-
VIDEO
Një takim me Sali Berishën? Bardhi: Jam i gatshëm të ulem me cilindo për të çuar para PD-në
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se është i hapur për një takim me ish kryeministrin Sali Berisha, për një bashkim të PD.
-
VIDEO
Paralajmëron Vangjeli: Priten ndryshime në qeveri! Kriteri i Ramës, ministra jo më shumë se 6 vite
Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Tiranë ‘pritet një verë e nxehtë në arenën politike’. Analisti Vangjeli paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa theksoi se kriteri i Ramës është që mos të ketë ministra me më shumë se 6 vite
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi: Tabaku funksionarja me e lartë drejtuese e partisë
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se kjo parti duhet të kthehet një alternativë qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme. Bardhi tha se kanë një platformë, e cila synon të forcojë PD. I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.
-
VIDEO
Bardhi në mbledhjen e grupit: Jo tani zgjedhjet për kryetar! Organizimi i PD të nisë nga seksioni
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Gazment Bardhi u paraqiti deputetëve demokratë një propozim. Burime për Report Tv bëjnë me dije se akoma nuk është dakordësua e tëra, por do dakordësohet deri në fund të mbledhjes. Paraprakisht mësohet se Bardhi propozon që organizmi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar. Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet, degët etj, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Kodheli në ‘Kontrast’: Zgjidhja të vijë nëpërmjet dialogut! Vangjeli: Tryeza e vetmja rrugë që të zgjidhë ngërçin
Zgjidhja e konfliktit me Kosovës dhe Serbisë, pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, duhet të vijë vetëm nëpërmejt dialogut dhe nën arbitrimin e aleatëve. Ish-ministrja e Jashtme Mimi Kodheli e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se dështimi në tryezë ka sjellë edhe dështimin në terren
-
VIDEO
Ironia e Korreshit: Në spitalin e Lushnjës vetëm synetllëqe bëhen! Kisha për të operuar dajën nga tëmthi vajtëm si fis me autobus në Fier
Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi renditi disa problematika që vijnë nga ky qytet, që nga shkrirja e gjykatës dhe prokurorisë, në kuadër të hartës së re gjyqësore, e deri te gjendja në spital.
Me ironi ai tha se në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe.
-
VIDEO
Spiropali-opozitës: Humbja juaj është më e madhe se 2019 kur nuk morët fare pjesë! Fajin e kanë gjithmonë të tjerët përveç jush
Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka pranuar asnjëherë humbjet. Ajo madje ironizoi
“2013, 2015, 207, 2-19, 2021, 2023 6 palë humbje dhe asnjë mësim. Sipas jush o fitoni ju, o janë të manipulura. Dikur e thonit për ta justifikuar tani e besoni. Oferta tuaja për shqiptarët ka qenë vetë një: Balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternativë, Ilirin, Saliun dhe Monikën.
Nëse doni të dini pse keni humbur në Kamzë mjafton ta shikoni si e keni qeverisur dikur.
-
VIDEO
Gazment Bardhi mbledh grupin parlamentar, ja kush janë deputetët që marrin pjesë (EMRAT)
Gazment Bardhi ka mbledhur deputetët e PD-së në kryesinë e Kuvendit. Pritet që sot të nisin diskutimet për kreun e partisë demokratike.
-
VIDEO
Balla: Kuvendi të ngrejë një Komision të Posaçëm për ndërhyrjet e huaja të Rusisë në politikën shqiptare
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se Kuvendi i Shqipërisë do të ngrejë një Komision të Posaçëm për Ndërhyrjet e Jashtme.
-
VIDEO
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, Balla: Është arritje, iku koha kur urdhrat e prokurorisë nuk ekzekutoheshin
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Për Ballën arrestimi është një arritje.
“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin, e mbani mend apo jo. Për vrasje, lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës, nuk zbatohej urdhri. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve për zhdukje të një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej urdhri dhe qëndronte drejtor tatimesh nga shtëpia se ishte në arrest shtëpie. Kjo ishte drejtësia juaj dhe vini thoni pse arrestohet. Po shumë mirë që arrestohet", tha Balla.
-
VIDEO
'Votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë', Berisha fajëson emrin e Metës në fletën e votimit për humbjen në 14 maj
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në Kuvend foli për zgjedhjet e 14 majit dhe fajësoi për humbjen emrin në fletën e votimit të koalicionit opozitar (Ilir metën), për të cilin tha se u vcaktua nga edi Rama.
Berisha shkoi edhe më tej duke hedhur akuza të pabaza se në këto zgjedhje kanë votuar 547 mijë zgjedhës fantazmë.
-
VIDEO
Braçe kritika Krifcës: Ende s’ke marrë asnjë masë për infektimin e tokave bujqësore në Myzeqe, rishikoje detyrën që ke marrë përsipër
Deputeti socialist Erion Braçe foli në Kuvend për bujqësinë. Në fjalën e tij ai tha mbetet ende një problematikë që infektimi i tokave bujqësore në Myzeqe, që ndonëse ai e ka ngritur si shqetësim që në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë. Braçe tha se ka kuptuar sa e parëndësishme është që të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, kur shkon në terren dhe sheh që ministria s’ka marrë asnjë masë. Braçe tha se Krifca ka ende kohë që të shohë veten në raport me detyrën