-
VIDEO
Kontrollet në MEK, Osmani: Në interes të SHBA, kërkojnë marrëdhënie të re me Teheranin! Lita: Shqipëria do rinegocim të marrëveshjes
Kontrollet e ushtruara në kampin e MEK kanë nxitur diskutimet nëse qeveria shqiptare duhet ta prishë apo jo marrëveshjen me SHBA për strehimin e muxhahedinëve.
-
VIDEO
Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për bashkinë e Kuçovës! Maliqi: Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme
Kolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërim të 18 kutive për bashkinë e Kuçovës. Rinumërimi ka do të bëhet të premten në orën 09:00.
-
VIDEO
Qeveria hedh për konsultim publik ndryshime në ligjin ‘Për prokurimin publik’, i kalon shërbimin e ‘zhvillimit të tenderëve’ privatit kundrejt pagesës
Disa ndryshime ligjore të hedhura për konsultim publik nga ana e Qeverisë parashikojnë rregulla të reja për konsultimin publik. Propozohet për herë të parë mundësia që procedurat e tenderave të bëhen edhe nga privatët, të kontraktuar nga institucionet publike.
-
VIDEO
Peleshi për aksionin e policisë në kampin e MEK: Nuk do lejojmë krijimin e ‘ishujve të vegjël’ ku shkelet ligji shqiptar
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në reagimin e tij lidhur me aksionin e policisë në kampin e MEK në Manzë, shprehu mbështetjen e plotë të tij mbi sjelljen e policisë gjatë kontrolleve ndaj muxhahedinëve.
-
VIDEO
PD e ndarë në 3 pjesë! Berisha synon të joshë grupin Bardhi: Refuzuan skenarin e Ramës! Sulmon sërish Yuri Kim: Të hetojë pronat e saj në Shqipëri
Në një PD të përçarë në 3 pjesë, Sali Berisha po kërkon të joshë deputetët e grupit “Bardhi” të rreshtuar kundër rikthimit të Lulzim Bashës. Në konferencën e së premtes me gazetarët, Berisha vijoi sulmin ndaj ambasadores në largim Yuri Kim dhe shkoi larg me skenarët, kur tha se kontrolli i SPAK në kampin e muxhahedinëve është hakmarrje e Ramës ndaj DASH për çështjen ‘McGonigal
-
VIDEO
Rama: Nëse Macron e Scholz nuk ndërhyn rrezikohet asgjësimi i vetë procesit të Berlinit
Gjatë konferencës për median, Rama nuk komentoi kur u pyet nëse kishte pasur komunikim me presidentin Vuçiç për lirimin e tre policëve por tha se nëse nuk ndërhyjnë Macron dhe Scholz rrezikohet të asgjësohet dhe procesi i Berlinit.
-
VIDEO
Draft statuti nuk u pranua nga Kurti dhe Vuçiç, Rama: Se refuzoi Gjermania dhe Franca, vetëm atyre ua kam dorëzuar
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe refuzimin nga ana e Kurtit dhe Vuçiç për draft propozimin për ascoacionin e komunave në veri të Kosovës ku tha se nuk ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës dhe deri më tani nuk e kanë refuzuar. Megjithatë ai shton se draft statuti që ai ka dërguar është kontribut më së shumti për Kosovën duke nënkuptuar keqardhje që është refuzuar pa e lexuar paraprakisht.
-
VIDEO
Rama i prerë: Marrëdhëniet me Serbinë kthehen në pikën 0 nëse nuk liron 3 policët e Kosovës
Kryeministri Edi Rama kë theksuar se marrëdhëniet diplomatike me Serbinë do të kthehen në pikën 0 nëse nuk lirohen 3 policët e Kosovës. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë bëri me dije se çdo komunikim me Serbinë do të jetë Lironi 3 policët. Rama shtoi se më këtë nuk nënkupton ndalim kamioni.
-
VIDEO
E djathta pas shkatërrimit të PD dhe rikthimi i muxhahedinëve (22 qershor 2023)
Shqiptaro-amerikania, Evi Kokalari, ishte një ndër mbështetëset e Sali Berishës në luftën që ai nisi për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por sot ajo është një ndër personat më kritikues të ish-kryeministrit. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kokalari tregon përse e mbështeti Sali Berishën.
-
VIDEO
Kokalari në ‘Real Story’: Opozita e përçarë s’e mund Ramën në 2025, të dalim të bashkuar! S’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë për fatet e vendit
Nëse do që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari thotë se opozita duhet të dalë në një forcë të vetme, ndryshe nuk do ta mundë dot Edi Ramën. E ftuar në Report Tv, Kokalari tha për gazetarin Sokol Balla se nuk mund të lenë që egoja e Sali Berishës të vendosë fatet e këtij vendi, pasi në situatën në të cilën ndodhet opozita më i fituara do të dalë kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Rikthimi i Bashës, Kokalari në ‘Real Story’: Më kënaq fakti që u kthye! Duhet të fitojë luftën me Berishën
Aktivistja Evi Kokalari e ftuar në Report Tv ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ajo thotë se opozita pa Berishën dhe Metën, mundet me Lulzim Bashën. Në emisionin Real Story, Kokalari thotë se Basha tashmë duhet të fitojë luftën me Berishën. Një koment e ka edhe për Metën, për të cilin thotë se e mori gjithçka donte nga PD dhe tani po fuqizon partin financiarisht për zgjedhjet e 2025.
-
VIDEO
Evi Kokalari në ‘Real Story’: Berisha problem për PD, lufta që krijoi me Bashën ka ndarë partinë për interesat e tyre personale
Shqiptaro-amerikania, Evi Kokalari, një ndër personat që mbështeti Sali Berishën në fillim në luftën që nisin për të marrë drejtimin e Partisë demokratike, por sot ajo është një ndër personat më kritikues të ish-kryeministrit. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kokalari tregon përse e mbështeti Sali Berishën.