Veliaj në Gosë të Rrogozhinës: 'Saliu mendon siç ka familjen e tij, vidh e shkatërro; Ne flasim me punë dhe ecim vetëm përpara'

21 Korrik 2023, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2023-07-21 13:56:49

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, të cilët i ftoi që më 23 korrik të votojnë kandidatin Edison Memolla.