-
VIDEO
Asambleja e PS në Tiranë, Rama: Vendim absurd pezullimi i ligjit për studentët e mjekësisë! Çatia e PS të zgjerohet! Zbresim borxhin në kufirin e 60%
Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë kryeministri Edi Rama është shprehur se borxhi publik do të zbritet në kufirin e 60%. Një koment bëri edhe për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë, ndërsa foli edhe për "zgjerimin e PS"
-
VIDEO
Haklaj: Breçani krahu i djathtë i Berishës dhe i majtë i Metës! Korreshi: S'marr pjesë në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit
Deputeti i grupit të Bardhit, Saimir Korreshi tha për Report Tv se nuk do marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Berishës më datë 2 dhjetor. Korreshi tha se nuk merr pjesë në një Kuvend ku nuk janë të përfshirë të gjithë demokratët.
-
VIDEO
Mocioni i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, Rama: Nuk më rezulton të ketë një vendim të prerë
I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës Kushtetuese mbi mocionin e papajuteshmërisë të deputetes Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i GJK është i një natyre tjetër dhe shtoi se do të interesohet me ekspertët në komisionin e ligjeve për këtë çështje.
-
VIDEO
Rama mbron koncesionin e sterilizimit: Përfitimi i shtetit më i madh sesa të gjitha fryrjet! Do bëjmë analizat tona
Kryeministri Edi Rama mbron koncesionin e sterilizimit si një nga veprat më të rëndësishme që ka sjellë transformimin në shëndetësi. Ndërsa sa i takon akuzave të SPAK për kosto të pajustifikueshme, që gjenden në dosjen e ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, Rama u shpreh se nuk i takojnë atij të bëjë llogaritë megjithatë la të hapur mundësinë e analizimit të koncesionit.
-
VIDEO
Edi Rama: Sulmet ndaj Carlo Bollinos të padrejta, dihet se përse bëhen
Kryeministri Edi Rama hodhi sot poshtë si të pabaza akuzat se ai ka favorizuar botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino lidhur me tokën mbi të cilën është ndërtuar godina e televizionit Report Tv.
-
VIDEO
Reformën zgjedhore do e bëni me Bashën? Ironizon Rama: Ku është ky se kam kohë që s’e di?
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën gjatë konferencës për shtyp. I pyetur nga gazetarët nëse do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën, Rama ironizoi duke thënë “ku është ky se kam kohë që nuk e di”.
-
VIDEO
Qeveria dha me qira ‘1 euro’, 57 mijë metër katrorë në Portin e Vlorës për ndërtimin e një kompleksi, Rama: Investim strategjik për vendin
Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për dhënien me qira 1 euro të 57 mijë metrave katrorë në Portin e Vlorës për të ndërtuar një kompleks rezidencial.
-
VIDEO
Projekti i Eco Park në Durrës, Rama: Ka qenë gangrena më e madhe e Shqipërisë së PD, turp i pashoq në fytyrën e këtij vendi
Kryeministri Edi Rama ka folur për Eco Park në Durrës. Rama thotë se ky landfill ka qenë një gangrenë e Shqipërisë së PD dhe një trup i pashoq në fytyrën e vendit tonë.
-
VIDEO
Çfarë mund të bëjë qeveria që SPAK të hetojë vrasjet e 21 janarit? Rama: Nuk kemi asnjë instrument, vetëm durimin!
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me instrumentet që qeveria ka në dorë që SPAK të marrë në hetim vrasjet e 21 janarit, kryeministri Edi Rama u përgjigj se e vetmja gjë që mund të bëjë është të ketë durim.
-
VIDEO
Amnistia, Rama: Ligji është gati, e kalojmë së shpejti në Kuvend
Kryeministri Rama tha se ligji për amnistinë është gati dhe se do ta kalojën shumë shpejt në Kuvend.
-
VIDEO
Paralajmërimi i grupit Bardhi-Berisha për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama: Çdokush ka të drejtën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri, Edi Rama tha se nuk është i shqetësuar mbi deklaratën e grupit të Berishës për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Duke ironizuar situatën ku ndodhet opozita, Rama tha se kushdo është i lirë ta çojë marrëveshjen në GJK, pavarësisht se kjo e fundit, sipas tij është në përputhje me kushtetutën.
-
VIDEO
Çështja Beleri, Rama: S’e kemi vënë në lëvizje qeverinë ta shkarkojë! Greqia edhe mundet ta bllokojë integrimin, por kjo s’është fare çështje e BE-së
Kryeministri Edi Rama, përsëriti serish qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, ku nënvizoi se nuk është vendim i qeverisë, por i drejtësisë. Rama tha ata nuk kanë vënë në lëvizje qeverinë që ta shkarkojë pavarësisht se nuk është paraqitur në detyrë. Rama tha se Greqia edhe mundet që ta bllokojë integrimin, por kjo nuk është çështje e BE-së apo integrimit.