-
VIDEO
Aksioni opozitar/ Haklaj: Berisha s’mund të krijojë dot parti të re se shpallet organizatë terroriste! Burimi: Opozita s’ka asgjë të humbë
Radikalizmi i aksionit politika opozitar të deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi ishin në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Berisha: Greva opsion! ‘Frymëzohet’ nga çadrat e Bashës: Tmerroi qeverinë, por ua shiti kauzën! Distancë me PL? Ja si përgjigjet ish kryeministri
Sali Berisha paralajmëron përshkallëzim të veprimeve për të bllokuar punën e parlamentit, sikurse ndodhi një ditë më parë. Ai thotë se edhe greva e urisë është një opsion, ndërsa justifikon mungesën e deputetëve të aleatit të tij, Ilir Metës krah opozitës një ditë më parë.
-
VIDEO
PL çon në Kuvend ndryshimet ligjore për oksidin e azotit! Xhixho: ‘Tullumbacja’ ka rrezik të përdoret vetëm për Mjekësi
Partia e Lirisë ka dërguar parlamentit një kërkesë për ndryshime ligjore, për të shpallur të dënueshëm tregtimin e oksidit të azotit jashtë mjekësisë.
-
VIDEO
'Vija të kuqe Kurtit ose harroni marrëveshjen me Serbinë, Mesazhi i analistes nga Kosova një ditë para vizitës së emisarëve në Kosovë
Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian si dhe këshilltarët e sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, mbërrijnë të shtunën në Kosovë dhe në Serbi me qëllim rifutjen e dy vendeve në rrugën e dialogut
Analistja e Kosovës Afërdita Maliqaj gjatë analizës për Report Tv vë theksin tek nevoja e vijave të kuqe që ndërkombëtarët duhet të vendosin për Albin Kurtin
“ Mendoj se Kurti duhet me pas vijat e kuqe. Ka ardhur momenti që dhe BE e emisarët duhet të vendosin vija të kuqe se nëse nuk ka, harroje nëse ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Kurti do të mundohet të zvarrisë situatën siç ka zvarritur cështjen e zgjedhjeve dhe të targave, se atij i intereson të zvarrisë se e ka të vështirë të pranojë të nënshkruajë një asociacion të cilën e ka pasur kauzë gjatë kohës në opozitë” tha ajo.
Të shtunën zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e liderëve të 3 vendeve do të takohen me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç me shprese se do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Zaloshnja për Report Tv: Këto taktika ekstreme kënaqin vetëm simpatizantët e Berishës
Analisti Eduard Zalioshnja ka komentuar në Report Tv kaosin që u krijua një ditë më parë në Kuvend nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
-
VIDEO
Analistja akuzon Kurtin: Në Kosovë është bërë një marketing shumë i madh kundër Edi Ramës!
Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqaj në një analizë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” sot në Report Tv thotë se në Kosovë është bërë një marketing shumë i madh kundër Edi Ramës dhe kjo është shumë e ulët.
-
VIDEO
‘Butrinti’, Zhupa: Qeveria nuk iu përgjigj Kushtetueses! Koncesioni nuk mbron trashëgiminë dhe identitetin kombëtar
Qeveria ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Butrintit thotë në një dalje publike deputetja Ina Zhupa. Sipas saj, kjo është prova që koncesioni i Butrintit nuk mbron trashëgiminë dhe identitetin kombëtar.
-
VIDEO
Pritet buxheti 2024, Arbi Agalliu: Qeveria të mbështesë familjet në nevojë, çmimet janë rritur
Teksa Ministria e Financës po përgatit ndarjen e parave publike për 2024 dhe paketën e re fiskale, PD i kërkon të zbatojë rekomandimet e Bankës Botërore për mbrojtjen e familjeve në nevojë nga rritja e çmimeve, mbështetjen e shtresës së mesme nga taksat dhe uljen e barrës fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme.
-
VIDEO
Noka plas bombën: Drejt mos bindjes civile. Na respektoni ose kuvendit i vëjmë zjarrin (19 tetor 2023)
Flamur Noka është një prej deputetëve demokratë të krahut mbështetës të Sali Berishës që zbatoi planin e përbashkët për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos
-
VIDEO
Fitim Zekthi: Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamur Nokës! Lufta brenda llojit duhet të ndalet
Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se kaosi i krijuar nga opozita sot në parlament tregon natyrën arrogante që ka pushteti politik në Shqipëri.
-
VIDEO
Nga bllokimi i seancës te greva e urisë ? Noka: I vetmi skenar që përjashtohet është bojkoti
Deputeti i PD Flamur Noka nga studioja e “Frontline” në Report Tv i pyetur për skenarët e opozitës për të vijuar aksionin në parlament tha se i vetmi që përjashtohet është bojkoti. Ai nuk përjashtoi as grevën e urisë megjithëse nuk dha një përgjigje pa u konsultuar me grupin e PD.
-
VIDEO
‘Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat’, Flamur Noka nuk tërhiqet : Do t’i vijë radha nëse nuk respektojnë Kushtetutën
Uzurpimi i sallës së parlamentit nga opozita bëri që seanca të shtyhej ende pa filluar, ndërsa deputetët e PD vijuan qëndresën, ndonëse administrata e Kuvendit uli automatin duke fikur dritat. Në një video live në facebook, dëgjohet Flamur Noka i cili kërcënon duke thënë “Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat”. I pyetur në emisionin “Frontline” në Report Tv mbi këtë deklaratë ai nuk u tërhoq nga ajo që tha.