja.com publikohen dokumente dhe procedura që implikojnë si Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit, ashtu dhe vajzën e tij Argita. Publikohen faktet si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5
-
VIDEO
Blushi qëlloi Valterin me grusht, Meta: E provokoi, qen bir qeni! Një horr që priste 3 orë të bënte foto me mua
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi u provokua nga Halit Valteri.
Në mbledhjen e Kryesisë së PL-së, Meta u shpreh se përpjekja për të vënë dorë mbi Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së është fatale, ndërsa theksoi se “nga sot jemi në luftë të hapur me Veliajn, Ramën dhe zarat e tyre”.
“Sot ka ndodhur një incident i rëndë, kur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, shefi i 5D, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe përgjegjësi për të gjitha këto problemet që kanë qytetarët e Tiranës ka provokuar sekretarin tonë të përgjithshëm Tedi Blushi dhe njëkohësisht ka ftuar për të provokuar sekretarin tonë, një qen bir qeni, që quhet Halit Valteri. Një maskara, një horr, një vagabond, që priste tre orë për të bërë një foto me mua. Përdoret në mënyrën më mizore nga prindi 2 për të provokuar sekretarin tonë të përgjithshëm, i cili i ka dhënë përgjigjen e merituar. Veliaj me këtë akt ka hyrë në luftë me PL dhe popullin e lirisë. Ne do ti japim përgjigjen këtij horri, këtij të korruptuari kudo që të jetë. Ndaj kërkoj nga të gjithë ju mobilizim total kudo ku jeni për ti dhënë përgjigjen e merituar Erion Veliajt, prindit 2 dhe Edi Ramës prindit 1, që e përdor në mënyrë mizore për të provokuar opozitën dhe popullin e lirisë. Asgjë nuk do na ndalë derisa Veliaj të shkojë në burg, sepse ka uzurpuar kompetencat e këshillit bashkiak.
Asgjë nuk do na ndalë derisa Edi Rama të shkojë në burg, kjo fëlliqësire e fëlliqësirave, i cili ka qenë i paralajmëruar për aferën e inceneratorëve që të mos e bëjë këtë. Asgjë nuk do na ndalë derisa këta horra, këta vagabondë, këta mostra të shkojnë në qeli aty ku i kanë çuar shokët e tyre”, tha Meta, i cili theksoi se “nga sot jemi në luftë të hapur me Erion Veliaj, Edi Ramën dhe zarët e tyre. Përpjekja e tyre pë
-
VIDEO
Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime
Edhe pse kjo është java e fundit e parlamentit deri kur ligjvënësit të kthehen sërish në shtator, palët janë ende në diskutime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sërish në limite, mazhoranca dhe opozita duhet të dakordësojnë për të çuar në Kuvend një draft të përbashkët i cili duhet të reflektojë me domosdoshmëri dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese, atë për herësin dhe votën e diasporës. Për shkak të axhendës së ngjeshur, këtë javë parlamenti do të shtrihet në dy ditë, të enjten dhe të premten.
-
VIDEO
Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë
Tedi Blushi ka dalë nga komisariati nr.1 pasi u shoqërua pasi goditi me grusht Halit Valterin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Blushi tha se dha sqarime për ngjarjen, ndërsa e cilësoi si një provokim që iu bë në mbledhje.
-
VIDEO
21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
Deputeti socialist, Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton 21 janarin dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. Braçe thotë se SPAK duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës për vrasjet e 21 janarit, duke e cilësuar një krim shtetëror të organizuar.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare
Deputeti i PS, Erion Braçe ka komentuar në Report Tv zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Braçe komentoi në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj kandidaturën e opozitës Petro Gjikuria. Braçe tha se ai është anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare. Madje, të drejta quan edhe sulmet që Rama ka bërë më parë ndaj Fredi Belerit.
Erion Braçe: Jemi në fushatë, kemi bërë një proces të brendshëm reflektimi mbi atë që ka ndodhur në Himarë në zgjedhjet e fundit dhe jemi duke kuruar gjithë problematikën që u has në zgjedhjet e para një viti atje.
Arbër Hitaj: Përse kaq shumë zhurmë? Mos ishte një taktikë e gabuar nga Rama që sulmoi zotin Beleri pak ditë para arrestimit.
Erion Braçe: Si thatë? Zoti? Ai personi duhej sulmuar dhe për atë që mbart mbi të shkuarën e tij, të deklaruar vetë në dokumentet e dekriminalizimit nuk duhej të kandidonte fare në zgjedhjet vendore. Siç ky zotëria tjetër që është i njëjtët takëm, ky djali nga Himara që ka moshën e respektuar të një gjyshi, e që qenka kthyer... Ky anëtari më i zëshëm i këtyre sillogjeve antishqiptare. Siç ky po luan, po luan vërtet keq, se po ecën në të njëjtët gjurmë ku ka vënë gjurmë ai më para. Model antishqiptar i pastër, kam një lutje ndaj njerëzve që njoh në këtë territor, që të shikojnë interesin e tyre, në këto zgjedhje të shohin interesin e tyre, të marrin atë që u takon.
-
VIDEO
Dumanin e FYEN rëndë në Parlament, Braçe: Akuza politike ndaj kreut të SPAK, seanca rrëshkiti rëndë
Një seancë turpi e quan deputeti socialist Erion Braçe, sulmin që PD bëri ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të tij për veprimtarinë e SPAK në vitin 2023. Braçe tha se seanca kaloi në kontroll politik, me hyrje dhe ofendime ndaj Dumanit e Prokurorit të Përgjithshëm.
-
VIDEO
Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici
Këshilltari i PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës është shoqëruar në polici pas akteve të dhunës në mbledhjen e Këshillit.