-
VIDEO
Me krahë të fashuar, Saimir Korreshi hipën mbi karrigen e ministrit të Ekonomisë
Seanca plenare në Kuvend është anuluar këtë të enjte, ende pa nisur. Ajo që ra në sy ishte edhe Korreshi i cili edhe përse me dorën e fashuar ka rrezikuar duke u ngjitur mbi karrigen e ministrit Ervin Mete.
-
VIDEO
Balla përplaset me Bardhin: Të përdor Saliu! Demokrati: Për ato bandat e tua s’kemi thënë gjë o burrë
Një përplasje në distancë mes Ballës dhe Bardhit u pa jashtë dyerve të Parlamentit, teksa demokrati po mbante një fjalë për mediat. Në kamera u pa momenti kur Balla akuzoi Bardhin se përdoret nga Berisha. Por edhe demokrati e pati një përgjigje duke u shprehur se e përdorin bandat.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës ngujohen në Kuvend, dëgjojnë këngën patriotike: Mora fjalë
Deputetë e opozitës të cilët nuk lejuan që të zhvillohet seanca normale plenare, janë ‘ngujuar’ brenda ambienteve të Kuvendit dhe për tu frymëzuar po dëgjojnë këngë patriotike.
-
VIDEO
Demokratët në ‘luftë’ edhe në konferencën e KQZ, Alibeaj i merr radhën e fjalës Tabakut: Do flas tani
Enkelejd Alibeaj, nuk ka lejuar që kolegia e saj demokrate Jorida Tabaku të marrë fjalën para tij në këtë konferencën e KQZ dhe OSBE-së. Pas fjalës së Gjiknurit, KQZ ftoi Tabakun të merrte fjalën, por u kundërshtuar nga Alibeaj duke mos e lejuar kolegen demokrate të flasë.
-
VIDEO
Votimi i emigrantëve, Mediu: Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të dalë nga absurdi i politikës! Duhen ekspertë nga OSBE/ODIHR
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur në konferencën e zhvilluar nga KQZ e OSBE për reformën zgjedhore. Mediu u shpreh se komisioni i reformës në fjalë do duhet të dalë nga absurdi i politikës ndërsa shtoi se duhet të ketë ekspertë nga OSBE.
-
VIDEO
Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita!
Deputeti i Foltores, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita
-
VIDEO
Pa drita, me seancë të bllokuar dhe Foltore që e mban peng, Berisha: Sot nis beteja jonë e parë me këta gangsterë
Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë në kuvend me drita fikur, ndonëse seanca plenare u mbyll dhe deputetët e mazhorancës dhe PD, u larguan. Berisha ka zaptuar Foltoren teksa mban një fjalë live në Facebook me drita të sajuara nga deputetët e tij, ndërsa thotë se beteja e tij sapo ka nisur.
-
VIDEO
Kreu i grupit të PS: Asgjë nuk justifikon dhunën ndaj institucioneve! PD do ndryshojë Komisionin e Ref. Zgjedhore kur të sjellin një bashkëkryetar që ka konsensus
Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi para ambienteve të Kuvendit tha se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucioneve duke ju referuar bllokimit të seancës nga opozita. Çuçi i pyetur në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, u shpreh se do të bëhet kur të sjellin një bashkëkryetar që ka konsensus
-
VIDEO
Terr në Kuvend, deputetët e opozitës protestojnë me drita fikur, i ndezin dritat njëri-tjetrit, Vokshi: Parti e errësirës, kujtojnë se do ikim
Deputetët e opozitës janë duke zhvilluar ‘protestën’ e tyre në sallën e Kuvendit pa drita. Pasi mazhoranca dhe PD e Bashës janë larguar nga seanca, deputetët e opozitës i bëjnë dritë njëri-tjetrit në Kuvend.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Bardhi: Do vijojmë të bllokojmë seancën derisa PS të reflektojë! Na detyruan të sillemi kështu, se ne nuk duam
Gazment Bardhi ka folur për kaosin e shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës duke bllokuar Foltoren. Bardhi tha se shpreson se nga kjo revoltë të reflektojnë deputetët e mazhorancës.
-
VIDEO
Opozita bllokoi parlamentin, Felaj: Shtyhet për ditë tjetër seanca plenare! Hoqën kartat nga ulëset e deputetëve
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pasi opozita ka bllokuar Foltore, ka njoftuar se seanca plenare është shtyrë për një ditë tjetër.
-
VIDEO
Braçe nxjerr pamjet brenda sallës, Berisha i vetëm, deputetët e tij nxitojnë të rrëmbejnë karriget e ministrave
Deputeti socialist Erion Braçe ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë rrëmbyer karriget e ministrave, për t’u ulur vetë aty.