-
VIDEO
Do ulet tatim fitimi i të ardhura për paga të larta të punonjësve! Rama: Projektin e materializojmë në qershor
Qeveria ka në plan uljen e e tatim fitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta
E njoftoi vetë Rama sot në podcastin e tij ku kishte të ftuar disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit.
-
VIDEO
Abstenoi komisionin hetimor për 'Shëndetësinë', Braçe për Report Tv: Berisha u tërhoq nga hetimi i dy koncesioneve klienteliste! Hemodializa e laboratorët, të lidhura me Allajbeun
Deputeti socialist Erion Braçe tregon për Report Tv pse abstenoi ngritjen e Komisionit hetimor për Shëndetësinë. Thotë se Berisha e kërkon komisionin të deligjitimojë SPAK, Ndërsa tërheqjen e Rithemelimit nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve spitalorë të lidhura me Spitalin Amerikan dhe biznesmenin Allajbeu, Braçe thotë se Berisha ka dashur të mbrojë klientin e tij.
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’, Sula: Do të votoj kundër nëse nuk përfshihet vota e diasporës e votimi elektronik! Burimi: Rama s'e do votën e emigrantëve
Deputeti Dashamir Sula ka deklaruar se do të votojë kundër propozimeve të mazhorancës për Reformën Zgjedhore, nëse nuk sjellin në Kuvend draftin për votimin dhe numërimin elektronik dhe votën e diasporës. Deputeti demokrat e bëri deklaratën në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.
-
VIDEO
Sula: Përjashtimi i Bashës, vendim i gabuar! Nga kaosi kemi humbur! Krashi: Normaliteti në Kuvend, zhvillim pozitiv
Deputeti Dashamir Sula e ka konsideruar si të ekzagjeruar vendimin e kryetares së Kuvendit, për të përjashtuar Lulzim Bashën nga seanca parlamentare
-
VIDEO
Veliaj dhe Denaj prezantojnë Skemën për Mbështetjen e Bujqësisë: Të konsumojmë produkte lokale, rrisim ekonominë vendase
Të gjithë fermerët dhe blegtorët në vend do të mund të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Qeverisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Nga Tregu i ri Agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’.
-
VIDEO
Të hënën mblidhet Komisioni për Shëndetësisë, Sula: Do të jetë një shou, s’pres asgjë tjetër! Janë në dorë të mazhorancës
Një ditë pasi u votua në Kuvend, është caktuar data për mbledhjen e parë të Komisionit të Shëndetësisë, që do të mbahet të hënën. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Sula tha se nga mbledhja e parë do të kemi shou, kjo pasi mazhoranca ka ndryshuar ligjin për komisionet.
‘Do pres një shou të bëj debati të pamundësisë reale të një aksesi të plotë ndër dokumentet dhe provat pasi këto e kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar gjithçka është prish struktura, duke filluar që nga transparenca e publikut. Ajo është kontrollori viziv. Këto dhe për ekspertët edhe për dëshmitarët, edhe provat e për shumë të tjerat është domenit i mazhorancës. Ky është problem i madh.
Ky komision e humbi legjitimitetin. Kur u dha vendimi i GJK që duhet të ishte implementuar vota e diasporës. Është e patolerueshme, për dy bashkëkryetarët që nuk tirrnin komisionin. Janë 4 deri në 5. Është vota emigrantët, votimi elektronik sistemi zgjedhore. Propozimet duhet të ishin bërë. Jemi në kohë për ndryshimet.’- tha Sula
-
VIDEO
SKEDA/ Nisi si ‘Pazar’, u mbyll si ‘Pazar’! Komisioni i Reformës Zgjedhore më jetëgjati, por pa produkt! 2 vite vetëm 11 mbledhje
Komisioni i Reformës Zgjedhore përfundoi këtë 21 mars pa asnjë produkt. Ndonëse më jetëgjati, i shtyrë disa herë, ky komision u mblodh vetëm 11 herë në 2 vite, ndërsa përqendrimi i diskutimeve më shumë te ndasitë politike, sesa te propozimet për një Kod të ri Zgjedhor, la pa adresuar shumë çështje, mes të cilave edhe 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese për herësin e votën e diasporës.
-
VIDEO
21 janari në SPAK, Petro Koçi për Report Tv: Të nisin hetimet, Berisha ka marrë përsipër përgjegjësinë! Ja si e pengoi drejtësinë
Pasi Gjykata e Lartë dhe vendimin që dosja e 21 janarit t’i kalojë SPAK, deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv thotë se tashmë SPAK është i detyruar që të regjistrojë çështjen dhe nisë hetimet. Koçi shprehet se dosja i kaloi SPAK, pasi Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës nuk shkuan dot deri tek titullarët e lartë të përfshirë në këtë çështje, si Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
-
VIDEO
Abstenoi komisionin hetimor për ‘TIMS’, Petro Koçi për Report Tv: Anëtarët duhej të pajiseshin me certifikatë sigurie, do kenë akses në informacione të klasifikuara
Deputeti socialist, Petro Koçi doli nga rreshti dhe abstenoi gjatë procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. I ftuar në Report Tv, Koçi shpjegoi arsyen përse abstenoi dhe nuk ngriti kartonin jeshil njëjtë si kolegët e tij socialistë.
-
VIDEO
PS e Rithemelimi bashkojnë votat, miratojnë 2 komisione hetimore për Shëndetësisë e TIMS!
PS e Rithemelimi bashkojnë votat. Ngrihen dy komisionet hetimore parlamentare. Me 96 vota pro dhe 1 abstenim u miratua ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. Me 95 vota pro dhe 1 abstenim u miratua komisioni hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi.
-
VIDEO
Eksperti për krimin në ‘Frontline’: Vis Martinaj, histori e mbyllur! S’ka gjasa të jetë gjallë
Artan Rexhepi ekspert për krimin, i ftuar në emisionin ‘Forntline’ në Report Tv, për të folur në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, tha se Ervis Martinaj nuk ka gjasa të jetë gjallë.
-
VIDEO
Idajet Beqiri: Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit
Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Deklaratën avokati e beri në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.