-
VIDEO
'Berisha s'mund të jetë e ardhmja e opozitës, oferta e tij është vdekje' thotë Ergys Mërtiri! Analisti për Report TV: Edhe Bardhi po kërkon ta fusë PD-në në qorrsokak
Për Mërtirin fitorja e Rrogozhinës për Ramën ishte fitore aforfe pasi Berisha nuk është kundërshtar por një argëtues përballë tij.
-
VIDEO
Në PS mbajnë frymën, cili është plani i Ramës në asamble? (24 korrik 2023)
-
VIDEO
7 deputetë kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, sekretari ligjor: Kërkesë antistatutore, patericat e Berishës po heqin vëmendjen nga humbja në Rrogozhinë
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka reaguar pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë ndaj Gazment Bardhit që kërkojnë anulimin e procesit për zgjedhjen e kreut të Partisë. Sefa thotë se kërkesa e tyre është anti-statutore dhe se anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehen vetëm me vendime. Në reagimin e tij, Sefa thotë se çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për Edi Ramën. Sipas tij, çdo përpjekje për të dëmtuar këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e radhës të Berishës në Rrogozhinë.
-
VIDEO
Fitoi zgjedhjet e Rrogozhinës, Rama i jep një 'bravo të madhe'
“Bravo të madhe!” kryeministri Edi Rama nuk fsheh entuziazmin pas fitores së kandidatit socialist Edison Memolla të zgjedhjeve të përsëritura dje në Rrogozhinë.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm shkon në Kukës prezanton prefektin e ri, i kërkon të verifikojë çdo vendim të këshillit bashkiak! Balla: Roli i prefektit duhet rishikuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla udhëtoi vetë drejt Kukësit për të prezantuar prefektin e ri, Albert Halilaj.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Gështenja: Duhet proces legjitim, partia s’është pronë e një njeriu
Dy deputetët e PD-së kanë njoftuar Bardhin të ushtrojë kompetencat që i njeh statuti.
276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, kundër zgjedhjeve të 29 Korrikut. Deputetët: Njoftuam Sekretarin e Përgjithshëm, të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti
-
VIDEO
Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha paralajmëron protesta
Ish kryeministri Berisha ka paralajmëruar protesta pas humbjes së zgjedhjeve për herë të dytë në Rrogozhinë.
“Me vjedhjen e Bashkisë së Rrogozhinës, Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit, të djegëseve, vjedhjen e tmerrshme me Pyllin Orbital, vjedhjet e tyre të tmerrshme që arrijnë në 138 miliardë lekë sipas KLSH, me vjedhje të tmerrshme që vetëm në dogana e tatime arrijnë në 104 miliardë lekë, por përkundrazi ftoj shqiptarët, në emër të shpresës, në emër të besimit të tyre te liria, të ngrihen kundër këtij regjimi, i cili është një armik i egër i qenies së shqiptarëve.
Opozita mbyll sot një etapë, në të cilën ajo nuk gjeti asnjë befasi. Ajo paralajmëroi shqiptarët tre muaj më parë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por paralajmërimi ishte paralajmërim. Faktet, dokumentet, ishte detyrimi i saj t’i paraqiste para shqiptarëve dhe ketë ne e bëmë me vendosmëri gjer ditën e sotme.
Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, që e do këtë vend, që beson se ai dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme jo si shtet mafioz, jo si narkoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin, asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë, të qëndrojnë për liri dhe dinjitet të vetin dhe vendit të tyre.”- thotë Berisha.
-
VIDEO
Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha nuk surprizon, s’pranon humbjen: Ja rrëmbeu Veliaj votat kandidatit të ‘BF’
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar sërish humbjen edhe për Rrogozhinës.
“U mbyll me Rogozhinën në mënyrën më kriminale sepse mandatin të cilit ja dhanë qytetarët e Rrogizhinën kandidatit të BF, ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi, rezultati ishte mbyllur nga qendra e paligjshme në burgun e Rrogozhinës, e cila ishte e përjashtuar nga gara elektorale. Shkelmuan, në mënyrë të padenjë, antiligjore votën e qytetarëve të Rrogozhinës. Unë ju them këtu se, u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2014. Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetareve, biznesmenëve, zgjedhësve të Rrogozhinës. Terror i të gjitha formave. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura, fletëvotime të përgatitura paraprakisht. Votime në grupe, familjare, të gjitha provat e shëmtuara. Gjitha kjo farsë u drejtua nga Veliaj, i cili në përfundim të saj, pranoi se shqiptarët na duan. Pranoi se fituam. Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, skandalet seksuale, arratisjes së shekullit, pas shpërthimit të ri të gjirizeve të aferës së tmerrshme korruptive, të mendosh se shtohen votat do të thotë të jesh me koeficient intelektual afër zeros.”- thotë Berisha.
-
VIDEO
Rama mbledh Asamblenë e PS-së të mërkurën! Ja çfarë pritet të ketë në fokus të fjalës së tij kryesocialisti
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite, në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se fokusi i kësaj mbledhjeje mes selisë rozë do të jetë tek ndarja e detyrave e përgjegjësive për kryebashkiakët e rinj e drejtues të qarkut
-
VIDEO
Urdhërarresti për ish zv kryeministrin, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn! I nis kërkesë Interpolit
Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë "arrest në burg " për Arben Ahmetajn
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë 'shuplakë' më e fortë Berishës e Metës! Edison Memolla i PS-së fiton thellë: Ia dolëm! Do e transformoj në qytet elitar
Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Fitorja këtë herë nuk ishte me 21 vota diferencë por me 1752 vota.
-
VIDEO
Fitoi thellë Rrogozhinën, Memolla falënderon votuesit: Jam mirënjohës, këto dy muaj reflektuam për gabimet që bëmë më 14 maj! Tani kemi vetëm punë
Kandidati me pritshmëri më të larta për fitore për zgjedhjet e Rrogozhinës ka falenderuar qytetarët për besimin. Edison Memolla i PS-së tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.