-
VIDEO
Kuvend në normalitet, Bardhi: Të shpallet i pavlefshëm votimi i seancës së kaluar, nuk kishte kuorum
Ka nisur në normalitet mbledhja e Kuvendit. Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit seancës e së enjtes duke thënë se nuk kishte kuorum.
Bardhi: Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.
Nikolla: Sekretariati s’ka marrë ende vendim. Procesverbali ka reflektuar situatën e asaj seance.
-
VIDEO
Basha thirrje në parlament PS-së dhe Rithemelimit: Mos përsërisni skenarin e 2008-ës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij në fotloren e Kuvendit ku i bëri thirrje PS-së dhe Rithemelimit të mos përsërisin skenarin e marrëveshjes së 2008-ës.
'6 muaj 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu siç kaloi. Pyetja e parë: a ishin këta more apo ishin të tjerë? Për shqiptarët ka rëndësi një parlament funksional. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta por shqiptarët. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve por se sido të shpenzohen, çfarë do të marrin dhe si do të marrin pensionistët, fermerët nuk patëm shansin ta diskutojmë. Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm duke zeruar efektivitetin e komisioneve hetimore. Dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi në fushatë zgjedhor. Kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe. Ndaj sot kam një thirrje hiqni dorë për një moment nga axhendat e ngushta partiake dhe jepini shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore me parametra dhe me nje vëndimarrje dhe mos përsërisim skandalin e 2008 që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme. Thirrja ime të shprehemi me zë dhe votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, që shqetësohet, kërkon nga ky parlament, reformë zgjedhore.', tha Basha.
-
VIDEO
Sondazhi, nëse votohet sot PS fiton me 55 %, PD e Berishës 30 %, Basha vetem …
Në sondazhin e muajit mars të Report TV në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja 56.3 % e shqiptarëve janë dakord me investimin 1 miliardë dollarë të dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit. Ndërsa për paqen e bërë mes PS dhe rithemelimit 63.2% e shqiptarëve, thonë se pikët politikisht i merr kryeministri Rama. Nëse votohet sot PS fiton me 55%
-
VIDEO
“Pashë një shigjetë teke dhe disa bishta”- Bardhi ironizon tryezën e Bashës
Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka komentuar tryezën e mbledhur sot nga kreu demokrat Lulzim Basha, ku i pranishëm ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi.
-
VIDEO
I la një vend në grupin për reformat, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi për karrige, ju palçin sytë! Duam të drejtat e shqiptarëve
Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Madje ftesën që t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancën ia bëri Gazment Bardhi.
Por Basha e ka refuzuar menjëherë ofertën e Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit duke theksuar se PD nuk ka bërë betejë për karrige dhe për pazare, por për listat e hapura, për votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Përgjigjen Basha ia dha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD, Durrës.
-
VIDEO
Ftesa e Rithemelimit për Bashën, Bejko: Jam kundër është pazar! Bardhi prishi skemën, uli Sali Berishën në tryezë me Ramën
‘Një pazar për të ulur Berishën në tryezë’ kështu e quajti nënkryetari i PD-së Roland Bejko marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimit pasuar dhe me dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi dialogu për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar të cilat pritet të miratohen nesër në Kuvend.
-
VIDEO
Nuk ndryshon sistemi zgjedhor? Tonin Gogu: Do zbatojmë rekomandimet e OSBE, për PS e rëndësishme vota e emigrantëve! Amnistia, votohet javën tjetër
Deputet i PS Toni Gogu në “Studio Live” në Report TV ka folur mbi diskutimet për Reformën Zgjedhore e cila ende duket duket larg një produkti konkret apo konsensual mes palëve.
-
VIDEO
Rama dhe Macron bisedime për Liceun Francez në Korçë, ambasadorja jep detaje: Mund ta realizojmë nga shtatori i 2025
Nga Korça ambasadorja franceze Catherine Suard ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macronn kanë biseduar në lidhje me projektin e krijimit të Liceut Francez.
-
VIDEO
Grupi i dialogut PS - Rithemelimi për ligjet, Bardhi: Basha ka shans deri nesër! A do të ulet krah kryetarit të PD-së në Kuvend? Ja përgjigjja
Rithemelimi ka hequr dorë nga kaosi në Kuvend dhe nesër grupi i Rithemelimit do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare për të vijuar jetën normale parlamentare.
-
VIDEO
Grupi i dialogut PS - Rithemelimi për ligjet, Bardhi: Basha ka shans deri nesër! A do të ulet krah kryetarit të PD-së në Kuvend? Ja përgjigjja
Rithemelimi ka hequr dorë nga kaosi në Kuvend dhe nesër grupi i Rithemelimit do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare për të vijuar jetën normale parlamentare.
Po a do të qëndrojë krah Bashës apo ka kërkuar rikompozim
“Nuk kam kërkuar asnjë rikopozim të grupit. Nuk kam problem të ulem me askënd. Nuk kam kërkuar rikopozim të asnjë vendi në kuvend. Respektoj secilin anëtar të grupit parlamentar të PD-së. E kam ftuar të vinte në mbledhje, do të duhej të vinte në mbledhje e të ushtronte përgjegjësitë e tij si anëtar i PD-së.
Gazment Bardhi fton Lulzim Bashën të jetë pjesë e grupit të dialogut të ngritur me vendim të komisionit të ligjeve lidhur me ligjet me shumicë të cilësuar.
“Edhe pse nuk respektohen vendimet e grupit dhe injorohen vendimet e grupit përsëri në kuadër të diversitetit i kemi rezervuar një vend. Përmes sekretarit të grupit kanë shansin që të propozojnë pranë kryetarit emrin e tretë në këtë grup dialogu. Nëse dëshirojnë mund tia propozojnë kyetarit të grupit derisa të miratohen gjatë ditës së nesërme”
-
VIDEO
Si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë 'non grata'? Gazetarja e Report Tv zë ngushtë Gazment Bardhin
Deputeti Gazment Bardhi komentoi tryezën e thirrur sot nga Lulzim Basha duke thënë se krah kishte persona të përfolur për korrupsion.
Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku e pyeti si mund të bashkëpunonte me Berishën e shpallur dy herë nongrata.
Pyetje:Kur komentuat tryezën e Lulzim Bashës folët për një person të korruptuar, a na thoni kush është. Dhe si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë non grata?
Gazment Bardhi: “Fola për raporte zyrtare të progresit të bashkimit Europian të cilat evidentojnë të dhëna sesi në sistemin e drejtësisë në një periudhë të caktuar për promovime në detyrë apo transferime në gjykata karriere paguheshin 300 mijë euro. Se kush janë personat përgjegjës ju ftojmë si gazetarë... Sa i takon cështjes tjetër e kam mbajtur qëndrimin publik. Nuk di të ketë akuza konkrete për korrupsion për kryetarin e PD-së së Shqipërisë. Pastaj qëndrime, pa diskutim, mund të kem unë apo cilido por nuk di të ketë akuzë konkrete me të dhëna konkrete”
-
VIDEO
Bardhi thirrje deputetëve të grupit Basha: Njihni vendimet e shumicës për lidershipin, ejani në mbledhjet e grupit
Gazment Bardhi ka folur pas kthimit në normalitet të Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse duhet t’iu kërkojë falje kolegëve opozitarë të grupit Basha pas përplasjeve që kanë pasur në Kuvend, Bardhi tha se janë të lutur që të marrin pjesë në mbledhjet e grupit dhe të respektojnë vendimin e shumicës.