-
VIDEO
Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit! Mbërrin në Shkup, takohet me Kovacevskin
Kryeministri e nis turin ballkanik sot në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë
-
VIDEO
‘Ku i keni çuar fëmijët të studioni?’ Vokshi përplaset me Nikollën! Kryetarja e Kuvendit: Po flet përçart
Kryetarja e Kuvendi Lindita Nikolla është përplasur me deputete Albana Vokshi, në diskutimet për projektligjin për Universitetin studimet për Mjekësi.
-
VIDEO
Tabaku: Situata dramatike e mjekëve nuk zgjidhet me forcë! E pamundur të diskutohen projektligje kaq të rëndësishme në 2 javë
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë. Duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.
-
VIDEO
Balla: Mos u bëni mish për top për një gjë që i bën mirë interesit publik! Po motivojmë mjekët ashtu siç bëmë me ju që latë emigracionin për t'u bërë ligjvënës
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Flutura Açkës duke thënë se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu sic kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri.
-
VIDEO
Projektligji i qeverisë për studentët e Mjekësisë, Açka: Masë shumë ekstreme, nuk jeni konsultuar me grupet e interesit
Deputetja e Partisë Demokratike Fltura Açka e ka cilësuar si ekstreme projektligjin e qeverisë studentët e Mjekësisë. Sipas Açkës, është masë drastike dhe se nuk është diskutuar me grupet e interesit.
-
VIDEO
Sot Kuvend, guvernatori Genc Sejko do të prezantojë raportin e BSH-së për 2022
Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme, ndërsa pritet që të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022 nga guvernatori Genc Sejko.
-
VIDEO
Ligji kundër largimit të mjekëve (5 korrik 2023)
Qeveria shqiptare prezantoi ditën e sotme projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.
-
VIDEO
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri: Mentoi Kikia në ‘Repolitix’: Masa emergjente! Të hartohet edhe për agronomët e profesionet e tjera
Gazetari Mentor Kikia foli në Report Tv për projektligjin e qeverisë për detyrimin e studentëve të mjekësisë 5 vite në vendin tonë. Kikia thotë se e mbështet këtë zgjidhej pasi jemi në kushtet ku vendi mund të mbesë pa mjekë, por sipas tij janë një sërë problemesh të tjera pasi politika shqiptare ka dështuar për të motivuar të rinjtë që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Kikia ngrenë alarmin edhe për profesione të tjera, si agronomët, ku thotë se qeveria duhet të marrë masa pasi mundtë ngelim edhe pa agronomë. Ai thotë se ka vetëm 260 agronomë në vend.
-
VIDEO
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Synojmë të frenojmë largimet! Gjini: Ju sigurojmë shqiptarëve shërbim për vitet e ardhshme
Qeveria shqiptare prezantoi ditën e sotme projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.
-
VIDEO
Atentati ndaj Bejtjas, eksperti Softa: Duhet të kontrollohen personat që futen në administratë, mund të kenë lidhje me krimin! Dema: Misteri, nuk është pyetur ende shënjestra
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë ka vënë policinë në lëvizje për të hetuar shkaqet përse ishte sërish shënjestër por nuk dihet se ku ndodhet.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal te Ramzan Sino, 29-vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, i cili mbeti viktimë nga atentati që u bë kundrejt këtij të fundit. Ai punonte si shofer pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë ndaj Softa thotë se duhet të ketë filtër kontrolli dhe këto personazhe që kanë lidhje me krimin s’duhet të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Vizita e Bill Clinton në Tiranë, Demalia: Turp për ata që e sulmuan! Rama të tregohet më tolerant, ta takojë Kurtin
Analisti Ilir Demalia ka komentuar në Repor Tv vizitën e Presidentit të SHBA, Bill Cilnton në Tiranë. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Demailia tha se vizita e tij tregon mirënjohjen e Clinton për popullin shqiptar.
-
VIDEO
Humbi 54 bashki, Berisha vijon me justifikimet dhe publikon 5 dosje: Fakte të vjedhjes! Rama po përdor sërish Bashën si limon të shtrydhur
Një raport me gjetje se zgjedhjet e 14 majit janë vjedhur e manipuluar u prezantua nga grupi i Rithemelimit. Teksa humbi 54 bashki, Sali Berisha e ka quajtur procesin e votimit farsë për të cilën thotë se ka 5 dosje me shkeljet e 14 majit.