-
VIDEO
Dështon sërish mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore, Rithemelimi bllokon punimet!
Ka dështuar sërish mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
-
VIDEO
Salianji akuza deputetëve të Bashës: Nuk u shfaqën as sot, bojkotuan siç kanë bërë për 2 vite
Deputeti Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat pasi së bashku me deputetët e Rithemelimit dhe të grupit të Bardhit bllokoi për të dytën herë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
-
VIDEO
Dështon sërish mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore, Rithemelimi bllokon punimet! Grupi Basha nuk paraqitet
-
VIDEO
"Opozita është bërë leckë", Ndreca përplaset me Hazizajn: S'ka frymë, ne s'do rrimë pa punë
Deputeti i PS Plarent Ndreca dhe avokati Sokol Hazizaj kanë pasur një diskutim në Frontline në Report Tv sa i përket Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Hazizaj: Sot diskutohet për Reformën Zgjedhore. Me kë do ta bësh reformën. Ti e bërë opozitën leckë.
Ndreca: Do e bësh me ata që janë në parlament
Hazizaj: Opozita para se të jetë numra është frymë. Sa kohë opozita nuk ka frymë
Ndreca: Do të thotë të rrimë pa punë ne të mos bëjmë punët tona. Jo pa qëllim e dëgjoj me respekt por s’dua të futem në argumenta teknikë se biem dakord. Jo politikisht. Diskutimi politikisht është në faktin e qasjes politike dhe të sjelljes politike. E kemi bërë SPAK sikur është në një vend tjetër. E thashë që në fillim që ai ka bërë atë që nuk e ka bërë askush.
-
VIDEO
Deputeti i PS: Drejtësia nuk është e pakontestueshme, PS është marrë me 21 janarin sepse nuk po hetohet
PS kërkon që drejtësia e re të hetojë për të vënë përballë përgjegjësisë urdhëruesit e 21 janarit. Deputeti i PS Plarent Ndreca tha se PS kërkon që 21 janari të hetohet duke nënvizuar se drejtësia nuk është e pakontestueshme, por të bëhet siç e parashikon ligji. Në emisionin Frontline në Report TV hoqi një paralele me sjelljen e Sali Berishës ndaj SPAK, për të cilin tha se po përdor në sulmet e tij edhe Rithemelimin.
-
VIDEO
'Brenda hetimit ka probleme', avokat Hazizaj: Kam rezerva ndaj SPAK në raport me çështjen ndaj Sali Berishës
Për avokatin Sokol Hazizaj brenda hetimit për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani ka probleme. Në Frontline në Report TV ai tha se "ende nuk ka një akuzë të vërtetë të ngritur".
-
VIDEO
Sulmet ndaj SPAK, Ndreca: Berisha po merr zvarrë një forcë politike si mburojë
Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në Frontline në Report Tv tha se Sali Berisha po merr zvarrë Rithemelimin si mburojë para drejtësisë.
“Berisha po viktimizohet. SPAK po heq një njollë po themi një njollë të zezë të historisë së Shqipërisë sa i oërket mos-ndëshkueshmërisë.
Shehu e mbështeste që ka një lëvizje politike që SPAK –un po e përdor si marionetë. Ai mori një masë detyrim paraqitje dhe jo për ti mbyllur gojës. Ishte sjellja e Berishës ndaj institucioneve të drejtësisë e papranueshme në një vend perëndimor. Kjo nuk është qasja e një politikani të vitit 2024. Duhet të japësh shembull. Berisha po merr zvarrë një forcë politike e merr si mburojë”, tha ai.
-
VIDEO
Kulluri në ‘Kontrast’: Non grata është e pakapërcyeshme! Berisha, arsyeja e ndarjes!
Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka bashkim me palnë tjetër nëse është Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Edvin Kulluri tha se ‘non grata’ është e pakapërcyeshme dhe se Sali Berisha është arsyeja e ndarjes.
-
VIDEO
Grupi i Rithemelimit bllokoi sërish seancën plenare, analisti: Duan të hyjnë në pazare me Ramën!
Analisti Namir Lapardhaja në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli për seancën plenare të ditës së sotme e cila zgjati rreth 12 minuta pasi për shkak veprimeve penguese të deputetëve të Rithemelimit, u bënë të pamundura diskutimet mbi projektligjet që u miratuan.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO la në arrest shtëpie Berishën, avokati Gjokutaj: Do të bëjmë rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin e Apelit për lënien në fuqi të masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit si një vendim politik dhe deklaroi se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërsa shtoi se Apeli i GJKKO nuk është shprehur për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila dha vendimin për caktimin e masës 'arrest shtëpie' ndaj kreut të Rithemelimit.
-
VIDEO
A keni frikë nga rregullorja e re? Salinaji: S’ka asnjë trembje, aksioni vazhdon! PS bllokon qëllimisht Reformën Zgjedhore
Deputeti Ervin Salianji i pyetur nga gazetarët se e kanë frikë nga rregullorja e re që parashikon deri në 60 ditë përjashtim nëse ndezin tymuese tha se nuk ka asnjë trembje dhe se do të vijojnë po njësoj aksionin.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, PD thirrje Bardhit dhe Rithemelimit: Të diskutojmë e dalim me një draft! Bashkëkryetari e drejta jonë
PD i bën thirrje grupit të Bardhit që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku pas seancës plenare tha se kolegët e tjerë të opozitës janë të mirëpritur që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft të përbashkët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.