• VIDEO

    Përfundon takimi 'kokë më kokë' mes Ramës dhe Osmanit, nisen drejt Vilës 30

    Ka përfunduar takimi ‘kokë më kokë; mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit, Rama dhe Osmani janë nisur drejt vilës 30 në Tiranë.

  • VIDEO

    ‘Ethet’ e ndryshimit në qeveri, Rama mbledh sot pasdite Asamblenë e PS! Çfarë pritet të ndodhë

    Kryesocialsiti Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Asambleja pritet me interes edhe për shkak se zëra për ndryshime në kabinetin qeveritar, nuk janë mohuar asnjëherë nga krerët e selisë rozë.

  • VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: E dimë kush provokon, por duhet të bëjmë zgjidhje të mençura! Duhet mbështetja e ndërkombëtarëve

    Presidenti Bajram Begaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës, gjatë konferencës me Vjosa osmanin. Begaj tha se dihet kush është ai që provokon, duke iu referuar këtu Serbisë, por tha se në këto situata duhet të bëjnë zgjidhje të mençura dhe duhet të kenë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

     
  • VIDEO

    Tensionet pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Osmani në Tiranë: Çdo diskutim i momentit është tejkaluar, marrëdhëniet e shkëlqyera

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Tiranën, për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive. Osmani tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe çdo diskutim i momentit është tejkaluar.

     
  • VIDEO

    Osmani në Tiranë, Begaj: Kosova është prioriteti ynë kombëtar, marrëdhëniet tona shumë të mira

    Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira.

     
  • VIDEO

    Nikolla prezantoi Bashën si kreun e grupit, Paloka: Nëse unë mbledh 2 mijë vota dhe zgjidhem kryetar i PS, ça do bëni?

    Deputeti Edi Paloka ka reaguar pasi Lindita Nikolla prezantoi Bashën si kryetar të grupit të PD. Në Kuvend, Paloka ngriti pyetjen se çfarë do bënte PS nëse do të ai do të mblidhte 2 mijë veta dhe do zgjidhej kryetar i PS.

    “Sot dua t’ju vë para një situate të tillë se po shoh se nuk po e kuptoni… nëse nesër unë mbledh 2 mijë vetë në një sallë dhe e quaj Kuvend të PS dhe zgjidhem kryetar, sekretar e të tjera me ‘ar’ prapa, dhe u them se jam kreu i grupit të PS, çfarë do bënit ju? Kuptoje kështu dhe mos u bëni qesharake si ata. Vjen dikush që u thotë se jam zgjedhur kryetar i PS dhe ju e pranoni”, u shpreh Paloka.

  • VIDEO

    Xhaferraj ironizon Nikollën: Jam konfuz, po na propozoni që të zgjedhim si kryetar grupi të PS mes Bashës dhe Çuçit?

    Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar me ironi në lidhje me njoftimin që bëri sot kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla se kryedemokrati Basha është zgjedhur edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

    Xhaferraj: Unë jam shumë konfuz. Nuk arrita që të kuptoj fare. Ju na propozuat midis Çuçit dhe Bashës se kush do të zgjidhet kryetar grupi. Jam konfuz

    Nikolla: Këto grupe retorike mund ti bëni diku tjetër. Nuk bëra thirrje. Edhe një herë asnjë gjë…Jeni konfuz. Po e tërhiqni Kuvendin në një situatë të paprecedentë. Po ju them…

  • VIDEO

    Basha e largoi si kryetar i Grupit të PD, ironizon Bardhi: Mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë

    Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit. Bardhi tha "mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë".

    Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit.

  • VIDEO

    Bardhi i ftoi në takim, Berisha konfirmon pjesëmarrjen: Do shkojmë

    Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe deputetëve të tij besnikë në takimin e thirrur të martën nga Gazment Bardhi.

    Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
    Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.
    Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.
    Pyetje: Do të merrni pjesë në tryezë nesër?
    Sali Berisha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.
    Pyetje:Për negociata apo bashkim?
    Sali Berisha: Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës. 

  • VIDEO

    Nikolla lexon njoftimin e PD për zgjedhjen e kreut të grupit parlamentar, Basha dhe Bardhi debatojnë gjatë fjalës së Berishës

    Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindiat Nikolli lexoi njoftimin e PD për zgjedhjen e Bashës kryetar të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit është parë duke debatuar me Lulzim Bashën, në një kohë kur Berisha kishte marrë fjalën për të folur.

  • VIDEO

    Bardhi i përgjigjet Nikollës: Harrojeni se PS zgjedh kreun e grupit të PD! Kryeparlamentarja: Po bëheni qesharak

    Gazment Bardhi i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar ashpër pas njoftimit që dhaNikolla se Basha është kreu i grupit. Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD.

     
  • VIDEO

    Basha i përgjigjet Bardhit: Je shkarkuar, postin e kreut të grupit do ia delegoj një nga nënkryetarëve

    Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Gazment Bardhit nga oborri i Kuvendit. Basha tha se Bardhi është shkarkuar nga kreu i grupit, ndërsa këtë detyrë që kuvendi kombëtar ia kaloi atij një ditë më parë, tha se do t’ia delegojë një nga nënkryetarëve.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv