Bajram Begaj në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga homologu Mattarella! Presidenti: Të mbyllet sa më shpejt marrëveshja për sigurimet shoqërore

26 Maj 2023, 20:20

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Sergio Mattarella. Në këtë vizitë, Begaj shoqërohet nga bashkëshortja Armanda Begaj. Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.