-
VIDEO
Spahiu: Partitë nacionaliste fituan në PE se janë kundër emigrantëve dhe kundër Ukrainës
Juristi Kreshnik Spahiu në emisioni ‘Studio Live’ në Report Tv ka bërë një analizë të zgjedhjeve në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane. Juristi Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj se partitë nacionaliste fituan në PE, sepse janë kundër emigrantëve dhe kundër Ukrainës.
-
VIDEO
Godet Spahiu: Bllofi i Albin Kurtit, thirrja e diasporës të votonin majtas në PE
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si blof thirrjen e Albin Kurtit që qytetarët në Europë të votojnë majtas. Komentin juristi e bëri në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: Himara s’është luftë Rama-Berisha, por kontrolli bregdetit nga Tirana apo Athina
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zhvillimet në Himarë thotë se beteja për këtë bashki nuk është një luftë Rama-Berisha, por kontrolli për bregdetin nga Tirana apo Athina. Në një intervistë për Report Tv në emisionin Studio Live, Spahiu tha se beteja bëhet për interesa ekonomike.
-
VIDEO
Rama në Prishtinë, merr “Çelësin e Qytetit”: Tani mund të vij pa leje, kam çelësin me vete
Çelësi i qytetit, kreut të qeverisë shqiptare iu dha nga krytari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
-
VIDEO
2 vite e gjysmë betejë deri në përplasje fizike! Apeli ndan nesër fatin e vulës së PD-së
Nesër PD e Lulzim Bashës dhe Rithemelimi i Sali Berishës do të përballen sërish në gjykatë për vulën e PD. Gjykata e Apelit pritet të vendosë se cilit grup do t’i japë vulën dhe logon, gati 6 muaj pasi Gjykata e Lartë i kërkoi të vendosë përfundimisht për këtë çështje.
-
VIDEO
VIDEO/ Protesta e Rithemelimit, momenti kur deputeti Bledion Nallbati godet me shqelm policin
Në protestën e sotme të Rithemelimit para bashkisë skenari ishte i njëjtë: Do të digjeshin gomat, por policia kishte marrë masat, reagonte menjëherë me fikëse zjarri.
-
VIDEO
Spahiu thirrje presidentit: Shpall zgjedhjet në Himarë sepse Beleri ka konflikt interesi si Eurodeputet
Juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv ka bërë një analizë të zgjedhjeve në parlamentin Evropian, ku forcat politike europiane të djathta performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane
-
VIDEO
Rienergjizimi/ PS mbledh nesër online Asamblenë, hapet me fjalën e Ramës
Partia Socialiste mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare. Takimi i radhës në funksion të procesit të rienergjizimit mes socialistëve do të mbahet online.
Mbledhja e Asamblesë do të nisë në 17:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama, e cila do të pasojë me fjalën e sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi.
Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste. Klosi do të sjellë një panoramë të procesit të zgjedhjeve brenda PS.
-
VIDEO
Kthyen kaosin në Kuvend, PS kërkon ndëshkimin e 5 deputetëve të Rithemelimit, mes tyre Noka e Bardhi
Pasi Rithemelimi ktheu kaosin në Kuvend, edhe Partia Socialiste i kthehet skenarit te vjetër. Mazhoranca i është drejtuar Sekretariatit të Etikës me një kërkesë ku kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të Rithemelimit.
Listës nuk mund t’i shpëtonte Flamur Noka, protagonisti i zellshëm i kaosit, i cili bllokoi foltoren e Kuvendit, ofendoi kryetaren e Kuvendit Lindia Nikolla, si edhe i mori mikrofonin Nasip Naços duke u përplasur me punonjësit e Gardës.
Ndëshkim kërkohet edhe për Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.
-
VIDEO
Beleri eurodeputet, në Himarë nis festa me fishekzjarre
Fredi Beleri me shumë mundësi do të jetë deputet në parlamentin europian, pasi për momentin renditet i treti mes kandidatëve më të votuar të Nea Demokracia në Greqi e cila do të çojë 7 deputetë në parlamentin e Brukselit.
-
VIDEO
Programi i PL-së për fermerët, Meta: 1 mijë euro pagesë direkte për çdo hektar vreshta! Mbështetje edhe ndaj blegtorisë
Meta nënvizoi se, programi konkret i PL për të mbështetur fermerët shqiptarë synon pagesë direkte për çdo kokë dele apo dhi me 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht.
-
VIDEO
Veliaj me socialistët e Njësisë 5: Mobilizim për fitoren e katërt të Edi Ramës; Meritë e PS që Shqipëria dhe Tirana po ndryshojnë
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se PS ka nisur mobilizimin për fitoren e katërt të kryeministrit Edi Rama. Në vijim të turit të mirënjohjes nëpër njësi, në prag të 33-vjetorit të PS, Veliaj tha se ajo është e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet