-
VIDEO
Sot seanca plenare, në rend të ditës rritja e pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Në rend të ditës, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është edhe pr/ligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
-
VIDEO
Monika Kryemadhi në SPAK
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK.
Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së saj në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Report Tv mëson se hetimet janë drejt përfundimit dhe se pritet nëse prokuroria do ta çojë çështjen për gjykim ose jo.
Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Burimet nga Prokuroria e Posaçme bënë me dije se ajo kishte dhënë sqarime ne lidhje me pasurinë, ne kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit për lobimin në SHBA.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën e PD Berishës, Basha: S’jam i shqetësuar për fatin tim personal, por për qytetarët shqiptarë
Pas vendimit të gjykatës së Apelit për ti lënë vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës, Luzim Basha në nisje të seancës plenarë tha nuk është i shqetësuar për hallin e tij personal, por për qytetarët. Basha sërish e cilësoi si pazar mes Berishës dhe Ramës.
'Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.
Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me Edi Ramën dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës.'- tha Basha.
-
VIDEO
Berisha do të shpëtojë mandatin me interpelancë. Ndërkombëtarët e'fshijnë',njohin Bardhin si kryetar
Vula e PD-së shkoi në duart e Berishës pasi Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Në 'Repolitix', analistët hodhën më shumë dritë, teksa u diskutua roli i dyshimtë i Bashës këto muaj dhe mundësia që ndërkombëtarët tani e tutje njohin si kryetar të opozitës Gazment Bardhin.
-
VIDEO
'Është shahist i vjetër', befason deputeti Korreshi: Berisha mund të jetë nesër në seancë plenare
Deputeti Saimir Korreshi hodhi idenë në Repolitix, se Sali Berisha mund të jetë nesër në seancën plenare në Kuvend, pasi ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama për disa tendera korruptivë.
-
VIDEO
Dy standardet e Berishës për drejtësinë, 3 vite më parë e sulmonte gjyqtaren që i dha vulën e PD, sot e quan guximtare
Ish-kryeministri Sali Berisha sot mori vulën e Partisë Demokratike, ndërsa po tregon hapur edhe dy standardet e tij për drejtësinë. Sot që drejtësia vendosi në favor të tij, Berisha i ‘harroi’ sulmet dhe alibia e tij për komplot të drejtësisë ndaj tij u rrëzua.
-
VIDEO
Apeli e la pa vulë, Basha pas takimit me krerët e degëve: Vendim i padrejtë dhe i pabazuar në ligj, po shqyrtohet mundësia e rekursit
Pasi Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, Lulzim Basha ka mbledhur strukturat. Pas një takimi me krerët e degëve, Basha tha se në mbledhje është shprehur qëndrimi se vendimi i Apelit është i padrejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ndërsa, tha se po shqyrtohet mundësia për rekurs në Gjykatën e Lartë.
-
VIDEO
'I mbajti shpresat tek logo', avokat Çaça në 'Repolitix': Basha duhet të jepte dorëheqjen që pas zgjedhjeve të 2021
Avokati Përparim Çaça u shpreh në Repolitix se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen që pas humbjes së zgjedhjeve të 2021. Shpresa e Bashës sipas avokatit ka qenë vetëm logo.
-
VIDEO
'Basha sot u çlirua', gazetari në 'Repolitix': Ka shpëtuar, prandaj qeshte pasi humbi vulën
Gazetari Flogert Muça duke komentuar në Repolitix kalimin e vulës në duart e Berishës, u shpreh se tashmë Basha është i lehtësuar nga përgjegjësia dhe prandaj ishte i qeshur.
-
VIDEO
Tronditja e BE nga forcat ekstremiste, skenarët. Akuza për Belerin, plan për helenizimin e jugut (10 qershor 2024)
-
VIDEO
Vula në duart e Berishës/ Arben Meçaj në Repolitix: Nuk kishte asnjë surprizë, vendimi u mor 25 ditë më parë
Në Repolitix u diskutua kalimi i vulës së PD-së në duart e Berishës dhe Rithemelimit.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj: Vendimin e zbatojmë pikë për pikë! Çollaku: Mbetem deputet i PD
Enkelejd Alibeaj thotë se do ta zbatojnë vendimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë.