-
VIDEO
Siguria kibernetike/ Spiropali: Projektligji garanton nivel të ri mbrojtjeje
"Projektligji “Për sigurinë kibernetike” garanton ngritjen e mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave dhe promovimin e përdorimit të teknologjisë me integritet dhe siguri." Kështu deklaroi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në Kuvend.
-
VIDEO
‘Juda Gjekmarkaj’, Haklaj sulmon deputetin e PD: I pëlqejnë ofiqet e Kuvendit
Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Azgan Haklaj ka sulmuar, deputeti Agron Gjekmarkaj. Haklaj po ashtu konsideroi të paprecedentë faktin se Lulzim Basha u përjashtua nga seanca plenare.
-
VIDEO
Negociatat PS-Rithemelimi/ Haklaj: Rama u bashkua me Berishën, besëlidhje anti-SPAK! Beqiraj: U intereson marrëveshja 2008
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv duke komentuar aktualitetin politik në vend, thotë se Edi Rama u bashkua me Sali Berishën dhe kanë krijuar një besëlidhje anti-SPAK
-
VIDEO
Mister kush paguan avokatin Berishës në Londër, Beqiri: Ka bërë vrasje, SPAK nuk e fal! Haklaj: 'Non grata' e Berishës, qëndrimi më i ashpër i SHBA
Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri, ngriti pyetjen sesi një i shpallur non grata gjen miliona euro për të paguar një studio ligjore në Angli dhe si arrin që të bëjë pagesat.
-
VIDEO
Negociatat PS-Rithemelimi, Qori: Palëve u intereson duopoli Rama-Berisha! Analisti: U njohën si opozitë, nxorën në qoshe Bashën
Aktivisti i Lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori thotë se palëve politike u interson që të mos thyhet duopoli Berisha-Rama
-
VIDEO
Veliaj shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit: Solidariteti dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, fryma për të ecur përpara
Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe drejtuesit e Komunitetit Mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
-
VIDEO
Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin! Fletëthirrje dhe për ish gruan
SPAK është drejt përfundimit të hetimit për ish zëvenkryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e nisur si fraksion i dosjes së Inceneratorit të Elbasanit. SPAKka thirrur edhe ish bashkshorten e tij Albina Macka si dhe avokatët e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.
-
VIDEO
Kuvend/ Debate për Portin e Durrësit! Opozita: Thatë ‘zero lekë’ nga buxheti’, aferë korruptive! Qeveria: Investim strategjik
Ndryshimet në buxhetin e 2024-s, në veçanti financimi i Portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, shkaktuan debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët opozitarë akuzuan Qeverinë se mashtroi kur tha se porti nuk do të ndërtohej nga paratë publike, ndërsa mazhoranca tha se investimi nga shteti është i domosdoshëm pasi në Porto Romano parashikohet edhe një bazë e NATO
-
VIDEO
Kuvendi sherr për zgjedhoren, Meta i këshillon në distancë: Garantoni votën emigrantëve, lista realisht të hapura
Teksa Kuvendi iu rikthye normalitetit me debatin për Reformën Zgjedhore, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon nga selia e partisë palëve të garantojnë votën e diasporës
-
VIDEO
Dash Sula me domate në foltore: Jemi populli i thjeshtë, nuk shkojmë tek Nusreti
Deputeti i opozitës, Dashnor Sula u paraqit me domate në foltoren e parlamentit gjatë fjalës së tij në seancën e sotme.
'Ne jemi populli i thjeshtë domate hamë, nuk shkojmë tek Nusreti.', tha Sula.
Më tej deputeti Sula ka vijuar me kritikat ndaj ministres Ibrahimaj dhe Denaj për subvencionet për bujqit dhe fermerët, ku e cilësoi skemën e TVSH-së si një dëm i madh.
'Mos harroni ju gjithë mazhoranca që jam i bindur që skemat e juaja për subvencionet janë të dështuara. I thoni gjithë blegtorëve që sot do të keni 100 dele të merrni subvencionim. Dhe e keni tavanin me 300 kokë të imta. Si do ta stimuloni. Sot prodhimi i qumështit në Republikën e Shqipërisë konsumohet për shkak të atyre që kanë dy apo 5 lopë. Duhet të kesh 50 koshere bletë që të marrësh fonde. Po të kesh 49 nuk i merr. Nëse kemi 4 fermerë që bashkohen me 10 lopë, ju keni futur skemën e TVSH-së. I cili është një dëm i madh. A e dini që ju rajoni dhe Evropa e kanë TVSH deri në 6% ju e keni bërë me 20%. Rrit automatikisht çmimin për qytetarët? Pse duhen bërë skema të tilla?'
-
VIDEO
Basha refuzon ofertën e Bardhit: Sabotuan reformën zgjedhore, donin karrigen e Alibeajt
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet jashtë parlamentit edhe për ofertën e bërë nga Gazment Bardhi për një karrige në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
'E gjitha kjo ka qenë për karrige dhe jo parime. Ata kishin përfaqësime por nuk erdhën, Por donin karrigen e Alibeajt. Pse e donin karrigen e tij. Dolën këta që e sabotuan reformën zgjedhore. Bëhen për të justifikuar veprime që do i shohin në të ardhmen, Damian Gjiknuri nuk humbi kohë për të nxjerrin objektivat e PS që janë rigarimi i personave me precedent kriminalë', u shpreh Basha.
-
VIDEO
U përjashtua nga seanca, Basha: Çfarë fituan shqiptarët nga 6 muaj revolucion i ashtëquajturit 'Rithemelimi'?
Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për mediat pasi u përjashtua nga seanca e sotme plenare. Basha përsëriti sërish se PS dhe Rithemelimi tashmë janë në pazar dhe kjo u pa edhe ditën e sotme në parlament.
'E keqja duhet të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Për 2 vite kemi insistuar për një reformë zgjedhore në dobi të qytetarëve. Për listat e hapura që është një domosdoshmëri kushtetuese. Që të prishet pakti i 2008.
Çfarë fitoi publiku shqiptar nga 6 muaj të ashtuquajtur revolucion. Është dëmtuar interesi i publikut shqiptar. Duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve Edi Rama ndryshoi ligjet për komisionet. Ata dy komisionet ofrojnë shumë pak transparencë. Dëmi më i madh mbeten tek ato që janë të pathëna.
Aty kishte një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha. U thanë gënjeshtra. Pati një pretendim sikur ishte fundi merkatos. Sot filloi merkato. Nëse ne personalizojmë këtë humbasim betejën. Viktimë e pazarit janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan. Të njëjtën gjë bën edhe në 2008. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit janë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve. Për interesa private të një grupi njerëzish. Jepet fund një mekanizmi transparent.
Ne do ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat. Shumica është e neveritur nga kjo status-quo. Ne nuk impresionohemi nga diçka që nisi si pazar dhe bitisi si pazar.
Loja për të vendosur gishtin e fajit është e pakuptimtë. Faktet janë këto. Në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë. Në nëntor 2023 paketa e dytë. Kanë qenë dy forca që kanë kundërshtuar. PS dhe ajo që quhet Rithemelimi. Ka qenë prej pazareve.'
G.K/Shqiptarja.com