-
VIDEO
247-vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Kim: Populli amerikan dhe ai shqiptar janë të ngjashëm! Mos u dorëzoni kurrë për një të ardhme të drejtë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e saj në kuadër të festës së organizuar për 247 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
-
VIDEO
Muzhaqi: Mbështesim të rinjtë, së shpejti nis zbatimi i garancisë rinore! Trajnime, kurse profesionale me mbështetjen e shtetit ose punësim për të rinjtë
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli në kuvend për projektligjin për nxitjen e punësimit dhe atë të strehimit social. Në fjalën e saj, Muzhaqi tha se ky është një projektligj i rëndësishëm që synon mbështetjen e të rinjve në situatë vulnerabël, ndërsa projektligji i strehimit social i ndihmon të sigurojnë banesën e tyre të parë.
-
VIDEO
Situata në PD, Demalia në Report Tv: S’ka më reformim, kjo parti u krijua nga bashkëpunëtorë të sigurimit! Karabina: S’mund të qëndrojë më pa lider
Dritëhijet e procesit që (de)legjitimon Lulzim Bashën në PD u diskutuan në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” mes analistëve Ilir Demalia, Arben Meçe dhe Mirela Karabina zëdhënësja e PD-së.
-
VIDEO
Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK: Sqarova pozicionin tim, do vijë sa herë të jetë nevoja
Arben Ahmetaj ka dalë pas 6 orësh nga SPAK. Për gazetarët Arben Ahmetaj nuk foli gjatë. I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.
-
VIDEO
Aksionet e ardhshme që pritet të ndërmarrë opozita, Meta: Do të ketë protesta, por edhe shoqëria duhet të reagojë
I pyetur për humbjen në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe thirrjet e Berishës për protesta, Meta tha se do i mbështet aksione të tilla por shtoi se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë.
-
VIDEO
Aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, Meta: Veprim politik, sjellje tërësisht jo transparente e qeverisë shqiptare
Për aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se ishte një aksion politik pa transparencë. Sipas tij, aksioni ka ardhur si pasojë e pretendimeve të regjimit të iranit mbi veprimtarinë e muxhahedinëve që ndodhen në kampin e Manzës.
-
VIDEO
Projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Meta: Të tërhiqet sa më parë, Rama po i hap rrugë narko trafikut! Shkatërrohen familjet dhe të rinjtë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sa i takon projektligjit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend. Meta tha se një ligj i tillë do të shkatërronte familjet dhe të rinjtë shqiptarë, ndërsa akuzoi Ramën se po përpiqej t’i hapte rrugë narkotrafikut në vend.
-
VIDEO
Rikthimi i Bashës, Alibeaj: Procesi s’i ka shërbyer atij, ka të drejtë të kandidojë! Korreshi: Këshilli Kombëtar i PD një leckë e grisur keq, mos të bëj proces farsë
Tani që kandidimi i Lulzim Bashës për të rimarrë drejtimin e PD është bërë fakt, deputetët janë më të qartë në qëndrimet e tyre. Enkelejd Alibeaj i doli në krah kandidaturës së tij, duke thënë se është pro atyre që i qëndruan betejave, ndërsa grupi “Bardhi” e cilësoi kthimin e Bashës luftë për karrige dhe jo për demokratët
-
VIDEO
Tabaku në Kuvend: 1 në 3 tenderë është pa garë dhe jepet për ofertën më të lartë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend pas leximit të raportit të Komisionit të Prokurimit Publik, u shpreh se 1 nga 3 tenderë është sot pa garë. Ndërkohë sipas Tabakut, 1 në 3 tenderë jepen me ofertën më të lartë, ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani. Tabaku tha se Agjencia e PP sot nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët. Me tej Tabaku shtoi se ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet opër të cilin ka kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet.
-
VIDEO
‘Bir selman i nënës kë të qaj më parë’, Sula në Report Tv: Opozita lesh e li! Alibeaj skenaristi i rikthimit të Bashës, edhe në dasmë ka më shumë njerëz
Të forta kanë qenë krahasimet e deputetit demokrat Dashnor Sula lidhur me gjendjen e partisë Demokratike. I ftuar në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, Sula akuzoi ish kryetarin e komanduar, Enklejd Alibeaj se ishte orkestruesi i rikthimit të Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Balla i drejtohet Vokshit: Je bisht i 'non gratës', nuk ekziston në këtë sallë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pasur një përplasje në distancë me deputeten Albana Vokshi, e cila është krah Sali Berishës.
Teksa Balla kërkoi nga Gazment Bardhi që të uleshin dhe të diskutonin mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërhyrja e Vokshit nuk është pritur mirë nga deputeti socialist.
Balla u shpreh se ajo është kot në sallën e Kuvendit, pasi është bisht i "non grata"-s duke iu referuar Sali Berishës.
“Me ty nuk flas, ti je bishti i 'non gratës'. Flas me këta që kanë zgjedhur të jenë pro misionit euroatlantik. Ti nuk ekziston. Kot je në këtë sallë, për mua nuk ekziston”, iu drejtua Balla-Vokshit.
-
VIDEO
Vangjel Dule për Belerin: Komunitetit të Himarës po i nëpërkëmbet e drejta e sovranitetit se kështu do Ludoviku i Shqipërisë
Nga seanca e Kuvendit, deputeti Vangjel Dule, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit, kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik. Ai u shpreh se komuniteti i Hmarës po i nëpërkëmbet e drejta e Sovranit vetëm nga dëshirat e kryeministrit, që e krahasoi me Ludovikun.