• VIDEO

    Kriset ‘marrëveshja’ PS-PSD? Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës! Këshilltarët e Doshit pakënaqësi për mungesën e punësimeve në Bashki

    Pas tymnajës së krijuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, duket se mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë Shkodër ka qenë sinjali i parë i prishjes së marrëdhënieve mes Partisë Socialiste dhe Socialdemokratëve të Tom Doshit.

  • VIDEO

    Spiropali-Bashës: Je produkti më ekzemplar i listave të mbyllura

    Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, se mazhoranca nuk do listat e hapura. Spiropali i tha Bashës se është produkt i shkëlqyer i listave të mbyllura.

    "Basha me gjithë respektin ju nuk duhet të flisni për listat e hapura, se ju jeni produkti i shkëlqyer i listave të mbyllura. Për lista të hapura mbeteni për tu provuar. Nëse ka diçka që PS është e vendosur ta garantojë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me të gjithë ata elementë që ju përmendët që nuk janë detyrimi jua dhe ultimatumi juaj, por detyra e GJK dhe detyra jonë si forca udhëheqëse në vend. Nëse ka një person që ka frikë nga gara e lirë shiheni para pasqyrës dhe jo te PS", tha Ministrja. 

  • VIDEO

    Basha bllokon foltoren e Kuvendit, kërkon fjalën! Nikolla e përjashton nga seanca

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa kërkon të marrë fjalën për të folur mbi Reformën Zgjedhore. Kreu i PD ka bllokuar foltoren duke mos lejuar ministrin Mete që të marrë fjalën.

    Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës që të lirojë foltoren pasi në senacë do diskutohej rendi i ditës, Basha nuk u tërhoq. Kryeparlamentarja e përjashtoi nga seanca dhe dha 5 minuta pushim ne kërkesë të kreut të grupit të PD, Bledi Çuçit.

    “Ju lutem lironi foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. Ju lutem lejoni foltoren. Nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk i përmbaheni procedurës kam të drejtën t’iu heq fjalën sipas rregullores. Mos pengoni rendin e ditës. Do vijojmë me rendin e ditës.  Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të Foltores. Jeni i përjashtuar”, tha Nikolla.

  • VIDEO

    Dash Sula: Nuk i doni listat e hapura! Këtu ka deputetë që s'kanë marrë as 200 vota

    Deputeti demokrat Dash Sula tha se ishte një nga ato deputetë të cilët nuk votuan ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008 edhe pse iu bë presion.

    “Jam krenar që nuk kam votuar ndryshimet kushtetuese. Ku ishit ju që votuat pro në 21 prill 2008. E dimë mirë presionin që na u ushtrua dhe nuk u dorëzuam. E denim që do të dhunohej demokracia dhe do të vinin të fortët në Parlament. E dimë mirë që me lista të hapura këtu ka burra e gra në parlament sot me lista e hapura që kanë ardhur në parlament me 200 vota. Prandaj nuk i duan listat e hapura, duan lista te mbyllura. Përpara se të flisni ktheni kokën prapa se historia ju gjykon.

  • VIDEO

    Alibeaj i përgjigjet Çuçit: Reforma Zgjedhore dështoi se ne nuk pranuam pazarin, e keni bërë gati me Rithemelimin! Paqe e rreme

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se reforma zgjedhore dështoi pasi PD nuk pranoi pazarin me PS. Teksa iu përgjigj, Bledi Çuçit, Alibeaj tha se ky normalitet në Kuvend është i rremë, ndërsa hodhi akuza se mazhoranca e ka bërë gati pazarin me Rithemelimin.

    “Për interes të publikut dhe ata që kanë humbur kujtesë, dua t’iu bëj me dije, ata që s’duan të kuptojnë se cili ka qen produkti i Reformës Zgjedhore. I keni depozituar që në dhjetor 2022 është depozituar paketa e parë që adresonte rekomandimet e OSBE-ODHIR. Që atëherë askush se ka patur interesin për të drejtat e shqiptarëve, për një proces zgjedhor që vota të mos shitet e të blihet. Ky është interesi publik. Zoti Çuçi bën sikur se di se që në atë kohë komisioni ka pasur produkt, e di që se doni. Si mund të ketë konsensus me ju për interesat shqiptarëve, ju doni të vidhni votën. Por ka dy vendime të GJK që ju detyron të bëni listat e hapura. S’kam ardhur për Pazar me ju, pazarin gjeni diku tjetër. Pritët Pazar, prandaj dështoi. S’keni për të pasur Pazar me ne. Jeni duke e përgatitur pazarin, që e quani konsensus, është për të mbrojtur karriget tuaja. Sot ka një paqe të rremë, një emërues të përbashkët frika nga drejtësia dhe qytetarët. Si ka mundësi që ky Kuvend të kthehet në parlament të frikës”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    'Jeni pro apo kundër listave të hapura?', Basha thirrje mazhorancës: Bëni publik propozimin tonë për reformën zgjedhore

    Lulzim Basha i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe mazhorancës të shprehen hapur për propozimet e PD-së për reformën zgjedhore nëse janë pro apo kundë listave të hapura dhe votës së diasporës.

    'Për dikë që ka patur për dy vite rolin e bashkëkryetarit duhet të kishe treguar pak më shumë durim. Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimeve të opozitës duhet të kishit guxim të shpreheshit po apo jo. Lojërat e fjalëve nuk pijnë më ujë. Shqiptarët duan të dijnë se çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona. Nuk mund të gënjeni se nuk ka produkt, e keni aty. Në dhjetor 2022 paketën e parë, në nëntor 2023 paketën e dytë. Pazari i heshtur për interesa të ngushta mbërtheheni pas karriges. Ka të drejtë ministrja nuk e kemi ngritur zërin. Kërkoj ndjesë sot edhe si kryetar i PD-së. 2008 shkatërruan balancat konstitucionale.Gjithçka vendoset jashtë kësaj salle, për interesa të ngushta të një grupi njerëzish. Nuk është demokraci. 6 muaj teatër është momenti ti jepni fund. Dallohet që vendimin e keni marrë. I keni borxh shqiptarëve të jepni propozimet institucionale të PD. Që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura.'

  • VIDEO

    Reforma Zgjedhore, Bardhi: Bëtë sikur punuar 2 muaj, pazare! T’i japim shqiptarëve reformën që duan

  • VIDEO

    Incidenti i Ramës, Vokshi: Cenim i integritet fizik, të hartojmë rezolutë kundër dhunës vajzave gazetare

    eputetja e opozitës Albana Vokshi ka reaguar për incidentin mes Ramës dhe gazetares Ambrozia Meta. Vokshi i bëri thirrje kuvendit që të hartojnë një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë.

    “Akt shantazhesh, akt i cenimit të integritetit fizik ndaj një gazetarja. Pasi e lëshuan nervat nga pyetjet e ambrozia metës, Rama guxoi që pas dhunës verbale të cenonte integritetin fizik të saj. Është një gjest prej burracaku, prej të paburri. Kush është ai që të prekë vajzat, gazetaret në detyrë. Ndjej një keqardhje që asnjë nga deputetet e kësaj ane nuk guxoi të solidarizohet me një vajzë gazetare. Asnjë ministre nuk e hapi gojën, të gjithë heshtën. Do kërkoja që gratë deputetet të mblidheshin sot, të miratohej një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë. Ta hartojmë dhe ta miratojmë po sot do ishte në nderin e këtij parlamenti. Askush nuk duhet të ngrejë dorë ndaj vajzave gazetare”, tha Vokshi.

  • VIDEO

    Reforma Zgjedhore, Çuçi i përgjigjet Alibeajt: Po presim rekomandimet e komisionit, do dalim me një raport përfundimtar

    Reforma Zgjedhore është bërë debat mes PD dhe PS në Kuvend. Enkelejd Alibeaj i kërkoi Nikollës që njoftojë që është depozituar pr.ligji nga PD dhe të futet në procedurë.

    Përgjigja i erdhi nga kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, i cili tha se po pritet një raport përfundimtar nga komisioni, i cili do shqyrtohet dhe më pas do mbahet një qëndrim në Kuvend.

    “E përshëndes kthimin e kolegë në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd dhe kësaj marrëzie që bënë. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht shkaqet që i çuan atje dhe arsyeja që i bën të kthehet në normalitet. Dua të them që vërtetë sot mbaron afti i një komisioni që ka zgjatur më shumë dh epo presim produktin përfundimtar të këtij komisioni. Duket nga deklaratat e Alibeajt që s’do ketë produkt fpë4rf. Alibeaj tha që produkti do ishte dok që ne kemi dorëzuar në Kuvend. Çfarë komisioni bipartizan mund të ngrihet mbi këtë premisë, ku pakica vjen këto janë kushte tona po deshi merrini po deshini lërini, këtu është burimi I dështimit të këtij komisioni. Ne do t’i shqyrtojmë rekomandimet e kom, që si takojnë vetëm Kuvendit, por edhe institucioneve tjera dhe do mbajmë një qëndrim në Kuvend. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo ajo, Po ne jemi ata që kemi thënë dhe kemi ndryshuar ligjin që emigrantë duhet të votojnë, kemi bërë dokumentin se si duhet të votojnë. Ne nuk kemi ca bëjmë tjetër veçse të presim raportin përfundimtar të këtij komisioni bipartizan që ka funksionuar më gjatë se çdo komision tjetër dhe s’ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha

  • VIDEO

    Spiropali i përgjigjet Alibeajt dhe Bashës: Ne kemi propozuar listat e hapura dhe votën e diasporës, nuk presim ultimatume qesharake

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në fjalën e saj në Kuvend se Alibeaj dhe Basha që ngritën shqetësimin e reformës zgjedhore nuk e kanë bërë këtë gjë për 10 vite me rradhë kur kanë pasur funksione të larta në PD dhe u kujtuan tani.

    'Mirë të shohësh deputetët në vendin e tyre. Kjo është detyra e deputetit. Të jap opsione, ne jemi konkurrent politik por nuk jemi armiq. Për çdo deputet dhe çdo forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Është mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën dhe të biesh dakord qoftë edhe me atë që ke përballë. Nuk ishte mirë ti mundonim ambasadorët të vinin në seancë që të na shikonim si pajtohemi me njërit-tjetrin. Sa i takon atyre që ngrihen edhe me forcë deklarojnë që marrëveshja e 2008  është pjesë.

    Dua tu kujtoj që kanë qenë ata që kanë ngritur flamurin e politikës së vjetër. Nuk i kam dëgjuar të kenë ngritur një shqetësim të vetëm për sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 10 vitesh dhe të kujtosh që duhet përmbysur sistemi. Ne e ngritëm atë komision për të gjetur dakordësinë dhe për të gjetur opsione që janë afër. Nuk jemi aty të presim ultimatume qesharake që na detyrojnë një opsion apo një tjetër. Është komisioni më jetëgjatë dhe më pa produkt për arsyet tuaja.

    Sa i takon listat e hapura, vota e diasporës kemi kohë ti diskutojmë. Kemi qenë ne, i përfshim në programin tonë elektoral. Kemi qenë ne që ja kemi ofruar publikut dhe opsionet si mund të ndodh. Kemi mundësuar edhe një grup në komision të ligjeve. Ai është një vend i mirë ku mund ta bëjmë debatin. Sa i takon dhunës. Deputetët kanë dhunuar kolegët e tyre në komisione dhe nuk janë të përshtatshëm për të folur për dhunën. Nuk është e pranueshme në asnjë rast. Ajo dhunë në komisione uroj të mos përsëritet. Më vjen keq për deputeten që  foli, është shembulli më ekstrem i dhunës.'

  • VIDEO

    Përfundon afati i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Pazare, fusni në procedurë pr.ligjin e PD! S'doni listat e hapura

    Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh nga foltorja e Kuvendit se sot në ditën e fundit të komisionit të reformës zgjedhore i vetmi produkt është propoziimi i PD-së 5 muaj më parë.

    Alibeaj shtoi se PD kërkon lista të hapura, gjë të cilën nuk e duan deputetë të parlamentit, të cilët sipas tij kanë frikë të përballen me qytetarët.

  • VIDEO

    Kuvendi në normalitet, ambasadorët shkojnë në seancë

    Teksa Kuvendi do t’i kthehet sot normalitetit, në sallën parlamentare janë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave.

    Në Kuvend kanë mbërritur ambasadori gjerman Karl Bergner, zv.ambasadorja e Britanisë dhe ambasadori i Bullgarisë, Ivaylo Kirov.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv