Projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Meta: Të tërhiqet sa më parë, Rama po i hap rrugë narko trafikut! Shkatërrohen familjet dhe të rinjtë

22 Qershor 2023, 17:04

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sa i takon projektligjit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend. Meta tha se një ligj i tillë do të shkatërronte familjet dhe të rinjtë shqiptarë, ndërsa akuzoi Ramën se po përpiqej t’i hapte rrugë narkotrafikut në vend.