Tabaku në Kuvend: 1 në 3 tenderë është pa garë dhe jepet për ofertën më të lartë

22 Qershor 2023, 14:27

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend pas leximit të raportit të Komisionit të Prokurimit Publik, u shpreh se 1 nga 3 tenderë është sot pa garë. Ndërkohë sipas Tabakut, 1 në 3 tenderë jepen me ofertën më të lartë, ndërsa pjesa e mbetur shkon tek të njëjtët persona dhe kompani. Tabaku tha se Agjencia e PP sot nuk bën një analizë risku për të parë se ku dhe cilat kompani janë ato që abuzojnë, nuk ka transparencë për deputetët, për kompanitë që operojnë, as për qytetarët.   Me tej Tabaku shtoi se ligji për Prokurimet Publike është 1 nga 5 ligjet opër të cilin ka kërkuar që të ndryshojnë bashkë me ligjin për koncesionet.