Konstituohet Parlamenti Europian, i pranishëm edhe Fredi Beleri! Roberta Metsola sërish presidente

16 Korrik, 15:14

Parlamenti i ri Evropian i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara nga data 3 deri në 6 qershor në vendet e BE-së u konstituua zyrtarisht sot në Strasburg dhe do të vazhdojë të drejtohet nga Roberta Metsola. I pranishëm në seancë ishte edhe Fredi Beleri i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi në siglën e partisë së Mitsotakis.