-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Flamur Noka: Do ta kthejnë Kuvendin në binarë me çdo rrethanë! Sot ka pasur nxitje për përplasje fizike
Flamur Noka është një prej deputetëve të PD që zbatoi planin e përbashkët të opozitës për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos
-
VIDEO
PD pushton parlamentin, si vazhdon skenari? (19 tetor 2023)
Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës e kishte përgatitur që në mbledhjen e përbashkët të dy ditëve më parë planin për përmbysjen e Kuvendit duke thyer karriget e kabinetit qeveritar, e duke bllokuar portat hyrëse kolegëve socialist, me qëllim bllokimin e seancës. Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pas kaosit të krijuar, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, u shpreh se qëllimi i planit ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës dhe ia dolën.
-
VIDEO
Grupi i Berishës ‘përmbysi’ Kuvendin, Albana Vokshi pas përjashtimit: Planin e organizuam që në mbledhje, ia dolëm ta bllokojmë seancën! Zgjodhëm një mënyrë jo të dhunshme
Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pasi përmbysën sallën, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se plani ishte parapërgatitur dhe qëllimi ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës
-
VIDEO
Soreca: Garantoni votën e emigrantëve! Celibashi: Dështon nëse s'ka konsensus! Opozita: Mundësitë janë
Një konferencë afro 5-orëshe nuk konkludoi një përgjigje të saktë nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mundësohet vota e emigrantëve. Ajo për të cilët të gjitha palët ranë dakord ishte se emigrantët duhet të votojnë, por për një gjë të tillë duhet konsensus.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, deputeti i Rithemelimit: Bllokuam vendet e ministrave që të rishikojnë kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore! Përjashtimi në shkelje të rregullores
Deputeti Rithemelimit, Luan Baçi thotë në Report Tv se nuk e kanë bllokuar Kuvendin, por është mazhoranca ajo e cila po bllokon punimet duke mos të drejtat e opozitës.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës dalin nga Kuvendi, Bardhi: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin, i pavlefshëm
Deputetët e opozitës kanë dalë nga ambientet e Kuvendit. Gazment Bardhi thotë se nuk e njohin vendimin e përjashtimit për 23 prej tyre.
-
VIDEO
‘Nëse nuk doni të digjet salla…’, Noka kërcënon pas fikjes së dritave në Kuvend
Deputetët e Foltores kanë mbetur në errësirë pas fikjes së dritave në sallën e Kuvendit pas tensioneve të krijuara.
-
VIDEO
Opozita pengon zhvillimin e seancës plenare, Ngjela: Janë në hall, por pushteti nuk merret me 18% të votave
Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv ka komentuar veprimet e sotme të opozitës. Ngjela tha se ata janë në hall, por që të fitosh duhet të kesh pas vetes shumë njerëz
-
VIDEO
Berisha nuk përmbahet: Na fikën dritat se janë ordinerë! Përjashtimi i deputetëve? S’tërhiqemi, s’njohim vendimi
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën ndërsa është shprehur se nuk e njeh vendimin për përjashtimin e deputetëve nga seanca plenare.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Zhupa për Report Tv: PS e ka kthyer në paradhomë të Ramës, do vijojmë ta bllokojmë derisa Parlamenti të zhvillojë seancë normale
Seanca e pazakontë në Kuvendin e kësaj të enjteje përfundoi me përjashtimin për 10 ditë të 26 deputetëve të Foltores të cilët bllokuan vendin Nikollës, penguan ministrat të uleshin në vendet e tyre si dhe u hoqën kartat kolegëve të tyre deputetë për të votuar.
-
VIDEO
Basha kërkon të regjistrojë Statutin e 2 shtatorit dhe rizgjedhjen e tij në krye të PD, sot seanca në Gjykatë
Gjykata e Tiranës nis shqyrtimin e kërkesës së PD për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit. Përfaqësues të PD zyrtare në shqyrtimin e sotëm në Gjykatën e Tiranës, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.
-
VIDEO
Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës heqin kartat për të votuar, i bllokojnë vendin Nikollës dhe pengojnë me karrige ministrat të ulen, përjashtohen me 10 ditë 26 prej tyre
Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës penguan zhvillimin e seancës plenare të kësaj të enjteje, si revoltë për rrëzimin e kërkesës së tyre për komisionet hetimore dhe ndryshimin e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore. Seanca shtyhet për një ditë tjetër, ndërsa PS kërkoi përjashtimin për 26 deputetë të opozitës