-
VIDEO
Basha homazhe në kullën e Isa Boletinit për 28 nëntor, Ndoka: E ka ngatërruar me pavarësinë e Kosovës, ka shkuar të luajë me topa bore
Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Lulzim Basha bashkë me Enkelejd Alibeajn dhe anëtarë të Kryesisë bënë homazhe në Boletin, në kullën e Isa Boletinit në nderim të luftëtarëve të Kosovës që mbështetën Ismail Qemalin.
Kreun e PDK Nard Ndoka bëri një koment për këtë vizitë të Bashës.
“Basha nuk bën asnjëlloj lajmi. Tani po e marr vesh se paska qenë në Kosovë. Shpresoj të ketë shkuar për të luajtur me topa bore me gocat e veta. Nuk përcjell asnjë mesazh. Nuk e di pse e shpenzon kohën për të dhënë mesazhe politike. Ndoshta e ka ngatërruar, ka menduar se është shpallja e pavarësisë së Kosovës.”
Prej vitesh tashmë politika e feston e ndarë Çlirimin e Shqipërisë pasi e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Për Ndokën këto janë kacafytje kot.
“Partizanët tonë duhet të bënin një betejë më të madhe. Gjermania iku u largua vetë jo nga ne, kjo pastaj e zhvlerëson dhe pjesën e luftës tonë. Partizanët kanë dalë në mal dhe kanë vra edhe vëllezërit e tyre. Problemi është se ne e lidhim me çlirimin e Serbisë. Edhe këtu e deshti politika një kacafytje kot.”
-
VIDEO
Federata e opozitës, Nard Ndoka: Mund t’i bashkohet edhe Basha! Qëndrimet e Berishës për kreun e PD, personale
I ftuar në emisionin "Frontline" në Report Tv kreu i PDK Nard Ndoka teksa komentoi idenë e federatës së opozitës të propozuar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se pjesë e saj mund të bëhet dhe kryetari i PD Lulzim Basha pavarësisht se Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi “bashkimi” me të.
-
VIDEO
Sot 111 vjetori i Pavarësisë, Basha homazhe në kullën e Isa Boletinit: Gëzuar ditën e Flamurit
Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Lulzim Basha bashkë me Enkelejd Alibeajn dhe anëtarë të Kryesisë ishin në Kosovë.
-
VIDEO
Sot 68 vjet nga lindja e komandantit legjendar Adem Jashari! Osmani e Konjufca: Çdo 28 nëntor nis nga Prekazi i Jasharëve! Rama: Ngjiti shpirtin në altarin e heronjve
Ky 28 nëntor shënon edhe ditëlindjen e 68-të të heroit legjendar Adem Jashari, i cili së bashkë me familjen e tij e pagoi me jetë çmimin e lirisë. Presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca bënë homazhe në memorialin e Jasharëve dhe thanë se pa heronj të tillë, Kosova nuk do të ishte sot e lirë
-
VIDEO
111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Fier
Edhe në qytetin e Fierit është organizuar një ceremoni për ngritjen e flamurit në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
-
VIDEO
Sali Berisha i vetëm para varrit të Ismail Qemalit, ngatërrohet dhe harron nga të kthehet: Do paketoj Edi Ramën e do e dërgoj në Beograd
Sali Berisha ka mbetur i vetëm. Edhe në Vlorë në vendosjen e kurorës me lule tek varri i Islamil Qemalit tek Sheshi i Flamurit sot paradite ishte vetëm.
-
VIDEO
Sot 111 vjet Pavarësi! Rama, Kurti e Begaj në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit! ‘Parada e shqiptarëve’ për herë të parë në Tiranë
Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Për herë të parë do të organizohet 'Parada e shqiptarëve', me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet. Politika ka uruar ditën e Pavarësisë.
-
VIDEO
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! Flamuri i Shqipërisë krah SHBA-së! Festa në New York dhe urimi nga kryebashkiaku Eric Adams
Edhe në New York të Shteteve të Bashkuara u festua dita e Pavarësisë. Kryebashkiaku Eric Adams ka publikuar foto dhe video nga aktiviteti i organizuar atje.
-
VIDEO
Dita e Pavarësisë, ambasada e SHBA publikon videon nga qytetet e Shqipërisë: Gëzuar, shqiptarët luftuan për kulturën dhe historinë
Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte urimi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga aleati më i palëkundur i vendit tonë. Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një video ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e Flamurit.
-
VIDEO
Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! (27 nëntor 2023)
Gazetari Sokol Dema deklaroi në '5 pyetjet' se aktualisht rreth 70 punonjës policie janë nën hetim nga SPAK pasi janë kapur në përgjimet e aplikacioneve ‘sky’ ku dyshohet se kanë komunikuar në kuadër të bashkëpunimit me grupet kriminale.
-
VIDEO
Shahu dhe politika, Shalsi: Përballë kemi një opozitë që maksimumi ka luajtur me zara! (27 Nëntor 2023)
Reforma në Drejtësi nisi për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë. Kështu u shpreh në emisionin “Kontrast” në Report Tv deputeti i PS Eduard Shalsi, ndërsa nënvizoi se reformat e tjera të qeverisë nuk do të ishin të suksesshme pa atë në Drejtësi.
-
VIDEO
Rama: Drejtësia për 21 janarin mund të vonojë, por s'ka për të munguar! Krim shtetëror, të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit
Nga Vlora në Asamblenë e Përgjithshme të PS kryeministri Rama u ndal tek hetimet për 21 janarin. E ndërsa tha se drejtësia mund të vonojë për këtë çështje, nënvizoi se nuk ka për të munguar. Fajtor për Ramën nuk janë vetëm ata që tërhoqën këmbëzën dhe vranë katër protestues por edhe ata që urdhëruan hapjen e zjarrit.