-
VIDEO
Dita e Europës, ambasadori Gonzato: Sinjalet nga BE të qarta, duhet të përfundojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor! Realizoni reformat
Në Ditën e Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dha edhe njëherë mesazhin se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe një prioritet.
-
VIDEO
Braçe me tone të forta ndaj opozitës: Kur ishit në pushtet kishit parim ‘vidh duke vrarë, e vrit për të vjedhur’! S’ishte vepër e 5D, por strukturë 1F (Familja Berisha)
Erion Braçe ka folur me tone të forta në drejtim të opozitës, për kohë kur ato ishin në pushtet para 2013, në lidhje me korrupsionin shtetëror dhe mungesën e drejtësisë. Deputeti i Partisë Socialiste, nga foltorja e Kuvendit tha se para vitit 2013 nuk gjen një ministër, kryetar bashkie, apo edhe kryeplak të hetuar nga drejtësia pasi ishte e kapur politikisht,
Braçe tha se qeverisja Berisha ecte me ‘moton’ vidh duke vrarë, e vrit për të vjedhur’, ndërsa tha se nuk bëhej fjalë për një vepër të 5D por për një strukturë 1F, duke ju referuar familjes së Sali Berishës.
-
VIDEO
Alibeaj: 100 të korruptuar përfituan nga amnistia, minuat punën e SPAK! Manja: U liruan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka insistuar se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga Gjykata e Posaçme apo që ka qenë simbol korrupsionit, nuk ka përfituar nga amnistia. Në interpelancën me demokratin Alibeaj Manja tha se vetëm 20 kanë qenë të dënuarit nga GJKKO që u liruan nga ulja e dënimit, nga të cilët vetëm 8 për vepra të lidhura me korrupsioni, nëpunës të vegjël. Por Alibeaj akuzoi për fron anti SPAK, me mesazhe të qarta për drejtësinë e re.
-
VIDEO
‘Një deputeti i kanë arrestuar vëllain në Gjermani për trafik dorgë’, Braçe përplaset me Bardhin: Të kam shumë frikë ty, pyet te grupi
Deputeti i PS-së, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se një deputeti i kanë arrestuar të vëllanë në Gjermani disa muaj më parë për trafik droge
-
VIDEO
Veliaj: Nga 1 janari 2025 autobusët falas për pensionistët! Grupi i molotovit po përpiqet të pengojë çdo punë të mirë në qytet
Në takimin me anëtarët e Asamblesë së PS-së së Qarkut të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë, si edhe pritet që nga janari 2025 autobusët të jenë falas për pensionistët. Ai tha se opozita do të përpiqet ta pengojë edhe këtë punë të mirë në qytet, siç ka bërë gjithmonë me çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën.
-
VIDEO
Veliaj mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë: Sulmohemi nga ata mbi ballkon a paralele! E shohin shtetin për ta shqyer, habiten që ne shkojmë në SPAK
Drejtuesi politik i PS-së së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi asamblenë e PS-së të këtij qarku për të filluar përgatitjet për betejën për të fituar zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen vitin tjetër.
-
VIDEO
Manja-Alibeajt: Kur ishte ministër Drejtësie lirove me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale! Dil e thuaj emrat, kush janë zyrtarët e lartë që përfituan?
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manaj i kërkoi Enkelejd Alibeajt që të dalë në Kuvend dhe të thotë emrat e zyrtarëve të lartë që ia pretendon se kanë përfituar nga amnistia. Manja i tha Alibeajt se kur ishte ministër Drejtësie në 2009 liroi me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale.
-
VIDEO
Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit në Shkodër, Alibeaj: Thuhet se autori ishte përfitues i amnistisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga Kuvendi, duke iu referuar mediave, ai tha se autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj, ishte një përfitues nga amnistia. Ai theksoi se amnistia u mbajt për 3 muaj për ti dhënë një mesazh SPAK.
-
VIDEO
‘Fronti anti-SPAK’, Alibeaj-Manjës: Tregove si gënjeve, përfituan të korruptuarit nga amnistia! I dhatë mesazh drejtësisë se e rrëzonin kur bëheni bashkë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj në interpelancën me ministrin Ulsi Manja, i tha këtij të fundit se ka gënjyer me shifrat se nga amnistia nuk kanë përfituar të dënuar të korruptuar nga GJKKO. Alibeaj tha se fronti anti-SPAK u bë bashkë për t’i dhënë mesazh SPAK se me ligje të tilla si amnistia rrënojnë të gjithë veprimtarinë e drejtësisë.
-
VIDEO
Basha-Manjës: Pse merresh me leshtë e mi, të kanë ngelur leshtë e mi në gojë
Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ministrit Ulsi Manja gjatë seancës plenare, i cili e pyeti se përse nuk shkon në SPAK për 21 janarin. Basha i tha Manjës se “i kanë ngelur leshtë e tij në gojë”
-
VIDEO
EMRA/ Kush janë 8 të dënuarit nga GJKKO që dolën nga burgu prej amnistisë penale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Kuvend ka listuar emrat e 8 të dënuarve nga GJKKO që dolën nga burgu prej amnistisë penale. Sipas Manjës, kanë përfituar jo zyrtarë të lartë.
-
VIDEO
Amnistia penale/ Manja: Ishte shumë e butë, duhej të ishte më e gjerë! Përfituan vetëm 8 dënuar nga GJKKO, s’janë simbol i korrupsionit
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është thirrur në interpelancë nga Partia demokratike lidhur me amnistinë penale. Manja tha edhe njëherë se asnjë zyrtar i lartë i korruptuar që është dënuar nga GJKKO nuk ka qenë përfitues i amnistisë. Sipas Manjës, janë vetëm 8 të dënuar nga GJKKO që janë amnistuar, për të cilët thotë nuk janë simbol i korrupsionit.