• VIDEO

    Mjekët e rinj detyrim 5 vjet pune në Shqipëri (21 korrik 2023)

    Studentet e mjekesise nuk do te mund te terheqin diplomat e tyre pas perfundimit te ciklit te studimeve pa kryer 2-5 vite pune ne sistemin publik apo privat. Kjo do te ndodhe pas nje marreveshje qe studentet duhet te nenshkruajne me institucionet publike te perfshire ne kete ceshtje. Nese studentet nenshkruajne marreveshjen do te perjashtohen nga taksat dhe perfitojne mbeshtetetje nga shteti , nese ata refuzojne ta firmosin marreveshjen atehere ata duhet te paguajne tarifa te larta per shkollimin e tyre. Zgjedhja mbetet e studentete te cilet me sa duket ligjin e miratuar me 71 vota ne parlament e te kundershtuar fort me protesta prej tyre, do ta cojne ne Kushtetuese.Studentet kane paralajmeruar se nuk do te pranojne te nisin vitin akademik ne keto kushte. Na ndiqni sonte ne nje debat per kete teme sensitive me Andia Ulliri @ Mirela Çërraga Karabina Qamil Dika Dritan Gremi Praxis Aurora Dollenberg Gevio Tabaku Ilda Dhori

  • VIDEO

    Të dielën zgjedhje, Rrogozhina rivoton kryebashkiakun! Në garë sërish Memolla e Hoxha! Të dënuarit nuk do të votojnë

    Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës me të drejtë vote, do të dalin sërish në votime të dielën, pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit nga Kolegji Zgjedhor. Në burgun që vulosi fitoren e PS më 14 maj, me 21 vota diferencë nuk do të ngrihet qendër votimi

  • VIDEO

    Lobimi i LSI-së në SHBA, ish-deputeti që bëri denoncimin në SPAK: Afera kap vlerën 1.2 mln dollarë! Meta, Kryemadhi, Vasili e Tavo rrezikojnë burg

    Sipas Valterit, pas Vasilit radhën për tu thirrur në SPAK do të ketë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Valteri tha se ai ka përpiluar një dosje konkrete që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi

    • VIDEO

      Shabani në Report Tv: Opozita sulmon SPAK, e dinë se radhën do ta ketë Berisha e Meta! Demaliaj: Pandëshkueshmëria ka sjellë korrupsion në vend

      Kryetari i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani thotë se po vjen koha e fundit të pandëshkueshmërisë! I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, Shabani tha se opozita duhet të ishte e para që duhet të mbështesë aksionet e SPAK, por përkundrazi po e sulmon. Ky sulm sipas Shabanit, vjen pasi e dinë që sot është radha e ministrave të qeverisë, e nesër do të jenë ish-ministrat e qeverisë së kaluar

    • VIDEO

      Reforma Zgjedhore pa rezultat, shkon në shtator shtyrja e afatit! Gjiknuri e Alibeaj kërkuan kohë! Bardhi: Vendosim në shtator

      Komisioni i Reformës Zgjedhore, i ngritur një vit e gjysmë më parë, ka prodhuar zero rezultate. Kjo ishte arsyeja që dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri e Enkelejd Alibeajt i kërkuan Kuvendit të zgjasë mandatin e tij, por Gazment Bardhi refuzoi duke deklaruar se fillimisht duhet rikonceptuar mënyra se si do të ecet përpara

    • VIDEO

      Meta: Pr/ ligjet e votuara dje në Parlament, antikushtetuese! Rama u hapi rrugë trafikantëve me legalizimin e kanabisit, ministrja s’pyeti studentët e mjekësisë

      Ish presidenti Ilir Meta ka komentuar votimet e projektligjeve të rëndësishme në seancën maratonë plenare ditën e djeshme. Duke i quajtur antikushteutese e të turpshme, Meta thotë se me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. Nga ana tjetër, një kritikë e pati edhe për punësimin me detyrim të studentëve të mjekësisë, ku tha se studentët nuk janë pyetur fare.

    • VIDEO

      PL akuza Veliajt: SPAK ta hetojë për inceneratorin e Tiranës

      Nënkrytari i PL-së, Endrit Braimllari ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ëhstë ideator i aferës korruptive në çështjen e incenerartorëve. Braimllari thotë e në Veliaj nuk pati guximin të përballej me këshilltarët e opozitës për këtë çështje.

    • VIDEO

      Nuk janë si më parë, Berisha e Meta nuk përmendin emrin e njëri tjetrit! A do kemi vjeshtë 'të ftohtë' mes dy aleatëve?

      Marrëdhëniet mes Sali Berishës Berishës dhe Ilir Metës duket se nuk janë më si më parë.

      Si Ilir Meta dje as Sali Berisha sot nuk e përmendën emrin e njëri tjetrit kur u pyeten nga gazetarët në konferencat respekive në selitë e tyre. Duket që ka një ftohje mes tyre.

      Pyetjes si do të jetë rruga në shtator për Partinë e Lirisë, me PD-në apo pa PD-në, Ilir Meta iu përgjigj diplomatikisht “me aleatët tanë” po pa përmendur Sali Berishën

      Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Berisha sot në konferencë për shtyp

      Pyetjes së një gazetari nëse në vjeshtë rruga e PL dhe e PD do të jetë e përbashkët apo e ndarë me Ilir Metën? 

      Berisha iu përgjigj pa përmendur fare emrin e tij por foli për  “një aleancë e fuqishme”

      Pyetjes “Pa apo me Ilir Metën ? Berisha: “Pse do të caktoj unë kryetarin e Partisë së Lirisë. Sigurisht me krytarin”

    • VIDEO

      Berisha: Do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta

      Në konferencën për median Sali Berisha tha se do të bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta të fuqishme në lidhje me atë që e quan afera e inceneratorëve.

      “Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite. Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk është hequr dorë, jo.

      Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta”, tha Berisha.

    • VIDEO

      Bashkëpunim me Lulzim Bashën? Sali Berisha: Vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion

      Sali Berisha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Për të përcjellë mesazhin që kjo nuk do të ndodhë kurrë bëri një paralelizëm duke thënë se do të bënte koalicion me Bashën aq sa do të bënte me Ramën.

    • VIDEO

      Dosja e inceneratorëve, Berisha: Edi Rama do të bëjë kurban Niko Peleshin

      Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po përpiqet të shmangë përgjegjësitë e tij në lidhje me inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës dhe se do të bëjë kurban Niko Peleshin.

    • VIDEO

      Veliaj në Gosë të Rrogozhinës: 'Saliu mendon siç ka familjen e tij, vidh e shkatërro; Ne flasim me punë dhe ecim vetëm përpara'

      Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, të cilët i ftoi që më 23 korrik të votojnë kandidatin Edison Memolla.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv