-
VIDEO
Vulin deklaroi se vetëm 'bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe', Rama ironizon: Shikoni fytyrën e tij, nuk ka nevojë për koment
Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili pas takimit të Ramës në Athinë tha se vetëm 'bota serbe' mund ta ndalë Shqipërinë e Madhe.
-
VIDEO
Rezoluta anti-korrupsion, Rama hedh poshtë akuzat nga Mali i Zi: S’është kapje e drejtësisë, qeveria ynë i dha jetë SPAK
Nga Mali i Zi, kryeministri Edi Rama hedh poshtë akuzat e opozitës se rezoluta anti-korrupsion e PS ka si për qëllim kapjen e drejtësisë. Kryeministri në një konferencë me gazetarët shqiptarë tha se këto janë spekulime.
-
VIDEO
'Flisni për autobusa drejt Greqisë', Braçe irritohet me opozitën: Po për dokumentat e shqiptarëve atje pse nuk flisni? Po për pensionet? Keni bërë marrëveshje tek Agimi i Artë
Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit shprehu irritimin e tij nga deputetëve të opozitës në lidhje me pretendimet e tyre për autobusat në Greqi nga Shqipëria për takimin e Ramës me diasporën në Athinë. Braçe 'shpërthen' ndaj opozitës që nu ngre çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen.
-
VIDEO
'Minatorëve nuk iu njihet pensioni i plotë', Braçe ngre shqetësimin: Sot kuptova çfarë u është bërë atyre njerëzve! Marrin pension të pjesshëm prej '94
Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ironizoi kohën e Berishës, kur premtonte për pensionet në fshat dhe mëgjithatë nuk bëri asgjë nga ato që thoshte me populizëm.
-
VIDEO
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: Përfitojnë 500 mijë shqiptarë atje, 4 mijë italianë këtu! Tabaku: Duhet të marrë votën e të gjithëve
Në kuvend diskutohet sot marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.
-
VIDEO
Investigimi i Report Tv për nëndeklarimin e pagave/ Gonxhja: Kemi probleme, rrezikohen pensionet
Diskutimet në kuvend, duhet të ishin për njohjen e pensioneve me Italinë, por në fakt, u përqendruan tek defektet e skemës aktuale. Opozita thotë se duhet ndryshim rrënjësor pasi pensionet janë qesharake.
-
VIDEO
Rama liderëve të Ballkanit Perendimor dhe BE: Na ndihmoni, kemi 90% hua dhe vetëm 10% grante
Nga Kotori, i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në ku u diskutua për planin e ri të rritjes ekonomike për rajonin, tashmë të miratuar përfundimisht nga Brukseli, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është gati për të përfituar maksimalisht nga kjo mbështetje financiare përmes reformave. Në fjalën e tij në krah homologëve dhe komisionerit Varhely kreu i qeverisë kërkon që rajoni të bëhet pjesë edhe e portotofolit dixhital europian.
-
VIDEO
Komisioni hetimor ‘TIMS’! Balla e Rumbullaku dëshmojnë me dyer të mbyllura
Ka zgjatur deri në mesnatën e 15 majit mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ku ishin thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish drejtori i Tekonologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Ky i fundit i shoqëruar nga policia la banesën ku prej 10 prillit ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe mbërriti në kryesi rreth orës 23:30.
Balla dhe Muça dhanë dëshmi me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar që ata kishin ndërkohë drejtori i policisë dha një pjesë të dëshmisë me dyer të hapura ndërsa për të dhëna që konsideroheshin si informacion sekret rezervoi të mos fliste.
Për shkak të informacioneve të konsideruara si sekret hetimor u dakordësua që të tre të thirreshin edhe një herë më 28 maj pasi të jenë pajisur me
-
VIDEO
Takimi me shqiptarët në Athinë, Klosi - opozitës: Politika juaj e ballkonit të ‘non gratës’ donte ta kthente në një takim politik, në sallë kishte dhe të djathtë
Deputeti socialist Blendi Klosi, teksa ka folur sot në Kuvend për takimin e mbajtur pak ditë më parë në Athinë me shqiptarët që jetojnë atje, hodhi akuza në drejtim të opozitës dhe ish- kryeministrit Sali Berisha, duke thënë u munduan që ta kthenin atë në një takim politik.
-
VIDEO
Interpelanca/ Shehu: Njihni gjenocidin serb në Kosovë, mos u fshihni pas OKB! Spiropali: Politikë me viktimat, refuzojmë garën se kush i fryn më shumë fyellit të nacionalizmit
Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb. Duke qenë se ndodhej në Mal të Zi, kryeministri Rama ia delegoi interpelancës ministres Spiropali.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Salla e Kuvendit bosh, kujt po i fliste Tritan Shehu?
Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb.
Por, në këtë video dallohet se salla ishte bosh teksa Shehu mbante fjalën, ku kërkonte një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Vetëm pak deputetë ishin të pranishëm.
-
VIDEO
'Nuk do përdoremi për t'i vënë thikë pas shpine Kosovës', Meta: Serbisë do i marrim shembujt më të mirë! Marrëdhëniet me të do jenë transparente
Në konferencën e sotme për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal tek marrëdhëniet me Serbinë duke u shprehur se kryeministri Rama përdoret nga Beogradi në kurriz të Kosovës. Meta kërkoi të minojë fjalimin dhe takimin e Ramës në Athinë me diasporën duke theksuar se kryeministri ndër të tjera ishte i fundit që foli për sulmin në Banjskë duke mos pranuar terrorizmin e shtetit serb në sulm.