-
VIDEO
Korreshi: Mbështes negociatat e Berishës me Bardhin! Fryma opozitare të ngrihet në një grup të vetëm parlamentar
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i cili nuk e njeh rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv është shprehur pro negociatave të Sali Berishës me Gazment Bardhin, për të bërë një bashkim në sesionin e ri parlamentar
-
VIDEO
Berisha: Po bëjmë negociata me grupin e Gazment Bardhit që të arrijmë bashkim masiv
Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat ka bërë me dije se deputët e tij do të kërkojnë negociata me grupin e Gazment Bardhit për të arritur një bashkim masiv
-
VIDEO
Berisha mbledh deputetët e tij besnik, merr në mbrojte Fredi Belerin: Po e mban Rama peng
Sali Berisha ka mbledhur sot deputetët e tij e besnikë pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Në fjalën e tij Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, për të cilin tha se po e mbahet si i burgosur politik.
-
VIDEO
Ngjela: Nano, politikan me personalitet! Krijoi parti moderne përballë partisë së Saliut pjesë e PP!
Fatos Nano krijoi një parti moderne nga partia më konservatore e më ‘injorante’ e serës së majtë në Europë” ky është vlerësimi i avokat Spartak Ngjela për liderin historik, themeluesin e Partisë Socialiste i cili prej një jave vijon të jetë i shtruar në reanimacion. Në një intervistë për Report Tv Ngjela paraditen e sotme thotë se Nano arriti të krijonte një parti moderne socialdemokrate duke dhënë një ndihmesë të madhe në demokracinë e vendit dhe se historia duhet të shkruajë për rolin e tij në sistemin politik shqiptar.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës, PD merr hapin e parë, do regjistrohet si subjekt zgjedhor! Detaje çfarë u diskutua mbrëmë në mbledhjen e kryesisë
Ndonëse nuk ka ende një kandidat Partia Demokratike hedh hapin e parë për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator.
Report TV mëson se PD do të regjistrohet si parti politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është 1 shtatori, ndërsa PD po pret sugjerimin e kryesisë së degës së Kukësit për të vendosur nëse do nxjerrë kandidat apo jo.
-
VIDEO
Basha mbledh Kryesinë, i bashkohen 19 anëtarë! Grupi i Bardhit sërish bojkot
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e përkohshme të PD-së Kryesinë, ku në fakt merr pjesë vetëm ai grupim i PD që e njeh si kryetar të selisë blu, ndërsa është bojkotuar nga grupi i Gazment Bardhit.
-
VIDEO
Po zgjatet qëllimisht paraburgimi i Belerit? Rama: S’i ndërhymë SPAK! Ja komenti për Ahmetajn dhe 5 kryebashkiakët në paraburgim
I pyetur nëse paraburgimi i Belerit po zgjatet qëllimisht nga qeveria shqiptare në mënyrë që të mos betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Rama e mohon kategorikisht. Ai shprehet se qeveria nuk ndërhyn në punët e SPAK e për këtë solli si shembull faktin se shumë zyrtarë të lartë, pjesë e PS-së janë në kërkim dhe në paraburgim nga Prokuroria e Posaçme.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës, PD ende pa kandidatë, Pampuri: Ia kemi lënë në dorë degës! Bardhi dikur krahu i djathtë i Bashës, koha do të tregojë rolin e tij
PD nën drejtimin e Lulzim Bashës mbledh të shtunën e 2 shtatorit Këshillin Kombëtar ku pritet të miratohen ndryshime të statutit dhe ti hapë një rrugë të re opozitës në betejën e saj për të rrëzuar qeverinë Rama
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: Goditja e grupit kriminal pritet të zbardhë edhe vepra të tjera penale
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të japë detaje në lidhje me një operacion ku është goditur një grup kriminal, në fushën e vrasjeve, rrëmbimeve apo shpërthimeve me lëndë plasëse. Sipas Ballës, është bërë e mundur që të arrestohen disa persona si dhe janë parandaluar ngjarje të rënda kriminale.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: Do të presim çdo fije të lidhjes së krimit me policinë! Vijojnë hetimet për informatorë të tjerë
Çdo fije e lidhjes së krimit me Policinë e Shtetit do të pritet, teksa hetime për të tjerë informatorë të krimit me uniformë janë në vijim. Angazhimin e ka shprehur ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pyetur nëse besimi i shqiptarëve te policia është lëkundur pasi SPAK së fundmi ka prangosur oficerë policie, që i shërbejnë grupeve kriminale.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: S’ka asnjë rrjedhje informacioni nga sistemi ‘TIMS’ dhe s’kemi bërë kallëzim
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një dalje për mediat u pyet në lidhje me rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Balla tha se nuk ka asnjë rrjedhje informacioni si dhe asnjë kallëzim në prokurori.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: S’ka pasur asnjë kërkesë për të rritur sigurinë për Altin Dumanin! Lajmi i pavërtetë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla hodhi poshtë zërat se janë shtuar masat për të garantuar sigurinë e kreut të SPAK, Altin Dumanin.