-
VIDEO
Si e konsiderojnë qytetarët takimin e Ramës në Athinë? Nesër në Repolitix sondazhi për muajin Maj
Të mërkurën në Repolitix në Report Tv, të dhënat e sondazhit politik për muajin maj në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja.
-
VIDEO
'Kubi Francez'/ Çelet destinacioni më i ri kulturor, edukativ dhe teknologjik tek Piramida
Ditën e djeshme është hapur 'Kubi Francez' tek Piramida e Tiranës. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se ky do të jetë destinacioni më i ri kulturor, edukativ dhe teknologjik.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Edhe drafti i dytë po i merr peng studentët e mjekësisë
Partia e Lirisë denoncon se edhe drafti i dytë i hedhur për konsultim publik, u mban peng diplomat studentëve të Mjekësisë. Anëtarja e kryesisë Arla Merja thotë se kjo nuk është rruga e duhur për të ndalur shpopullimin, por duke i krijuar kushte e arsim cilësor.
-
VIDEO
Reformë e inspektoriateve, Rama: Bizneset korrekte s'do kontrollohen! Të ketë më pak inspektime, më shumë këshillim! Luftë për shtet-bërje
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim në ‘Shtëpinë e Biznesit’ me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve. Rama vlerësoi arritjet e këtyre viteve, megjithatë mbetet shumë për t’u bërë, pasi shpesh bizneset janë viktima të gjobave të inspektorëve.
-
VIDEO
‘Hetimori’ i Shëndetësisë në ngërç, Vokshi takon Nikollën! Deputetja: Kërkova ndërhyrje për të zgjidhur ngërçin
Lindita Nikolla i është përgjigjur kërkesës së Albana Vokshit, kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë për t’u takuar e për të diskutuar ngërçin që ka mbërthyer komisionin parlamentar që po heton koncesionet e sterilizimit dhe Check-up
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Fier! Salianji: Autori të marrë ndëshkimin e merituar
Komisioni i Sigurisë ka nisur me një minutë heshtje për vrasjen e policit Novruz Cenalia në Fier. Propozimit të deputetit socialist për 1 minutë heshtje, iu bashkua edhe opozita.
-
VIDEO
Rithemelimi dhe PL protestë me molotov drejt bashkisë së Tiranës, injorojnë thirrjen e policisë! Heqin gardhin metalik
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan sërish para bashkisë së Tiranës me të njëjtin skenar. Drejt godinës dhe policisë u hodhën molotovë dhe tymyese ndërsa e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Berisha, e cila kërkonte lirimin e babit të saj.
-
VIDEO
Emigracioni i paligjshëm, Balla: Kemi arritur rezultate në përballimin e flukseve migratore
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mbajti fjalën e tij në Konferencën Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor ‘Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor’.
-
VIDEO
Deputeti i Berishës pranon njohjen me vrasësin e policit: Nuk ishte kriminel, por punëtor dhe i ndershëm! E meritonte foton me mua
Pas lajmit të publikuar nga Sqhiptarja.com, ku deputeti i Berishës Luan Baçi shfaqet krah vrasësit të policit të Fierit, ai edhe njëherë pranon njohjen me Azgan Mërnicën.
Nga protesta në Bashkinë e Tiranës, Luan Baçi thotë se kur e ka bërë foton me Mërnicën, ai s’ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm. Më tej, Baçi tha se dënon ngjarjen e rëndë.
-
VIDEO
Rithemelimi tenton të heqë gardhin metalik! Militantët me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar nga policia
Militantët e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë po tentojnë të heqin gardhin metalik që I ndan ata nga forcat e policisë. Ndërkohë në resht të parë për të ndalur hyrjen e militantëve tashmë janë forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Në protestë janë të njëjtat fytyra si në protestat e para që nxisin dhunën, si Klevis Balliu, Sali Lushaj. Por ka dhe të tjerë të cilët janë me maska me qëllim që të mos identifikohen nga policia.
-
VIDEO
Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë teksa përsërit akuzat ndaj Ramës dhe Dumanit
Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, kreu i PL-së mbante një trëndafil të kuq në dorë, çka i shkonte dhe me ngjyrën e xhaketës së tij.
Sakaq, Meta pas dëshmisë akuzoi Ramën se po tenton t’i rrëmbejë vulën e PL-së, teksa në Prokurori u thirr për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë për ndërhyrje në sistemin e serverëve të Partisë së Lirisë më datën 6 mars.
-
VIDEO
U paraqit në Prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e ndërhyrjes në serverat e selisë, Meta akuzon: Proces mafioz Rama-Dumani për të kapur vulën e PL-së
Kreu i PL-së Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë ku dha sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë prej tij për ndërhyrje në serverat e PL-së, Meta akuzoi kryeministrin Rama se po tenton t'i rrëmbejë vulën e PL-së përmes prokurorëve të SPAK.