-
VIDEO
Rama në Durrës: Duhet të bëjmë transformimin përfundimtar të Kadastrës! Është ‘banka’ pronave të shqiptarëve
Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të punëve që PS duhet të bëjë më mirë. Teksa tha se kanë transformuar sektorin e energjisë kur erdhën në pushtet, kreu i qeverisë tha se tashmë duhet të bëjnë transformimin përfundimtar të Kadastrës.
-
VIDEO
Rama takim falenderues në Durrës: Udhëheqës të PS me detyra të larta kanë turpëruar besimin tuaj
Kryesocialisti Edi Rama në turin falënderues në Durrës tha se nuk ndihet aspak krenar për udhëheqës të Partisë Socialiste me detyra të larta, të cilët kanë turpëruar besimin e qytetarëve me veprimet e tyre.
-
VIDEO
Rama tur falënderimi në Durrës: Rezultati i 14 majit historik, qytetarët kanë pritshmëri të mëdha! PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falënderimeve pas zgjedhjeve vendore, ku PS arriti një rezultat të thellë. Kësaj radhe, Rama u ndal në Durrës, ndërsa tha se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste.
-
VIDEO
Bajram Begaj në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga homologu Mattarella! Presidenti: Të mbyllet sa më shpejt marrëveshja për sigurimet shoqërore
Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Sergio Mattarella. Në këtë vizitë, Begaj shoqërohet nga bashkëshortja Armanda Begaj. Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punimet te gjimnazi ‘Partizani’: Gati në shtator, maturantët këtë vit diplomohen në mjediset e reja
“Partizani”, një tjetër shkollë ikonike e Tiranës, është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe në qershor do të presë maturantët e saj, në ceremoninë e diplomimit, njësoj si “Sami Frashëri” një vit më parë.
-
VIDEO
Dyfishim page për deputetët dhe ministrat, qytetarët: E padrejtë, rritja duhej për profesionistët, jo politikanët
Dyfishimi i pagës së deputetëve shikohet nga qytetarët si akt i padrejtë. Të pyetur nga “Report Tv”, ata shprehën se rritjen më të madhe duhet ta kishin profesionistët e administratës dhe pensionistët por jo politikanët.
-
VIDEO
Fredi Beleri merr mandatin nga KQZ, debat i ashpër në Report Tv! Demaliaj: Ju ka hequr greku brekët për një pension! Zëdhënësi i fushatës: Ti je i sëmurë, ik zgjidhe me Berishën
KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës dhe ky vendim ishte pjesë e një debati shumë të ashpër në Report Tv mes analistit Ilirjan Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës, Skerdian Dhuli.
-
VIDEO
Dyfishohen pagat e deputetëve dhe ministrave, Korreshi në Report Tv: Do blej kostum të ri! Ndreca: Dinjitet për parlamentarët, kishin rrogë qesharake
Deputeti i PD, Saimir Koreshi ka deklaruar se do të blejë një kostum të ri dhe këmishë me pagën e rritur nga vendimi i fundit i kuvendit. Ligji shkaktoi debate në hapësirën “Pro dhe Kundër’ në Report Tv, ku Plarent Ndreca, këshilltar i zgjedhur i PS, tha se pagat e reja u japin dinjitet parlamentarëve.
-
VIDEO
Bardhi-Dumanit: Keni bërë punë të mirë! Jepni shembull personal dhe thyeni mitin e të paprekshmëve
Ashtu si deputetët e mazhorancës, edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi ka vlerësuar punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.
“Unë i bashkohem analizës së z. Xhafaj duke e vlerësuar punën e z. Dumani. Ndryshe nga 3-vjecari i parë që ishte për konsolidim tani ka ardhur koha e rezultateve. Ju thatë z. Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikoheni nga politika. Por zakonisht politika ndikon që ju të mos merrni një vendim. Unë kam një këshillë tërësisht personale. Ju takon juve si drejtues i prokurorisë që të hidhni i pari hapin që të jepni shembull. Unë pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Rikthimi i Bashës? Godole: Tezat e tij të vjetra! Do t’i kishte shërbyer më shumë PD-së nëse dilte në fushatë! Partia të bëjë një analizë të thellë
Sipas Godoles, PD ende s’ka thirrur një mbledhje kryesie, e shton se veç dorëheqjes së Alibeajt, duhet edhe të tjerë të kishin marrë përgjegjësi pas humbjes së thellë edhe persona të tjerë, në rastin konkret sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarja
-
VIDEO
Është penduar që u fut në zgjedhje me logon e Metës? Berisha: ‘BF’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri, bëri bashkë 500 mijë idealistë që nuk shitën votën
Sali Berisha vijon të mos e pranojë humbjen në zgjedhjet e 14 majit ndonëse ishte në koalicion me Ilir Metën. Sipas tij, ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri dhe bëri bashkë 500 mijë qytetarë që nuk e shitën votën.
“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit. U fitua Tirana dhe zgjedhjet, por ky koalicion nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, interesit kombëtar është shumë interesant. Në këto zgjedhje Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që emëronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqshfrytëzimit, keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar e antidemokratik në historinë e një vendi. Koalicioni BF shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk shitën të drejtën e votimit”, tha Berisha.
-
VIDEO
Do të garosh për kreun e PD? Berisha: Lojërat e Ramës na kanë dëmtuar por kanë dështuar
Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të garojë për të marrë postin e kreut të PD në mënyrë ligjore.
“PD është e qartë se ku është. Sa i përket lojërave të Edi Ramës, sigurisht kanë dëmtuar por kanë dështuar. Qëllimet e tyre do të dështojnë”, tha Berisha.