-
VIDEO
"Zviceranët që jetojnë jashtë votojnë!" Ambasadorja nga Lini: Politika të marrë vendim unanim për diasporën
Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber nga Lini i Pogradecit, tha se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të garantuar që edhe diaspora të votojë në zgjedhjet.
-
VIDEO
‘Pse në Lezhë ka vetëm drejtorë që arrestohen!’ Balla i përgjigjet Metaliajt: Ja fusni kot sa herë flisni! Brenda një viti AMP ka kryer 297 referime
Në komisionin për Sigurinë po prezantohet ligji për Policinë e Shtetit. Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj pyetur ministrin Taulant Balla se pse ‘në Lezhë ka vetëm drejtorë policie që arrestohen?
-
VIDEO
‘Antikorrupsioni’/ Prezantohet dokumenti për planin kombëtar! Gjonaj: Fokusi do jetë parandalimi i korrupsionit politik! Braçe: Problemi duhet adresuar te partitë
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion prezantoi pikat kryesore të planit të veprimit, në një dokument që do të finalizohet nga ekspertët. Në thelb sikurse thanë drejtuesit e grupeve të punës do të jetë parandalimi i korrupsionit politik nëpërmjet një sërë mekanizmash, ndër të cilët i rëndësishëm cilësohet digjitalizimi
-
VIDEO
Balla te ‘Siguria’: Kuvendi ka garantuar një agjenci të pavarur! AMP rezultate të mira në më pak se 3 vite
Në komisionin për Sigurinë Kombëtare po shqyrtohet projektligji ‘Për Policinë e Shtetit’.
Teksa iu drejtua deputetëve, Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij tha se Kuvendi ka garantuar një agjenci të pavarur, dhe me rezultate të shkëlqyera në më pak se 3 vjet të kësaj agjencie.
Ai theksoi se duhet të ketë një nen në projektligj që të rregullon raportin e policisë dhe Komisionit të Sigurisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Himarë, Vangjel Dule: Do të ankimojmë dekretin e presidentit! Mitsotakis s’do të bëjë fushatë për Gjikurinë
Fredi Beleri do të ankimojë dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht, për kreun e ri të bashkisë.
Kjo është bërë me dije nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili në një prononcim për media ditën e sotme, u shpreh se mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin e duhur për të bërë ankimin.
“Ne do të bëjmë anikimimin e dekretit të presidentit, mbrojtja e Belerit do vlerësoj momentin e përshtatëm brenda afateve që garanton ligji”, tha ai.
-
VIDEO
Balla thirrje deputetëve: Bëhuni zjarrfikës vullnetar
Ministri Taulant Balla u bëri thirrje deputetëve që të bëhen zjarrfikës vullnetar, duke marrë si shembull Austrinë.
‘Policimi vullnetar është një koncept që funksionon në shumë vende. Ne shqiptarët pas viteve 90 vullnetarizmin e shohim si herezi, do doja të fusnim në shumë aspekte, edhe në Policinë e Shtetit. Me forcat që kemi në dispozicion e kemi të vështirë të përmbushim të gjitha nevojat në të gjitha plazhet e Shqipërisë me prezencë policore. Efekti dhe rezultati në shkolla është mirëpritur pasi hyrja është me prezencë policore. Do ishte mirë që këtu të kishte policim vullnetar, por jo në këtë fazë të bëhet me ligj. Austria ka 300 mijë zjarrfikës, veç 1% e tyre janë me pagesë. Edhe një deputet shërben si vullnetar zjarrfikës. Ne sot në Shqipëri kemi 1400 zjarrfikës, me pagesë të gjithë. Vihen në dispozicion si vullnetarë me zor edhe punonjës të bashkisë. Mendoj se vullnetarizmi nuk duhet parë si mbetje e regjimit të kaluar, por si përgjegjësi. Një punonjës policie në pension mund të kishte prezencë vullnetare shumë mirë, sidomos në afërsi të shkollave.’- tha Balla.
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Ndërtimi i Rozafa Tower, reagon dega e PD Shkodër: Projekt shkatërrues! S'është shqyrtuar nga ekspertët
Nënkryetarja e degës së PD Irena Shestani, u shpreh se për projektin nuk janë zhvilluar dëgjesa publike dhe nuk ka pasur as shqyrtim nga ana e ekspertëve.
-
VIDEO
‘Siguria’ PD: Projektligji për ‘Policinë’ të kalojë në shtator! Balla: Kemi përmirësim në statistika, në 2012 ishin 125 vrasje, vitin e kaluar 35
Në komisionin për Sigurinë Kombëtare po shqyrtohet projektligji ‘Për Policinë e Shtetit’. Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj tha se një projektligj kaq i rëndësishëm nuk duhet të njoftohet 2 ditë përpara dhe kërkoi që të kalojë në shtator
-
VIDEO
Rama: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian! Fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit në arenën botërore
Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka ndarë disa momente nga takimet me liderët e BE-së dhe rajonit në Samitin e Londrës, thotë se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare
-
VIDEO
Ku gaboi Dumani në parlament? Debat i fortë edhe për të “penduarin” e madh të 21 janarit
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson si ‘fitore’ përballjen e kreut të SPAK, Altin Dumani me deputetët në Kuvend. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi tha se deputetë treguan nivelin e injorancës së tyre. Juristi tha për gazetaren Marsela Karapanço, se deputetët në Kuvend prej kohësh tashmë janë ushtar të bindur të liderëve politikë
-
VIDEO
Spahiu: Asnjë shtet në botë nuk shpëtohet nga 18 prokurorë, por nga ndryshimi sistemit
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar raportimin në Kuvend të kreut të SPAK Altin Dumani më 15 korrik për raportin vjetor të SPAK për 2023, tha se një shtet nuk mund të shpëtohet nga 18 prokuror që ka SPAK.
-
VIDEO
Spahiu në Report Tv: Debati në parlament me Altin Dumanin tregoi nivelin e injorancës së deputetëve
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson si ‘fitore’ përballjen e kreut të SPAK, Altin Dumani me deputetët në Kuvend. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi tha se deputetë treguan nivelin e injorancës së tyre. Juristi tha për gazetaren Marsela Karapanço, se deputetët në Kuvend prej kohësh tashmë janë ushtar të bindur të liderëve politikë