-
VIDEO
Fondet për bujqësinë/ Denaj: Janë 540 investime në gjithë Shqipërinë! Shehaj: Kanë përfituar individë lidhur me politikën, jo fermerët
Ministrja Anila Denaj dhe deputeti Agron Shehaj vijuan me debatin për fondet e BE, IPARD 2 për bujqësinë lidhur me raportin vjetor të OLAF. Denaj mohoi akuzat se janë vjedhur fondet për fermerët dhe theksoi se janë 540 investime në të gjithë Shqipërinë me këto fonde.
-
VIDEO
Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: Ia dhatë Stela Gugalljas, Enver Roshit, vëllait të ish-drejtorit Tusha e kreut të Bashkisë Divjakë, ndërtuan vila
Deputeti opozitar, Agron Shehaj zhvilloi një debat me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD. Shehaj tha se fondet ua dhanë njerëzve të afërm me pushtetin, ndërsa renditi disa emra që sipas tij kanë marrë fondet që duhej të shkonin për fermerin, si Stela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Tusha. Shehaj pretendon se ata kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për t’i mbështetur.
-
VIDEO
Agron Shehaj interpelancë për fondet e IPARD: 33 mln euro shkuan në xhepat e pushtetarëve, jo te fermerët! Qeveria vodhi paratë
Deputeti demokrat Agron Shehaj po zhvillon një interpelancë me ministren e bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD, të cilat janë bllokuar. Shehaj tha se 33 mln euro që duhej të shkonin për fermerët shqiptarë shkuan në xhepat e pushtetarëve.
-
VIDEO
Kuvend/ Shehaj: 33 mln euro nga IPARD u vodhën nga qeveria! PS: Përpjekje për të zhbllokuar fondet
Me votat e PS u rrëzua kërkesa e PD për të zhvilluar mocion me debat për fondet e IPARD. Opozita kërkoi me këmbëngulje debat, por mazhoranca tha se nuk është koha e duhur pasi minohen përpjekjet e qeverisë për të zhbllokuar fondet e IPARD për bujqësinë.
-
VIDEO
Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Çuçi: Absurd i madh, nuk reflekton partneritetin tonë
Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi nga Kuvendi është shprehur se mazhoranca do ta mbështesë pr.deklaratën e paraqitur nga Shpëtim Idrizi ku i kërkohet qeverisë që të bëjë përpjekje që Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.
-
VIDEO
'Atavizëm i së kaluarës', Mesila Doda për ligjin e luftës të Greqisë: Kujton luftën e padrejtë me trauma! Ka sjellë mohimin e pronave të shqiptarëv
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në fjalën e saj në parlament e quajti atavizëm ligjin e luftës që Greqia ka me Shqipërinë. Sipas saj, kjo nuk i përket kohës ku jetojmë dhe më tej shton se parlamenti dhe qeveria duhet të bëjnë më shumë për normalizimin e marrëdhënieve.
-
VIDEO
Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Idrizi prezanton pr.deklaratën: Absurd, me Italinë e ka hequr! Ngjan me ato minat e fshehura që mund të shpërthejnë
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka prezantuar në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.
-
VIDEO
'Kërkojmë masa të zhbllokohen fonde për bujqësinë', Zhupa: Nuk duam t'i bëjmë gjyqin Frida Krifcës, le t'ja bëjë SPAK
Deputetja Ina Zhupa kërkoi edhe një herë në Kuvend mocionin me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare. Zhupa kërkoi debatin për të gjetur mekanzimat se si të zhbllokohen fondet e IPARD për fermerët.
'Grupi i PD i nisur nga nja shqetësim pubklik dhe fakti që ju nuk e keni raportin nuk do të thotë se fermerët janë të pasponsorizuar. Ishin i vetmi burim oksigjen. E keni ulur financimin në 9% nga viti i kaluar. Që kur bujqësia është deklaratë politike? Ky është realiteti. Ju më thoni kur të merrni fjalën. Ju nuk na dhatë mundësi të marrim fjalën për bujqësinë. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare për prodhime bujqësaire është planifikuar 7.1 miliardë. I keni hequr mundësitë nga fondet e BE. Ish ministren e keni bërë këshilltare të kryeministrit. Kërkojmë të merren masa dhe nuk kërkojmë ti bëhet gjyqi Krifcës, le t'ja bëjë SPAK. Ne duam masa që të çliorohen findet e IPARD. Ka deklarata nga zëdhënës të komisionit europian se kush janë procedurat për të hapur fondet. Nuk mund të thoni që po bëjmë politikë me bujq
-
VIDEO
'Ju shtrimë dorën që fondet e IPARD të zhbllokoheshin për fermerët', Bardhi: Ju doni t'i vidhni
Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit kërkoi edhe një herë mocion me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e Komisionit Europian në ndihmë të bujqësisë shqiptare. Bardhi akuzoi mazhorancën de do që ti mbajë të mbylura fondet e IPARD për fermerët, pasi Konferenca e Kryetarëve dje e mohoi.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për fondet e IPARD, Çuçi: Nuk është momenti, po bëjmë përpjekje për t’i zhbllokuar
Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi mocion me debat për fondet e IPARD. Çuçi tha se mazhoranca është e hapur për debat, por nuk është momenti i duhur pasi qeveria po bën përpjekje për të zhbllokuar fondet dhe se raporti i OLAF është ende konfidencial.
-
VIDEO
Rama në Londër për samitin me liderët e BE, momenti kur pritet nga kryeministri britanik
Rama në Londër për samitin me liderët e BE, momenti kur pritet nga kryeministri britanik
-
VIDEO
Sot Kuvend, në rend pr.vendimi që nxit dialogun me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës! Institucionet raportojnë punën për vitin 2023
Punimet e sotme të Kuvendit pritet të zgjasin më një sërë pikash në rendin e ditës. Duke nisur nga raportimi i institucioneve për punën e vitit që lamë pas, te dy interpelanca me ministret Ogerta Manastirliu dhe Anila Denaj, deri të pr.vendimi për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.