Në 2014-ën LSI dhe PS miratuan Reformën Administrative pa opozitën, Meta: Kishte marrëveshje mes Ramës e Bashës për bojkot

19 Janar, 14:00

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet përse PS nuk duhet të miratojë një Reformë Zgjedhore pa praninë e opozitës kur e njëjta gjë ishte bërë edhe në vitin 2014 me Reformën Territoriale kur LSI e Metës ishte në qeveri.

Meta u përgjigj duke thënë se që atëherë kishte pasur një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës që ky i fundit të bojkotonte komisionin për Reformën Administrative. Ai shtoi se si kryeparlamentar asokohe kishte bërë përpjekje që PD të përfshihej në Komision, por pavarëissht kësaj opozita nuk kishte dorëzuar asnjë propozim mbi idetë e tyre.