-
VIDEO
Deputetët braktisën mbledhjen e Kryesisë, Bejko: Thikë pas shpine PD-së, duam mbështetje jo shkelma
Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së. Këtu mund të përmendim, Gazment Bardhin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin, Dashnor Sulën, Lefter Gështenjën, Bledion Nallbatin dhe Dhurata Çupi. Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.
-
VIDEO
Kryesia vendosi hapjen e garës për kreun e PD-së, Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare: Ky hap zvogëlon partinë
Pas situatës në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i nënkryetares. Pas Kryesia vendosi hapjen e garës për kryetar, Tabaku ka marrë vendimin për dorëheqjen duke thënë se ky vendin zvogëlon Partinë Demokratike. Në deklaratën për mediat, ajo thotë se do duhej të ishte dëgjuar zëri i Kolegjit të Kryetarëve dhe grupit parlamentar që kërkuan që zgjedhjet për kreun e partisë të mos mbaheshin tani.
-
VIDEO
Spak arreston Vangjush Dakon (6 Qershor 2023)
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Pas 3 orëve takim në policinë e Tiranës, avokati i ish kryebashkiakut, Petrit Ismaili zbuloi se ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
-
VIDEO
Mbledhja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi: Të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme dhe kryetar partie
Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka reaguar për mbledhjen që po diskutohet prej disa orësh duke treguar se ka kërkuar që të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme, për kryetar të PD dhe organet e tjera drejtuese.
-
VIDEO
Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar
Petrit Ismaili, avokati i Vangjush Dakos përveç detajeve lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj klientit të tij, foli edhe për gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut të Durrësit. Ai tha se Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore përveçse stresit dhe ngarkesës emocionale të rastit.
-
VIDEO
Arrestimi i Dakos, Beqiri: Skandal që u dha masë arresti me burg! Caca: Merret rreziku i ikjes dhe dëmtimi i provave
Avokati Idajet Beqiri insiston se Vangjush Dako nuk duhet të ishte arrestuar ndërsa Përparim Caca argumenton se është zyrtar shteti dhe merret rreziku i ikjes dhe dëmtimi i provave.
-
VIDEO
Arrestimi i Dakos, avokati Caca: SPAK ka prova të forta! Beqiri: Ta hetonin në liri! Kalaja: Këmbanë alarmi që Rama del i pastër kur bashkëpunëtorët i ka para drejtësisë
Arrestimi i ish kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ishte temë diskutimi në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Të ftuarit Përparim Caca, Idajet Beqiri, Auron Kalaja dhe Trashgim Sokolaj e komentuan vendimin e SPAK për urdhër arrestin.
-
VIDEO
Zv.kryeredaktori i Report Tv: Avokati i Dakos dha indicie për kallëzimin lidhur me kolaudimin e pallatit, skemë abuzimi në çdo bashki
Zv.kryeredaktori i Report Tv, Trashgim Sokolaj ka analizuar fjalën e avokatit të Vangjush Dakos duke thënë se dha indicie se kolaudimi për pallatet është skemë abuzimi që bëhet në çdo bashki pasi ndërtuesit duan të përfitojnë.
-
VIDEO
Mbyllet ‘Agjencia e Diasporës’, gati struktura e re në MEPJ! Zv/ministrja: ristrukturim! Açka: Akt i nxituar! Zhupa: S’u dëgjua pala e prekur
Diaspora Shqiptare do të ketë një komunikim direkt me Ministrinë e Punëve të Jashtme nëpërmjet një strukture të posaçme. Agjencia e Diasporës që ishte autonome tanimë nuk do të ekzistojë dhe është gati krijimi i një drejtorie varësie në ministrinë e drejtuar nga Xhaçka. Vendim u shoqërua me debate të forta në Komision.
-
VIDEO
Arrestimi i Vangjush Dakos, Rama nga Berati: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin! Duhet durim në luftën kundër korrupsionit
Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Ky reagim i Ramës vjen nga Berati dhe duket se i referohet arrestimit të Vangjush Dakos me urdhër të SPAK, megjithëse nuk përmend emër.
-
VIDEO
Bogdani në Report Tv: PD ka nevojë për rinovim dhe riformim, duhet lider i ri! Berisha e Basha, njerëz që s'kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin
Ish deputeti Gert Bogdani sugjeron rinovim dhe riformim të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv thotë se në opozitë nuk duhet të jetë më grupi i njerëzve që sjell vetëm dështime.
-
VIDEO
Urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë, ish deputeti Bogdani aludon: Janë prerë para 3 ditësh, s'do arrestohet njeri se janë larguar
Ish deputeti Gert Bogdani pretendon se urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish zyrtarët janë prerë prej 3 ditësh. Në një intervistë për Report Tv tha se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje dhe aludon se nuk do të ketë të arrestuar se ata kanë pasur kohë t’ia mbathin.