-
VIDEO
Miratimi në parim i buxhetit 2024, Rama: Kishte 2 rrugë, ose të përdornin forcën muskulare, ose të votonim dhe të iknim
Kryeministri Edi Rama tha se nuk është aspak normal fakti që votimi i buxhetit të vitit 2024 të bëhej pa pasur diskutime në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. Por argumentoi se nuk kishte mënyrë tjetër duke parë aksionin e dhunshëm të opozitës.
“Dëshira për ta diskutuar është e padiskutueshme nga ana jonë. Por kur ti shkon në Kuvend për të folur dhe gjendesh përballë një grupi individësh që bëjnë ato veprime, ka dy rrugë, ose të tregosh forcën e muskulaturës ose në pamundësi për të folur të votosh dhe të vazhdosh rrugën”-tha Rama.
Ai tha se opozita do të vazhdojë të humbasë në zgjedhje sepse ende nuk e di rolin e saj në Kuvend. Sa i takon nismave që mazhoranca i miraton me shumicë votash dhe rrëzimin e nismave të opozitës, Rama tha se në këtë mënyrë funksionon në të gjithë Kuvendet e botës.
“Unë nuk e di se cila është opozita aty. Jo vetëm për arsye se nuk dihet se kush është kush në aspektin formal por për arsye se të bësh opozitë do të thotë të flasësh, të sfidosh kundërshtarin në qeveri me forcën e fjalës, argumentit, energjisë që duhet të prodhosh në mënyrë që njerëzit që të kanë çuar aty të kenë gjithmonë e më shumë arsye që të të mbështesin. Kjo është të bësh opozitë. Opozitat nëpër parlamentet demokratike nuk fitojnë asnjëherë debate matematike. Në të gjithë parlamentet e botës, mazhoranca ka numrat. Opozita është aty për të fituar debatin në zemrat dhe mendjet e njerëzve se debatin aritmetik nuk e fiton dot”- shtoi kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Asnjë familjar i imi nuk ka përfituar kurrë nga fondet publike! Udhëtoj me avionët e linjave si gjithë shqiptarët
Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me akuzat e Sali Berishës, në drejtim të tij për abuzim të fondeve publike, tha se kurrë asnjë familjar i tij nuk ka përfituar nga fondet publike. Sa i takon shpenzimeve për fluturimet, kreu i qeverisë tha se ai udhëton si të gjithë shqiptarët e thjeshtë me avionët e linjave, ndërsa shtoi se kur shoqërohet nga bashkëshortja apo fëmijët, secili paguan biletën.
-
VIDEO
Kaosi i grupit të Berishës në Kuvend, Rama: Nuk negociojmë me ‘non-grata’! S’mund të formojnë komisione hetimore bazuar në thashetheme
I pyetur nga gazetarët për kaosin e shkaktuar nga disa prej deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, Rama tha se nuk do të ketë negociata të mazhorancës me një person të shpallur non-grata.
"Nuk negociojmë me non-gratë dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re. Non-grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në të gjithë mediat e huaja. Kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre, parlamenti ka rregullat dhe kufizimet e veta”- u shpreh Rama.
-
VIDEO
Vrasjet e '21 janarit', Rama: Drejtësia e re t’i zbardhë! S’u vranë nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri
Nga kryeministria, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që drejtësia e re të zbardhë vrasjet e 4 qytetarëve në Bulevard në protestën e 21 janarit 2011. Duke ju referuar edhe vendimit të gjykatës së Strasburgut, kreu i qeverisë shqiptare tha se ai ishte një krim shtetëror dhe duhet që drejtësia e re ta zbardhë. Sipas Ramës, prokuroria e trajtoi si leckë provën e dalë para disa kohësh.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama konferencë me mediat
-
VIDEO
Partitë e vogla kërkojnë krijimin e ‘Federatës së Opozitës', Mediu: Të bashkohemi rreth këtyre pikave! Duka: Basha e Berisha të lëshojnë pe!
Partitë e vogla opozitare kanë dalë sot në një deklaratë për mediat ku kanë propozuar ngritjen e një federate të opozitës ku të përfshihen të gjithë faktorët opozitarë.
-
VIDEO
Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, Nallbati: Protestën e bëjmë për të drejtën themelore të opozitës! Pëllumbi: Përgjigja e vetme që keni është dhuna
Kaosi i krijuar në Kuvend nga deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare ishte në qendër të diskutimit në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço
-
VIDEO
Ermonela Felaj: PS nuk dialogon me Berishën, ai duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë
Në emisionin “Kontrast” në Report Tv deputetja e PS Ermonela Felaj, u shpreh se Berisha duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë
-
VIDEO
Pas samitit të diasporës, Rama drekë me Ali Ahmetin, Artan Grubin e Shqipërim Arifin
Kryeministri Edi Rama pas samitit të diasporës në Tiranë është parë teksa shkon për drekë me Ali Ahmetin, Artan Grubin e Shqipërim Arifin.
-
VIDEO
Abazoviç në Samitin e Diasporës: Shqipëria ka ndryshuar nga 20 vite më parë! Sot po i tregon botës si krijohet një shoqëri perëndimore
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Tretë të Diasporës në Tiranë, Dritan Abazoviç tha se Shqipëria ka bërë një transformim të madh shoqëror. Ai tha se sot vendi ynë mban fjalën para tërë botës dhe tregon se si do të krijohet një shoqëri perëndimore dhe moderne.
-
VIDEO
Samiti i Diasporës, Begaj: Të realizohet e drejta e emigrantëve për të votuar, e drejtë kushtetuese
Në samitin për Diasporën, presidenti Bajram Begaj tha se shqiptarëve që jetojnë në botë duhet t’iu mundësohet e drejta kushtetuese për të votuar në Shqipëri.
-
VIDEO
Samiti i Diasporës, Begaj: Promotorë të identitetit tonë, mos harroni gjuhën shqipe
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në samitin e Diasporës vlerësoi rolin e shqiptarëve jashtë kufijve duke thënë se janë promotorë të kulturës dhe identitetit të Shqipërisë. Begaj tha se nuk duhet harruar gjuha shqipe dhe se prindërit duhet të kenë rol parësor për të përcjellë gjuhën shqipe tek të gjithë ata fëmijë që jetojnë në trevat shqiptare apo në botë.