-
VIDEO
'Pse qeveria injoron UNESCO-n?!' Zhupa interpelancë me Gonxhen! Ministri: S’ka projekte biznesi në Butrint! Deputetja: Je avokat i ADF-së! Po planifikoni edhe shkatërrimin e Drilonit
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministrin e MEK, Blendi Gonxhe mbi menaxhimin e parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit dhe përse nuk ka reflektuar për kërkesat e UNESC-os
-
VIDEO
‘Sterilizimi’/ Zgjatet afati i komisionit hetimor në kuvend, Braçe kundër! Të gjitha projektrezolutat e projektligjet që u miratuan
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në nisje të tij 23 projektrezoluta.
-
VIDEO
Raportimi i KLSH 'mollë sherri' në Kuvend/ Bardhi: Të futet në rend dite! Shalsi: Nuk është ende gati! Braçe: S’ka asnjë qëllim që të kapim këtë institucion
Me debate të ashpra nisi seanca e kësaj të enjteje në Kuvend. Këtë herë, mollë sherri u bë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të cilin opozita kërkoi të miratohet rezoluta vjetore brenda 2 seancave maratonë të fundit që zhvillohen për këtë sesion, me prezencën e kreut të KLSH, Arben Shehut.
-
VIDEO
Braçe i drejtohet opozitës: KLSH s’është Gjykatë dhe Prokurori, por auditues i jashtëm! S’ka asnjë qëllim që të kapim këtë institucion
Me debat është shoqëruar në Kuvend raportimi i kreut të KLSH-së Arben Shehu në komisionin e Ekononise. Opozita akuzon mazhorancën se po përpiqet që të intimidoje dhe të kontrollojë KLSH-në.
-
VIDEO
Dakordësia e PD-PS për Zgjedhoren, Braçe e Çyrbja: Jemi për listat të hapura! Alibeaj: Deputetët të mos lëpijnë atë që s’thuhet! Açka: Kandidoj e pavarur
Deputetët e Kuvendit kanë dhënë ditën e sotme prononcime përpara nisjes së seancës, lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme mbi listën pjesërisht të hapur (2/3) për zgjedhjet e 2025. Edhe nga mazhoranca kanë shprehur kundërshtime lidhur me vendimin e marrë
-
VIDEO
Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisionin që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në nisje të tij projekt-ligjin për ngritjen e nën Komisionit për Kontrollin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë. Deputetët e Kuvendit kanë votuar me 90 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
-
VIDEO
Sot dhe nesër Kuvend, kalon për votim drafti i dakordësuar PS-PD për ‘Zgjedhoren’! Çfarë pritet të ndodh në seancën plenare
Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe është parashikuar që të zhvillohet në 2 ditë, ndërsa për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore
-
VIDEO
1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg
Avokati Indrit Sefa i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv ka ironizuar ndryshimet zgjedhore të dakordësuara mes PD dhe PS, ku 1/3 e listës së deputetëve duhet të jetë e mbyllur. Sipas Sefës, qytetarët e Tiranës me ndryshimet reja do kenë mundësi që të zgjedhin vetëm 3 deputetë nga PD dhe rreth 12 deputetë do i zgjedhë kryetari.
-
VIDEO
PS-PD arrijnë paktin, ‘Ligjet’ miratojnë Reformën Zgjedhore! Mbyllet 1/3 e listës, i hapet rrugë votës së diasporës! Alibeaj kundër: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4
PS dhe PD kanë arritur një konsensus për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë votimit të diasporës, por edhe hapjes së një pjesë të listës së deputetëve. Drafti i përbashkët kaloi në Komisionin e Ligjeve, ndërsa nuk munguan debatet. Ndryshimet parashikojnë votim parapëlqyes në 2/3 e kandidatëve, ndërsa 1/3 e fiksuar nga partia do të ketë prioritet në marrjen e mandatit.
-
VIDEO
Topi rrëfen çfarë i tha Bashës: Luajte jashtëzakonsht dobët duke dalë nga skena politike
Bamir Topi rrëfeu për Denis Mingën në Repolitix, opinionin e tij për Lulzim Bashën.
'Shfaqja ime krah tij nuk është krim. Kisha një ftesë dhe e respektova dhe e cilësova që vij në statusin e ish presidentit. Historia e Bashës me partinë është historia e Bashës. Për mua Lulzim Basha është Lulzim Basha, sa e njoh unë e njihni dhe ju. Mund të kem mendim jashtëzakonisht të strukturuar por nuk e bëj publike. Sipas meje, politikisht dhe ja kam thënë, luajti jashtëzakonisht dobët duke u larguar nga skena politike. Këtu po nuk ishe në lojë, harroje që mund të konsiderohesh si lojtar. Duhet të jesh në lojë dhe ke shans të prekësh topin. Fakti që edhe kolegët që ishin afër distancohen.'
-
VIDEO
Bamir Topi: 21 janari tani është ekskluzivitet i drejtësisë
Bamir Topi komentoi rihapjen e hetimeve për 21 janarin nga Prokuroria e Posaçme, duke e cilësuar si një ekskluzivitet të drejtësië tashmë dhe nuk mund të flitet politikisht.
'21 janari është ezauruar. Po të më pyesësh tani nuk do them ndonjë gjë të re, nga pikëpamja juridike kemi dy zhvillime. Një vendim të Strasburgut për atë vepër penale. Kemi rikonfirmim të gjykatës së Lartë për t’ja hequr Prokurorisë së Tiranës dhe për tja kaluar SPAK. Jemi në terrenin juridik, ekskluzivitet i tyre që do ta administrojnë nëse ka prova të reja. Ka dy elementë. Njëri është vrasja dhe elementi i dytë tentativa për të fshehur prova. Brenda kësaj është dhe shpërdorimi i detyrës. Parimi është kur ka ekskluzivitet fjalën e kanë ata dhe askush tjetër.
Është një çështje që do e konsideroja shkencore ta hetosh. Shkenca e hetimi do durim, profesionalizëm dhe legjitimim. Shpresojmë të ketë hetim superprofesional. Nuk shprehem mbi bazë paragjykimesh.'
-
VIDEO
'Kodin elektoral e bëjnë dy kasapët', Topi: PS ka struktura më të forta, e tregoi takimi i Ramës në Athinë e Milano
Ish presidenti Topi në Repolitix e shikon kodin e ri elektoral në dorë të dy kasapëve (Rama dhe Berisha).
'Unë bëj interpretim me shqetësimin se kështu do shkojë historia e formacionit të djathtë në Shqipëri. Mos mendo se opozita duhet të jetë anti PS. Në rast se interpretohet në këtë mënyrë jemi në primitivizëm. Se e ke liderin historik. Por ne themi një opozitë që të marrë në dorë të ardhmen normale të këtij vendi. Unë nuk merrem fare me emra. E kam merak që të mos drejtoj gishtin tek dikush. Në rast se funksionojnë normal partitë politike funksionojnë normal institucionet e shtetit.
Kur ke një kod që nuk jep shans që partitë të mos dalin nga kriza, ja jep në dorë dy kasapëve elektoralë, të bëjnë kodin e ri elektoral. E kemi provuar në 2013. Ata që kanë bërë krimin elektoral, ata merren për të shëndetësuar kodin elektoral. Ky lloj sistemi, kur përmend 2008, jam marrë me shkencë, jam skrupuloz për të ngrejtur një metodë për të analizuar diçka. 2008 solli një pushtet të pakufijshëm të kryeministrit. I kthen partitë në kazerma të një gjenerali që është kryetar i partisë. Në parlament, ka funksionuar komision bipartizan. Kur e panë që po binte në duart e të tjerëve, nga komision i posaçëm e futi në Komision të ligjeve.'