-
VIDEO
Rama: Të hapet rruga e pranimit të rajonit në tregun europian! BE të përgatisë udhërrëfyes të qartë
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Rama tha se BE duhet të integrojë rajonin në portofolin dixhital europian por dhe tregun unik te rajonit.
-
VIDEO
Opozita kërkon heqjen nga rendi i ditës të pr.ligjit për privatizimin e pronës shtetërore: Do ia dhuroni oligarkëve
Projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka nxitur debate që në nisje të seancës plenare. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi i kërkoi PS që të tërhiqet nga ky pr.ligj duke thënë se është abuziv dhe klientelist. Çupi tha se përmes këtij ligji godinat shtetërore i jepen privatit.
-
VIDEO
Alibeaj: Rama do që të grabisë edhe votat e emigrantëve, Shqipëria një zonë zgjedhore
Ndërsa në grupin e dialogut Rithemelimi dhe PS kanë shprehur vullnetin për realizmin e votës së emigrantëve, Partia Demokratike thotë se Shqipëria duhet të kthehet në 1 zonë zgjedhore dhe kështu vota e diasporës do të jetë e barasvlefshme me atë të shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë.
-
VIDEO
'Marrim pension qesharak', deputeti Erion Braçe takohet me minatorët para selisë së Kuvendit
Deputeti Erion Braçe para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është takuar me një grup minatorësh që po protestonin para Kuvendit.
Braçe ka ndaluar dhe ka dëgjuar ankesat e tyre. njëri prej tyre shprehet se ajo që marrin nuk iu del për shpenzimet më bazike.
-
VIDEO
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi sërish në SPAK! KLSh e paditi për prokurimet publike me dëm 33 milione lekë
Ish kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Thirrja e Roshit në SPAK mund të ketë lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.
-
VIDEO
Rama në samitin e Liderëve të Ballkanit Perendimor dhe BE: Mali i Zi na mirëpriti me shiun gjerman
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Sondazhi/ Takimi i Ramës në Athinë, 50% e qytetarëve e cilësojnë normal, 19% provokim! Reformë qeveri-opozitë anti-korrupsion? 60% thonë ‘po’
Në Repolitix në Report Tv, publikohen të dhënat e sondazhit politik për muajin maj në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për TIMS, Rrumbullaku kërkon të dëshmojë me dyer të mbyllura, ja arsyeja
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për TIMS të bëhet me dyer të mbyllura.
-
VIDEO
‘Maskaradë paligjshmërie’, Gogu: Dëshmia e Ballës për TIMS s’mund të vazhdonte, të gatshëm të vijojmë punën, por me certifikatë sigurie
Nënkryetari socialist i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Toni Gogu tha se dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në komision nuk mund të vazhdonte pasi jo të gjithë deputetët kishin certifikatë sigurie. Ai e quajti një maskaradë palogjshmërie deklaratën dhe sjelljen e kryetarit të komisionit Ervin Salianji në komision.
-
VIDEO
‘Ky gënjen në publik, për çfarë e pyesni?’, Salianji përplaset me Gogun para gazetarëve
Përplasjet mes kryetarit të komisionit për TIMS Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu kanë vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit, madje përpara gazetarëve.
-
VIDEO
Salianji: Seancën me ministrin Balla e shtymë për një ditë tjetër! Deputetët e PS s’pranojnë të vazhdojmë me dëshmitarët sepse kanë frikë të përballen
Kryetari i Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS, Ervin Salianji ka njoftuar se seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla shtyhet për një ditë tjetër. Komisioni do të vijojë me dëshmitarët e tjerë. Në një prononcim për mediat Salianji tha se socialistët nuk pranuan që të vijonte mbledhja pasi sipas tij tha ai kanë frikë të përballen me të vërtetën.
-
VIDEO
BE kërkon ndryshime ligjore drejt njohjes së martesave homoseksuale brenda 2028! Rishikim Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes
Në një tryezë diskutimi në “Shtëpinë e Evropës” më Tiranë u bënë bashkë organizata Pro LGBT, ekspertë ligjorë, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, të cilët kërkuan avancim të të drejtave të personave LGBT. BE kërkon ndryshime ligjore të rëndësishme në drejtim të njohjes së martesave homoseksuale brenda vitit 2028.