Bill Clinton në Tiranë: Kur isha i ri e shihja në hartë Shqipërinë si një mister, kurrë se kisha menduar që do vija këtu si President

3 Korrik 2023, 20:22

Presidenti i 42-të i SHBA, në fjalën e tij para kryeministrisë tregoi se si është njohru me Shqipërinë në moshën 18-vjeçare kur ishte në shkollë. Clinton tha se kur studionin Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thonin që ndalohej hyrja. Ai thekson se kurrë nuk e kishte menduar se do ta vizitonte Shqipërinë, madje edhe si president. Clinton theksoi se është mrekulluar me zhvillimin e Shqipërisë në këto vite.