-
VIDEO
Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, foli sot në Kuvend për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”.
Ai u shpreh se po bashkpunohet jo vetëm me vendet partnere, por edhe me vende të tjera për të luftuar krimin dhe rritjen e sigurisë dhe të rendit publik.
Për ministrin, armëmbajtja pa lejë mbetet një shqetësim.
-
VIDEO
Braçe në Kuvend ngre zërin për fermerët: Në kulmin e prodhimit të grurit kompanitë që shitën farën e importojnë nga Rusia, a i kontrollon qeveria?
Fermerët janë ngritur në protestë pasi gruri dhe mistri që ata prodhojnë nuk u grumbullohet por po importohet nga jashtë.
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Erjon Braçe ngriti zërin në mbrotje të fermerëve duke i kërkuar qeverisë të kontrollojë kompanitë që në kulmin e prodhimit të grurit dhe misrit në Shqipëri e importojnë atë nga Rusia e Ukraina.
Braçe thotë se këto kompani janë pikërisht ata që u shesin farën e plehun kimik e më pas nuk ua grumbullojnë se thonë se gruri i tyre nuk është për bukë por për pula.
-
VIDEO
Mediu kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Të bëhet me votim të fshehtë
Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas Mediut po bëhet për pazare okulte.
-
VIDEO
'Rama duhet të ishte prezent në Kuvend', Spaho: Të kujdeset për refugjatët e Shqipërisë, jo të zgjidhë hallet e botës
Deputeti i opozitës Edmond Sapho mori fjalën i pari në nisje të seancës së fundit plenare në Kuvend, duke vënë në dukje faktin që kryeministri Edi Rama ka munguar në seancat e fundit, ashtu si edhe ditën e sotme.
Sipas tij, kryeministri duhet të zgjidhë çështjet aktuale në Shqipëri, që prekin shqiptarët dhe jo të zgjidhë hallet e botës, shprehet deputeti.
-
VIDEO
Kuvend/ Mete: Markimi i karburanteve i kalon Doganave! Pullat fiskale me tarifa më të ulët, Braçe: 2 koncesionet për 12 vite morën 110 mln euro e s'lanë asgjë
Në kuvend diskutohet Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Ministri i Financave, Ervin Mete deklaroi se shërbimi i pullave fiskale do të ofrohet nga shteti me tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, duke krijuar lehtësi për komunitetin e biznesit.
-
VIDEO
Ironia e Nallbatit: Fermerët po i nxinë fytyrën Shqipërisë, qeveria merret me hashash, ata akoma me qep e domate
Në Kuvend po diskutohet projektligji për akcizën. Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati nga foltorja e Kuvendi ka komentuar me ironi protestën e fermerëve në Maliq.
-
VIDEO
Kuvend/ Pakti mes PD-PS, sot do miratohet Kodi i ri Zgjedhor! Mediu kundër: Po bëhet për pazare okulte! Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Votim të bëhet i fshehtë
Në rendin e ditës është parashikuar që të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilit ndodhen pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së. Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas Mediut po bëhet për pazare okulte dhe kërkoi të shtyhet diskutimi. Ndërsa deputeti Asllan Dogjani kërkoi që votimi të behet i fshehtë
-
VIDEO
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
Kreu i PAA-së Agron Duka ka dalë kundër marrëveshjes PS-PD për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas tij me marrëveshjen për listat e dpeutetëve kemi shkuar prapa, pasi tashmë kemi deputetë të emëruar.
-
VIDEO
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh me ironi për Fredi Belerin, që nga hidraulik tashmë shkoi në Parlamentin Europian dhe do përfaqësojë Shqipërinë.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
Të ftuarit në Frontline debatuan për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, që pritet të mbahen më 4 gusht, ku u theksua ndërhyrja e Shqipërisë dhe Greqisë në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht.
-
VIDEO
Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik
Progresi i Komisionit të Prokurimit Publik, sipas tij, “është vlerësuar gjithashtu edhe në progres- raportin e Komisionit Europian ku ndër të tjera në lidhje me veprimtarinë e KPP-së është vlerësuar transparenca në sistemin e ankesave publike.