-
VIDEO
Tritan Shehu përplaset me Nikollën: Nuk jemi në kohën e partisë së punës! Po goditet parlamentarizmi
Deputeti i PD, Tritan Shehu është përplasur në seancën e sotme me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD.
-
VIDEO
Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër-arreste, Sula: U ekzekutua vetëm ai për Arben Ndokën! Të fortët i lajmëruat ju
Deputeti i PD, Dashnor Sula, nga Kuvendi foli edhe për megaoperacionin e SPAK, nga i cili u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër arreste më 17 maji.
Sula tha se urdhri u ekzekutua vetëm për ish-deputetin e PS Arben Ndoka, ndërsa personat e tjerë të cilët ai i cilësoi si ‘të fortët’, u lajmëruan më parë nga Policia e Shtetit.
-
VIDEO
Komisioni antikorrupsion, Sula: Kontroll mbi drejtësinë, doni të shpëtoni të akuzuarit nga radhët e PS
Ngritjen e komisionit anikorrupsion deputeti i PD Dashnor Sula, e ka cilësuar si një tentativë të mazhorancës për të kapur drejtësinë.
Nga foltorja re Kuvendit, ditën e sotme Sula u shpreh se arsyeja e vetme e ngritjes së komisionit është për të hequr shpërdorimin e detyrës nga Kodi Penal që të shpëtojnë nga drejtësia ata që akuzohen nga SPAK nga radhët e PS.
-
VIDEO
‘Free Berisha’, Manja: Flamur problemin e opozitës gjeje te bluza që ke veshur! Ju presim në zgjedhje
Me debate po zhvillohet seanca plenare, ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj hodhi akuza ndaj qeverisë pas emisionit të RAI për Shqipërinë.
-
VIDEO
Bardhi bllokon foltoren e Kuvendit: Distancohuni nga krimi! Noka-Peleshit: Niko-Narkos
Deputetët e Rithemelimit vijojnë bllokimin e seancës plenare, ku nuk lejojnë që të mbahen fjalimet në foltore. Bardhi u bënte thirrje socialistëve që të distancohen nga krimi, ndërsa Nikolla i tërhoqi vëmëndje.
-
VIDEO
‘Foltoristët pushtuan foltoren’, Balla nga Kuvendi: Distancohuni nga non grata nga dhuna
Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm Taulant Balla, u bëri thirrje deputetëve të Rithemelimit që të distancohen nga personat e shpallur 'non grata' duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke u ndalur tek propozimet që bëhen nga ana e opozitës, Balla tha se ato do të merren parasysh vetëm nëse vijnë në rrugë zyrtare.
-
VIDEO
Sali Lushaj, 'besniku' i Berishës prin përplasjen e militantëve me policinë në protestën para Kuvendit
Sali Lushaj, ish truproja e Berishës është një ndër militantët e flakët që është në krye të përplasjeve fizike që protestuesit herë pas herë bëjnë me policët me qëllim që të çajnë kordonin për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Ndërkohë një tjetër kordon policor është vendosur në gadishmëri disa metra larg, brenda në oborr.
Sali Lushaj nuk mungon në asnjë protestë të organizuar nga Berisha dhe është gjithmonë në ballë. Edhe në protestat para bashkisë së Tiranës ai ka qenë në krye të militantëve në tentativat e tyre për të krijuar përplasje apo tensione me policinë.
-
VIDEO
‘Në rresht për një’! Deputetët e Rithemelimit ulen të gjithë në karrige sapo Gjekmarkaj merr fjalën! Garda liron foltoren
Pas skenarit të kaosit, deputetët e Rithemelimit u kthyen në vendet e tyre sapo fjalën e mori deputeti Agron Gjekmarkaj.
Ndërsa ata u ulën dhe Gjekmarkaj mbajti fjalimin, Nikolla i kërkoi gradës të largohet.
-
VIDEO
VIDEO/ Tensione në Kuvend, rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për RAI! Opozita bllokon sërish foltoren, ndërpritet seanca
Opozita ka bllokuar sërish foltoren pasi kërkesa e Bardhit për mocion me debat u rrëzua me votën e socialistëve.
-
VIDEO
Noka i merr mikrofonin Nasip Naços: Jeni parlament i narko shtetit! Përplaset me gardistin
Flamur Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mabjë fjalën në Kuvend. Noka i mori mikrofonin, ndërsa u përplas edhe me gardistin.
-
VIDEO
Protesta e opozitës para Kuvendit, Argita Malltezi pjesë e tubimit
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar protestës që po zhvillohet ditën e sotme në ambientet para Kuvendit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, Argita shihet teksa është në mes të protestuesve, e mbuluar nga tymi për shkak të djegies së disa gomave nga militantët e Berishës.
-
VIDEO
Protesta jashtë Kuvendit, Klevis Balliu dhe militantët e Berishës përplasje të dhunshme me policinë
Me tensione është zhvilluar protesta jashtë Kuvendit, ku militantët e Berishës kanë hedhur gurë dhe shihe uji në drejtim të policëve.
Klevis Balliu ka udhëhequr përplasjen me policinë.
Ata kanë tentuar të shtyjnë forcat e rendit për të çarë kordonin e ngritur në hyrje të Parlamentit, me qëllimin për të hyrë brenda oborrit të këtij institucioni.
Policia i bën thirrje protestuesve që të mos përplasen me efektivët.