-
VIDEO
Nis festa! PS merr Rrogozhinën, Edison Memolla fiton bindshëm përballë Shkëlqim Hoxhës së “BF”
Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Rrogozhinës. Pas rispërsëritjes së zgjedhjeve ditën e djeshme, me numërimin e kutisë së fundit, rezultoi se fitues me rezultate të thella, ishte Edison Memolla. Ky i fundit ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, numërohet kutia e fundit! Pritet nga momenti në moment rezultati, i pranishëm vetëm kandidati i PS-së
Është numëruar kutia e fundit për zgjedhjet në Rrogozhinë. Pritet nga momenti në moment rezultati. I pranishëm për t'u njohur me rezultatin është vetëm kandidati i PS-së, Edison Memolla
-
VIDEO
Begaj takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Pustec: Mirëqenia e qytetarëve sfidë për dy vendet! Pendarovski: Procesi i Berlinit iniciativa e duhur për shtetet e Ballkanit
Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve e tha se sfidë e përbashkët mes tyre është krijimi i kushteve për një mirëqënie më të mirë për qytetarët. Sipas Begajt kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunimit
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Kandidatët politik s’kanë pse shkojnë nëpër qendra votimit! Të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi. Celibashi u shpreh se procesi po shkon mirë dhe se nuk ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike. Po ashtu Celibashi u bëri thirrje kandidatëve dhe përfaqësuesit politik të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale. Sa i takon fotografimit të votës, Celibashi u shpreh se kjo përbën shkelje të rëndë.
-
VIDEO
Zgjedhjet ne Rrogozhinë, nënkryetarja e KQZ-së: Kemi vënë re prezencën e personave të paautorizuar në Qendrat e Votimit
Nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku në një prononcim për mediat tha është vënë re prezencën e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.
-
VIDEO
Kandidati i PS-së për Rrogozhinën: Qytetarët të marrin pjesë në votime
Kandidati i PS, Edison Memolla në një deklaratë për mediat ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë ku ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht. Memolla tha se nuk ka frikë nga rezultati pasi herën e parë e ka marrë mesazhin e fitores.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi mbërrijnë në QV-në që u ndërpre votimit
Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e Votimit 22-23, qendër në të cilën u shënua një incident pasi procesi u bllokuar për pak minuta për shkak se një çift fotografoi votën. Pas një ndërprerje prej 30 minutash, procesi i votimit rifilloi.
-
VIDEO
Kandidati i BF-së thyen heshtjen zgjedhore: Hesapet i kam me Veliaj
Kandidati i Bashke Fitojmë për Rrogozhinën Shkëlqim Hoxha ka thyer heshtjen zgjedhore, ndërsa tha sot se sfidën e ka më Erion Veliajn.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë: Veliaj do marrë këtu përgjigjen që nuk i dha Këlliçi në Tiranë
Shkëlqim Hoxha kandidat i Bashkë Fitojmë për Rrogozhinën u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
-
VIDEO
Sot zgjedhje, Rrogozhina rivoton kryebashkiakun! Në garë sërish Memolla e Hoxha! Të dënuarit nuk do të votojnë
Ditën e sotme, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë
-
VIDEO
'Nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po as aq i keq sa thonë ata që s'më njohin nga afër' Rama mbyll podcastin dhe nis pushimet! 'Flasim' në shtator
Me kampionin e karatesë kryeministri Edi Rama mbyll podcastin online “Flasim” të nisur si eksperiment në prill të këtij viti.
Episodin e parë e nisi më 8 prill në Facebook kur në studio foli me shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Çalja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët kishin marrë edhe gradën kolonel.
Kryeministri Rama e shfrytëzoi këtë format të ri komunikimi si mënyrë të re për të shkuar tek elektorati i tyre në prang të fushatës elektorale që do të niste për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023
Dhe eksperimenti social ka rezultuar i suksesshëm pasi videot e podcastit morën mijëra vieës ndërsa të ftuar ishin personalitete të njohura të botës së artit, kulturës, sportit dhe jo vetëm.
Në podkastin e sotëm ai u përshëndet me të gjithë ndjekësit e tij duke paralajmëruar se do të rikthehet në shtator “Flasim”
“Nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po nuk jam as aq i keq sa thonë ata që nuk më njohin nga afër. Shihemi në sezonin e ardhshëm, në muajin shtator!” tha Rama.
Marrja e rolit të ‘gazetarit’ të kryeministrit Rama u pa me skepticizëm nga eksertët e medias.
-
VIDEO
Rama në podkast: Tirana, një vend ku me Airbnb bëhet nami! Mund të dalim aeroporti i parë në rajon, t'ia kalojmë dhe Beogradit
Tirana tashmë është kthyer në një ’magnet’’ për turistët. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur 6.5 dhe 7 milion pasagjerë.