-
VIDEO
Sulmi kibernetik nga Irani, eksperti: Ishte shkatërrues, synonte të paralizonte jetën e qytetarëve! I ngjashëm me sulmet ruse në Ukrainë
Franc Zylyftari e ka krahasuar sulmin kibernetik të kryer ndaj Shqipërisë nga Irani, në verën e vitit 2022, si sulmet luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës. Zylyftari tha se sulmi ishte me mision shkatërrues dhe se synonte të paralizonte jetën e qytetarëve Shqiptar. Eksperti u shpreh në Podcast me Ramën, se ekipi bashkë me ndihmën e aleatëve arriti ta zmbrapsë.
-
VIDEO
Rama podcast 3 fituesit e Global CyberDrill 2024: Do t’i bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg, të kemi talentet më të mira
Në episodin e radhës të Podcast Flasim, kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar tre ekspertët e sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024, ku morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike
-
VIDEO
Bashkëkryetarja e PS në Athinë zbulon detaje nga takimi i Ramës: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira! Polemikat në Greqi nxitën më shumë pjesëmarrje
Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, në një intervistë për Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë. Për diasporën në Athinë, Plangarica thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.
-
VIDEO
Sokol Sadushi: Anëtarët e KLGJ të rrisin ritmin e punës, detyrën e ushtrojnë me kohë të plotë! Gjyqtarët e tjerë kanë humbur nocionin e ditëve
Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shfaqi problematikat me të cilat përballen gjyqtarët, ndërsa kritika kishte edhe për anëtarët e KLGJ. Në një takim me gjyqtarët, Sadushi u rikujtoi anëtarëve të KLGJ se janë zgjedhur për të ushtruar këtë detyrë me funksion të plotë dhe tha se duhet të rrisin tempin e punës.
-
VIDEO
Dita e Drejtësisë, Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet 'stivë'! S'duam lëmoshë, të plotësohen detyrimet kushtuese për gjyqësorin
Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Sadushi: Apeli vetëm 26 gjyqtarë, parashikon 78! Drejtësia rrezikon kolapsin me 60 mijë dosje stivë
Me kritika ka folur kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për hartën e re gjyqësore, ndërsa u ndal gjatë edhe në funksionimin e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm (1 Apel në gjithë vendin pas hartës së re gjyqësore).
-
VIDEO
Sokol Sadushi: Drejtësi me dy standarde, në gjykatat e Tiranës gjyqet mbahen në zyrat e gjyqtarëve dhe pa audio, në rrethe në sallat gjyqësore
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në Ditën e Drejtësisë ngriti zërin për problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në fjalën tij gjatë një takimi me gjyqtarët, Sadushi evidentoi disa problematika lidhur së pari me infrastrukturën, duke thënë se godinat janë të amortizuara dhe nuk hapësira të mjaftueshme.
-
VIDEO
Veliaj me administratorët e pallateve: Thirrje banorëve të aplikojnë për fondin e komunitetit; Rrit ndjeshëm vlerën e pronës
Hapja e thirrjeve të reja për vitin 2024, sa i përket bashkëpronësisë dhe ruajtjes së ambienteve në pronësi të përbashkët ka qenë në fokus të bashkëbisedimit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me administratorët e pallateve në kryeqytet.
-
VIDEO
Votimi për delegatët e Kongresit, Balla: Test për strukturat e PS, në shtator ndezim ‘motorët’ për fushatën zgjedhore të 2025-ës
Procesi i rienergjizimit në PS është futur në një fazë tjetër, ku tashmë anëtarët e organizatave socialiste po zgjedhin me votë 950 delegatët e rinj të Kongresit. Ministri Balla thotë se ky është një test për strukturën e Partisë Socialiste para muajit shtator, kur pritet që të ndezin ‘motorët’ për fushatën elektorale.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Objektivi për 30 mln turistë, propagandë! Duhet investim
Për Partinë e Lirisë Shqipëria nuk është ende e përgatitur për të përballuar fluksin në rritje të turistëve pasi qeveria duhet të ndërmarrë politika zhvilluese që të huajt të mos ikin të zhgënjyer nga vendi.
-
VIDEO
Dita e Drejtësisë/ OSBE: Çdo rast korrupsioni brenda sistemit ju kthen prapa nëse nuk ndëshkohet
Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory vuri theksin tek promovimi i besimit dhe lufta e korrupsionit.
-
VIDEO
Basha: Zyrtarët e korruptuar, 2 miliardë euro dëm shtetit! Veting zyrtarëve të korruptuar
Në ditën e Drejtësisë, kryedemokrati Lulzim Basha tha se zyrtarët e korruptuar i kanë shkaktuar 2 miliardë euro dëm shtetit shqiptar vetëm vitin e kaluar. Basha tha se lufta ndaj korrupsionit bëhet duke shkulur me themel korrupsionin nga politika, jo me hartime boshe.