-
VIDEO
Dita e Drejtësisë, kreu i KLP-së: Sfidë, plotësimi i vendeve vakante nga vettingu
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, në rastin e Ditës së Drejtësisë, tha se Reforma në Drejtësi është më e rëndësishmja që ka ndodhur në Shqipëria pas vitit 1990. Balla tha se sfidë për sistemin e drejtësisë është ende plotësimi i vendeve vakante që mbetën nga vettingu.
-
VIDEO
Rama me shqiptarët në Athinë, Dervishi: Mund t'ja 'vjedhi' shfaqjen Noziy, do jetë masiv prej tij
Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi në 'Frontline' takimin e Ramës në Athinë ditën e diel, teksa tha se pjesë mund të jetë dhe këngëtari Noizy që mbledh mijëra njerëz dhe mund t'i vjedhi shfaqjen Ramës.
-
VIDEO
Gazetari në Athinë: Mund të mblidhen edhe 10 mijë veta për takimin e Ramës në Athinë! Shoqatat e emigrantëve kanë javë që punojnë
Gazetari Panajot Barka në 'Frontline' zbuloi se për mitingun e Ramës shoqatat e emigrantëve kanë muaj që punojnë dhe mund të ketë masivitet që mund të kapërcejnë kapacitetin e stadiumit Galatsi.
-
VIDEO
Rama të dielën në Athinë, Dervishi në 'Frontline': Dikujt i intereson të quhet provokim! Poli Hoxha: Ka nisur fushatën
Rama në 12 maj do të ketë në Athinë për të nisur turin me diasporën: Krenar për Shqipërinë. Takimi i kryeministrit shqiptar në kryeqytetin grek me komunitetin shqiptar atje ka ngjallur mjaft debat dhe diskutime se çfarë do rezultojë ky takim, gjë e cila u diskutua dhe mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ në Report Tv me të ftuarit.
-
VIDEO
Ligjet që u votuan sot/ Kuvendi ratifikon marrëveshjen e huasë me kFW, konventën Lubjanë - Hagë dhe pjesëmarrjen në programin e BE-së
Pas 10 orëve debate dhe diskutime Kuvendi miratoi sot në mbrëmje 3 pr/ligjet që ishin në rendin e ditës së seancës plenare.
Me 77 vota pro e 9 kundër, u miratua pr/ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”. 53 deputetë ishin prezentë por nuk votuan.
Me 93 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, u miratua pr/ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”
-
VIDEO
Bardhi thumbon Bashën e Alibeajn: Po të jetë për tituj gazetash ata që u frynë në mëngjes kanë marrë 500 mijë dollarë para ruse
Gazment Bardhi shuajti çdo dilemë lidhur me debatin për aministinë penale nëse kishin përfituar zyrtarë të korruptuar. Sipas SPAK vetëm 4 qytetarë kanë përfituar por asjë zyrtar I dënuar për korrupsion.
-
VIDEO
Amnistia penale, Bardhi publikon përgjigjen e SPAK: Përfituan daljen nga burgu 4 qytetarë, të tjerët u liruan nga vetë gjykata
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar përgjigjen që SPAK ka përcjellë për të pas interest për të mësuar sesa persona të dënuar nga GJKKO kanë përfituar lirim nga burgu nga amnistia penale.
-
VIDEO
'Pazarit PS-Rithemelimi sot i doli boja', Pampuri në 'Studio Live': Do shndërrohemi në alternativë premtuese
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku foli për zhvillimet e fundit në PD.
-
VIDEO
Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në 'Studio Live': Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave
Drejtori Ekzekutiv i EMA (European Movement Albania), Gledis Gjipali foli në lidhje skype për ‘Studio Live’ në Report Tv ku komentoi ecurinë e Shqipërisë në lidhje me reformat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që është parashikuar nga BE në vitin 2030.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kundër pr/ligjit që lejon surrogacinë, Meta: S’do lejojmë të kthehemi në fermë uterusi të mafies
Presidenti i PL Ilir Meta e konsideroi një skandal projektligjin e ri për shendëtin seksual dhe riprodhimin, që parashikon t’i hapet rrugë surrogacisë, ose nënave me qera.
-
VIDEO
Shehi 'pro' transportit të gjelbër në Tiranë: Shpreh aprovimin tim, investim pozitiv
Deputeti opozitar Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme ka shprehur aprovimin e tij për projektin e bashkisë së Tiranës për transportin e gjelbër në kryeqytet. Shehi gjithashtu aprovon dhe marrëveshjen e bashkisë me kompaninë gjermane KFW.
-
VIDEO
'Nuk e kuptoj si shkohet te bashkia me bluzën: Lironi Saliun!', Balla ironizon Vokshin: Albana hiqe bluzen, se le nam
Ministri Taulant Balla mori fjalën në foltoren e Kuvendin teksa replikoi me deputeten opozitare Albana Vokshi. Balla ironizoi Vokshin që u paraqit Kuvend me bluzën: Lironi Berishën!