-
VIDEO
Mediu në Kuvend: Duhen politika dhe ligje që pengojnë prezencën ruse dhe kineze në vend
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal në Kuvend tek shqetësimi nga influenca ruse dhe kineze në Ballkan.
“SHBA, BE dhe partnerët tanë, në mënyrë të vazhdueshme ngrenë shqetësimin për penetrimin dhe influencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Është detyrë e këtij Kuvendi që të marrqë iniciativën e përbashkët mbipartizane për të analizuar se deri ku shtrihet kjo influencë.
Të mos mjaftohemi vetëm nga këndvështrimi sipërfaqësor se nuk kemi marrëdhënie të tilla. Ka dhe duhet t’i analizojmë. Ka politika dhe ligje që duhet t’i miratojmë për të mos lejuar që bizneset dhe ekonomitë e tyre në vendin tonë që cënojnë sigurinë dhe marrëdhënien tonë me partnerët”, tha Mediu.
-
VIDEO
Braçe në Kuvend: Çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, përse këtu nuk reflektohen
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend shqetësimin për çmimet e larta. Në fjalën e tij, Braçe tha se çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, ndërsa në vendin tonë kjo ulje nuk po reflektohet.
-
VIDEO
Debati për sekretaren e ‘MSH’, Braçe i kthehet opozitës: Flisni për drejtësi ju që vratë njerëz në mes të bulevardit se donte njëri të rrinte në pushtet
Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia. Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit.
-
VIDEO
Arrestimi i sekretares së përgjithshme të Shëndetësisë, Bardhi-Manastirliut: Jep dorëheqjen, përse heshte!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur në Kuvend arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Bardhi i kërkoi dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrilut. Bardhi e peti Manasatirliun përse nuk u distancua nga korrupsioni i Duros.
-
VIDEO
Tritan Shehu në Kuvend: Kosova është nën agresion, përse s’e miratoni rezolutën për dënimin e gjenocidit serb! Iu mërzitet Vuçiç
Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu ka ngritur sërish në Kuvendin e Shqipërisë çështjen për kërkesën me debat që ka dorëzuar Rithemelimi për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në fjalën e tij, Shehu tha se Kosova është nën një agresion nga Serbia dhe se Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç.
-
VIDEO
Sot Kuvend, deputetët mblidhen pas 'javës së gjelbër'
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Pas javës së gjelbër, në të cilën deputetët zbresin në terren dhe takohen me qytetarët, sot ata do të mblidhen në Kuvend.
-
VIDEO
Basha akuza Berishës: Kandidatët e Primareve ishin të paracaktuar, persona të korruptuar gjatë qeverisjes sonë
Ish kryedemokrati, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj Berishës duke thënë se kandidatët e Primareve kanë qenë të paracaktuar nga ai dhe se nuk janë zgjedhur nga vullneti i lirë i demokratëve. Ai tha se kandidatët e primareve ishin persona që kanë qenë të korruptuar gjatë qeverisjes së PD-së.
“ Bashkimi per Fitore, Bashkimi per Deshtim, shpallen te ashtequajten “Primaret”. Ketu ne Kamez njeri u terhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesi i primareve, vetem emri i mbeti i tille, prodhoi pakeanqesi te shumta. Ju e pate qe u votua ne primare nga militantet e PS. Nderkohe qe kandaditi qe doli nga i ashtequajturi process i primareve nje kandidat i gjymtuar nga cdo pikepamje. Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë. Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri. Duhet të ndahemi nga këta individë”- u shpreh Basha.
-
VIDEO
Hapet gara për kryetarin e partisë apo PD drejt drejtimit me organ kolegjial? Bardhi mbledh nesër strukturat drejtuese, javë vendimtare për selinë blu
Këtë javë Partia Demokratike do të hyjë në fazën e diskutimeve për situatën e brendshme pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar e një ditë më vonë edhe kryesisë për të vendosur nëse PD do të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri. Paralelisht me të, Lulzim Basha po zhvillon një seri takimesh që shihen si fushatë për rikthimin në krye të partisë
-
VIDEO
Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës
Kryeministri Edi Rama është nderuar me titullin qytetar nderi në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri të Italisë. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri mori sot titullin ‘Qytetar Nderi’, ndërsa tha se kjo tregon një gjest miqësie. Në fjalën e tij, Rama tha se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës. Ai tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë
-
VIDEO
Arrestimi i zyrtares së ministrisë së Shëndetësisë për ryshfet, Ngjela: Goditje e nivelit të lartë! SPAK-u nuk ka frikë, ka filluar të lëvizë
Arrestimin e zyrtares së ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro për korrupsion në një tender, avokati Spartak Ngjela e cilësoi si një ‘goditje të nivelit të lartë’ nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Agalliu: PD të plotësojë vakancat! Nuk duam individ me të shkuar të errët, Berisha fatkeqësia e jona, të reflektojë e të lërë demokratët të bëjnë zgjedhje
Deputeti i PD, Arbi Agalliu insiston se PD duhet të bëjë gjithçka për të plotësuar vakancat që i mungojnë, atë të liderit të demokratëve dhe kryetarit të grupit parlamentar. Në një intervistë për Report Tv thotë se PD nuk i duhet një kryetar me të shkuar të errët duke nënkuptuar kështu Sali Berishën.
-
VIDEO
Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura
Turi i falënderimeve i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 10, ku ai tha se Partia Socialiste e sheh fitoren e 14 Majit si një përgjegjësi të madhe për t’ua kthyer mbështetjen qytetarëve me më shumë punë e besim