• VIDEO

    Shehi: Rritje rroge për ata që e meritojnë në administratë! Duhen bërë kontrolle

    Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit u shpreh pro rritjes së rrogave për ata punonjës të administratës publike përmes meritokracisë.

    Shehu u shpreh se institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë punë e vetë.

  • VIDEO

    Shkodër/ U zbuluan me dron, policia asgjëson 7378 bimë cannabis

    Nga kryerja e kontrolleve intensive me dron policia e Shkodrës zbuloi dhe asgjësoi 7378 bimë cannabisi në njësitë administarative Shllak dhe Temal, në Vaun e Dejës

  • VIDEO

    Promovimi i kalendarit turistik ‘Tea’, Kumbaro: 3,3 milionë turistë të huaj në muajt e parë të vitit

    Rreth 3.3 milionë turistë kanë vizituar vendin në këto muajt e parë të viti 2024. Këtë e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në promovimin e kalendarit turistik ‘Tea’ ditën e sotme, ku tha se aplikacioni u vjen në nidhmë turistëve për të gjetur më lehtë shërbimet që ata kërkojnë. “Vetëm hashtagu Albania, në tik tok nga përdoruesit shqiptar ka bërë që të ketë 3.8 milion postime në këtë aplikacion. 3.3 milionë turistë kemi pritur në këto muajt e parë të viti, ose 40 për qind, këtë shifër e aprovon edhe tregu privat operatorët turistikë, po ashtu bankat nga flukset monetare që hyjnë dhe dalin nga turizmi. ‘TEA’ vjen me një prakticitetë më të lehtë sepse vitin e kaluar na tregoi për ca kanë nevojë turistët, duke i dhënë mundësinë me një click të vetëm të gjejnë ku mund të hanë, ku mund të gjejnë muze dhe shumë shërbime të tjera.

  • VIDEO

    Prezantohet platforma digjitale Kombëtare e Turizmit “TEA”, Sejko: Vetëm në 2023 u investuan 350 mln euro nga të huajt

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar se ka qenë turizmi një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e investimit të shtetasve të huaj në vend. Sejko tha se se është rritur investimi i të huajve në rezidencat e banimit, ndërkohë që shtoi se edhe shqiptarët të cilët banojnë jashtë vendit, kanë investuar në këtë sektor.

    “Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Ka pasur një interes në rritje për banesat rezidenciale si pasojë e turizmin. Vetëm në 2023 u shpenzuan 350 mln euro nga të huajt. Edhe shqiptarët jo rezidentë kanë investuar konsiderueshëm në pasuri të patundshme. Këto kanë kontribuar në një rritje me 3.5 përqind të ekonomisë në 2023. Sektori bankar ka ndihmuar në këtë proces gjithashtu. Reformat e ndërmarra me mbështetjen e qeverisë, sidomos ata për kreditë me probleme dhe digjitalizimi, po japin rezultat”, u shpreh Sejko.

  • VIDEO

    Rama: Vijon puna për ndërtimin e Portit të Durrësit dhe Vlorës! Rritje e numrit të turistëve në monumentet historike

    Vijon tashmë puna për ndërtimin e portit të Durrësit dhe atij të Vlorës.

    Këtë e bëri të ditur, kryeministri  Edi Rama nga promovimi i Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës nëpërmjet aplikacionit TEA.

    “Ka filluar puna për portin turistikë të Durrësit, Vlorës, jemi dhe jemi optimist me hapjen e porteve turistike kuadri do jetë i plotësuar dhe do të kemi një rritje shumë të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sepse nuk është numri që na intereson, por të ardhurat nga këta vizitorë. Rritja e numrit e kontratave të hoteleve me 5 yje është domethenëse, sepse vite më parë nuk mendohej kjo gjë”, tha ai.

  • VIDEO

    Apeli i la vulën e PD-së Berishës, Koçi: Dëshmi se keni ngelur në ’90! Sa herë zdryp Saliu në qytet atdheu është në rrezik!

    Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i pari nga radhët e mazhorancës ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që  dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.

    Për deputetin socialist vendimi i Apelit është dëshmi se PD ka ngelur në vitet '90.

    ‘Desha të them dhe unë ca fjalë pas vendimit të djeshëm të vulës, gjithmonë kam thënë që ka qenë proces i tejzgjatur, kujt do i shkonte vula për mua nuk ka pikë rëndësie, por vendimi i djeshëm na lejon të bëjë ca komente. Vendimi i djeshëm që PD nuk ndryshon dot ka ngelur në ’90. Vendimi gjykatës dje, dëshmia se PD nuk ndryshon dot. Është partia që ka bërë gjëmën e 94 në Libofshë, gjëmën e 96, 97, 21 janarin 2011 dhe partia që sulmoi selinë e vet më mjete të armatosura. Këtë e sanksionoi gjykata me vulë dhe skam ndonjë koment. Unë mendon që PD-ja i takonte Berishës.’- tha Koçi.

    Luan Baçi: Pasi e mbajtët peng, harroni që është partia që futi Shqipërinë në NATO, e fjalës së lirë.

    Koçi: Bëni kujdes, sa herë Saloi zdryp në qytet atdheu është në rrezik!

  • VIDEO

    Rama: Gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit! Punimet për aeroportin e Vlorës përfundojnë brenda vitit

    Kryeministri Edi Rama i pranishëm të prezantimin e platformës për turizmit, bëri me dije se në fund të këtij muaji do të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren dhe më pas Balldren-Muriqan për lidhje me Malin e Zi.

  • VIDEO

    Dosja Babale, shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin! Çfarë fshihet pas dhe çfarë rrezikon deputeti i PD-së

    Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen 'Babale', është shtyrë sërish. Këtë herë shkak u bë avokati i deputetit Ledio Braho i cili kishte depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. 

  • VIDEO

    Rrëzohet interpelanca e Berishës, Spaho: Do të zb*theni me këto qëndrime që mbani

    Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka shpërthyer në kërcënime kundrejt mazhorancës pas rrëzimit të kërkesës për interpelancë të Sali Berishës me Ramën.

    ‘Në të ardhmen do të zb*theni me këto qëndrime që po mbani. Do keni precedent që do t’ju vijnë dhe nga PE. Çfarë do të bëni seancën tjetër kur t’ju vij shkresa do ta lexosh, si çeçua do ta lexosh, është një realitet dhe mos vazhdoni me këtë kokëfortësi.’- tha Edmond Spaho.

  • VIDEO

    Deputetët në Gjermani për kombëtaren, Bardhi-Felajt: Arsye banale afrimi i seancës! Pa konsultim me opozitën

    Kryetrari i Grupit Parlemntar të Rithemelimit, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar shpjegime për arsyen e afrimit të seancës, e cila duhet të mbahej ditën e enjte.  

    Ai tha se arsyeja që senaca është shtyrë sepse deputetët do të shkojnë në ndeshjen e kombëtares në Gjermani është banale.

  • VIDEO

    Shehu kërkon futjen e Berishës te grupi i PD-së, Felaj: S’e përcakton Kuvendi, por partia

    Deputeti Tritan Shehu në nisje të seancës plenare ka kërkuar nga Kuvendi që të përfshijë Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së.

    ‘Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, të jo vetëm izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mos vendosjes së tij si anëtar i PD-së. Kështu duhet të niste seanca, duke bërë një reflektim se ku të çon shkelja e rregullores. Ato na mbrojnë neve. Kërkojmë menjëherë të rivendosë SPAK këtë të drejtë të madhe. Berisha është anëtar i grupit të PD, korrigjojeni.’- tha Shehu.

    Përgjigjen e mori nga nënkryetarja Ermonela Felaj.

    ‘Kërkesa juaj nuk është proceduriale keni marrë përgjigje nga Nikolla. Grupet nuk i përcakton Kuvendi, por partia’- tha Felaj.

  • VIDEO

    ‘Pse nuk ja lexon emrin Berishës?’ Felaj i përgjigjet Vokshit: E ka të ndaluar me vendim gjykatë pjesëmarrjen në Kuvend

    Me tone të ashpra ka nisur seanca plenare ditën e sotme dhe kryefjalë ka qenë interpelanca urgjente e kërkuar nga Sali Berisha. Nëkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se të drejtën e ka një grup deputetësh të PD-së dhe se për Berishën ka një vendim që i është ndaluar pjesëmarrja në Kuvend.

    Vokshi: Është e turpshme kjo ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Do na thoni se për çfarë do të flasim tani. Jeni drejtuese mos më cakto mua se çfarë do të flas. Ju po abuzoni me atë pozicion që u është deleguar nuk mund të komentoni fjalët e deputetit të opozitës. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ja ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit.

    Felaj: Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate,. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv