-
VIDEO
Çollaku në Report Tv: S’ka rëndësi nëse Basha është kreu i PD-së, duhet garë e fortë! Berisha s’po i lë demokratët të reflektojnë, u thotë që e vodhën
Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar, madje duket se po i vë “vulën” rikthimit politik të Bashës. Për këtë, Kryetarja e njësisë nr 2 në degën e PD-së në Tiranë, Mirlinda Çollaku tha sot në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se nuk ka rëndësi kush vjen në krye të PD-së, por që në selinë blu të ketë një garë të fortë. Çollaku thotë se Basha ka qenë aktiv në politikë me demokratët por nuk ka bërë dalje publike.
-
VIDEO
Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ nga Komuna e Roshanos në Itali
Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku u takua me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit.
-
VIDEO
Rithemelimi s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, akuzon Veliajn: I dha me qira apartamente banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet
Rithemelimi ka vijuar akuzat për zgjedhjet vendore 2023. Kësaj radhe, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Silvi Bardhi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka dhënë apartamente me qira në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet.
-
VIDEO
Përfundon parkimi nëntokësor në Gjirokastër, Rama: Do t’i japë frymëmarrje të re qytetit të Argjiros
Parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër është gati! Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, si dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi, inspektuan punimet e fazës së dytë të projektit, që ka të bëjë me riveshjen me gurë të hapësirës së madhe këmbësore
-
VIDEO
Turi i falënderimeve, Rama: Hipoteka e Vlorës turpi i PS, duhet reflektim! Largoni njerëzit e këqinj nga partia
Fitorja e thellë e 14 majit për kryeministrin Edi Rama nuk është një votë për tu vetëkënaqur me atë që qeveria qëndrore dhe vendore ka bërë deri tani por për dhe për një vetëpastrim nga ata që kanë turpëruar PS-në.
-
VIDEO
Humbja e thellë më 14 maj, zv.kryetari i ‘Rithemelimit’ në Shkodër jep dorëheqjen: Patëm model me ‘njollë’, fajtorët të mbajnë përgjegjësi e të ikin
Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ka prodhuar një tjetër dorëheqje në PD e Berishës. Nënkryetari i degës së Shkodrës thotë se opozita ofroi një model të njollosur ndërsa humbësit nuk po mbajnë përgjegjësi. Teksa Sali Berisha refuzon të diskutojë problemet e brendshme të grupimit të demokratëve që drejton, pakënaqësitë në bazë kanë nisur të shprehen përmes largimeve. Humbja e thellë në Shkodër, që çoi në duart e socialistëve edhe kalanë e fundit të opozitës, prodhoi largimin e nënkryetarit të degës atje, Arben Lushaj që thotë se fajtorët e disfatës nuk po mbajnë përgjegjësi.
-
VIDEO
Rama tur falenderimesh në Selenicë: Në 14 maj të djathtët që nuk votuan bënë hap të mençur! Rruga e lumit të Vlorës do rrisë ekonominë e zonës
Kryeministri Edi Rama, në turin e tij të falenderimeve të ndërmarrë në bashki të ndryshme të vendit pas fitores së 14 majit, është ndalur sot në Selenicë ku ashtu si në qytete të tjera ka falenderuar edhe qytetarët të cilët nuk dolën në votim pasi sipas tij kanë refuzuar të votojnë për koalicionin Berisha-Meta.
-
VIDEO
Basha me demokratë të Njësisë 2 në Tiranë: Do bëj opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve! S’mund të mbetemi peng i hallit të Sali Berishës
Lulzim Basha në një takim të zhvilluar me një grup anëtarësh të PD të Njësisë nr. 2 në Tiranë është shprehur nuk do të behet kurrë pjesë e baltosjes, duke iu përgjigjur kështu sulmeve të Sali Berishës. Basha shkruan se PD s’mund të mbetet peng i hallit të Sali Berishës.
-
VIDEO
Rama me studentë shqiptarë dhe të huaj në Vlorë: Hapat e reformës në arsimin e lartë të vështira por sistematike
Nga Vlora, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”, Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka si synim që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.
-
VIDEO
A do rimarrë PD-në Basha? (26 maj 2023)
Gjatë diskutimit në studion e “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu, analisti Plator Nesturi tha se kandidimi i Bashës për kreun e PD-së do të përsërisë të njëjtën situatë me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha. Ai tha se ky i fundit mund të mposhtet në garën për kryetar të PD-së vetëm nëse përballë tij kandidon një person ndaj të cilit të mos ketë asnjë akuzë për të bërë.
-
VIDEO
Rikthimi i Bashës në politikë/ Nesturi: Berisha mund të mundet vetëm nga dikush brenda PD-së ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë për të bërë
Gjatë diskutimit në studion e “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela , analisti Plator Nesturi tha se kandidimi i Bashës për kreun e PD-së do të përsërisë të njëjtën situatë me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha. Ai tha se ky i fundit mund të mposhtet në garën për kryetar të PD-së vetëm nëse përballë tij kandidon person ndaj të cilit të mos ketë asnjë akuzë për të bërë.
-
VIDEO
Humbja e thellë e Metës dhe Berishës, Rama në Durrës: Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri
Në Durrës, Kryeministri Edi Rama u ndal tek humbja e thellë e Sali Berishës dhe Metës, ndërsa ironizoi edhe deklaratat e tyre që premtonin kthimin e pluralizmit. Rama tha se ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri.