-
VIDEO
Pas humbjes së Shkodrës, Bardh Spahia takim me Sali Berishën
Pas humbjes së Shkodrës, Bardh Spahia po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, zëvendës ambasadori i BE-së nga Shkodra: Puna e kryebashkiakëve të rinj e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë
Zëvendës ambasadori i Bashkimit Europian, Alex Hupin, gjatë një deklaratë për mediat nga Shkodra foli në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 14 majit.
-
VIDEO
Korreshi te Ligjet: Pleqtë s’kanë lekë për të blerë mbathje!
Deputeti Saimir Korreshi nuk e ka kundërshtuar projektin e rritjes së pagave nga qeveria por sugjeron që të kthehen sytë nga pensionistët. Edhe për politikanët që nuk i rritet paga, Korreshi thotë se nuk mund të bëjnë dot një jetë normale për shkak të çmimeve të larta.
“Mamaja ime me 10.700 lekë në muaj, 1 bukë misri dhe 1 shishe kos në ditë bëjnë 200 lekë, për 30 ditë bëjnë 6000 lekë. Me bukë gruri shkon 7500 lekë. 4000 lekë i ka ilaçe kur është mirë. Mbeten 8000 lekë për drita ujë dhe të tjerat me radhë. Po të tjerët si ja bëjnë, s’kanë lekë për të blerë mbathje, këta njerëz janë duke pritur vdekjen se s’mund të jetosh me kaq lekë. Ose do fillojnë pleqtë të vjedhin ose do marrin ushqimet e hedhura nga tregtarët. Të shkojnë në Lushnje e të shohin si rrinë në radhë. Të shohin nëse me rrogën e parlamentit mund të çojnë fëmijët në kinema, të hanë një drekë jashtë apo t’i blejnë patatina e çokollata. Çfarë do bëjmë me këta njerëz, t’i lëmë të presin vdekjen? Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar?”, tha Korreshi.
S’kanë lekë për të blerë mbathje! S’kanë lekë për të ngrënë bukë, e kupton? Unë mendoj që këta njerëz janë duke pritur vdekjen, se jetë nuk mund të bësh me 100 lekë në muaj. O do bëhen dhe pleqtë hajdutë se s’kanë ça bëjnë të shkretët, ose do shkojnë te koshi i plehrave ose të shkojnë te tregu të marrin speca e gjithë ato që nuk shiten. Po të shikosh te tregu i Lushnjes i ke të gjithë pleqtë me radhë atje për të marrë ato që hedhin tregtarët. Ju ftoj me një kamera për të parë”, tha Korreshi drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
-
VIDEO
Alibeaj paralajmëroi mbledhje të kryesisë pas dorëheqjes, disa anëtarë nuk pranojnë: Ai nuk ka më kompetencën për ta thirrur
Enkelejd Alibeaj, ditën kur u dorëhoq nga pozicioni i tij si kryetar i komanduar i grupi parlamentar në PD dhe nga posti i kryetarit të grupit parlamentar, paralajmëroi edhe një mbledhje kryesie e cila parashikohej që të mbahej ditën e sotme
-
VIDEO
'Ligjet' nis me debate mes opozitës dhe mazhorancës! Çupi: Shpjegoni pse nuk punuat prej 13 prillit! Bushka: Puna jonë nuk janë vetëm mbledhjet, përgatitëm raportin
Puna te Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetja e PD, Dhurata Çupi kërkoi arsyen përse nuk kanë punuar prej datës 13 prill duke thënë se duhet të mos përfshihej në zgjedhjet vendore se është pushtet i pavarur.
Në përgjigje të saj për kalendarin e ngjeshur, Klotilda Bushka i tha se mbledhjet bëhen sipas vendimit të konferencës së kryetarëve dhe ka pasur proces të përgatitjes së akteve e të raportit gjatë kësaj periudhe që nuk janë mbledhur.
-
VIDEO
Rritja e pagave, Ibrahimaj te ‘Ligjet’: Do përfitojnë 130.330 punonjës, përjashtohen deputetët dhe ministrat
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar në Komisionin e Ligjeve se nga projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës.
-
VIDEO
Berisha nuk paraqitet në gjyqin me Veliaj, dërgon avokatin! Gjykata kishte urdhëruar shoqërimin e tij me forcë
Avokati i Sali Berishës, Ivi Kaso është paraqitur sot në gjykatë për procesin e nisur ndaj tij pas padisë ndaj ish-kryeministrit, nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për akuzën e shpifjes
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 18 maj 2023
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit duan që Berisha të dorëhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë.
-
VIDEO
A është PD një kauzë e vdekur? (18 maj 2023)
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit duan që Berisha të dorëhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë. Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, Kadilli tha se ky është një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Kadilli: Ka anëtarë të Rithemelimit që duan largimin e Berishës, nuk kanë kurajo ta thonë! Bejko: Në fushatë, disa figura të PD-së më kanë penguar
Humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit, ka sjellë debate të shumta mbi ekzistencën e vetë PD-së. Pas tërheqjes së Alibeajt nga kreu i partisë, kërkohet edhe mbajtja e përgjegjësisë nga ana e Berishës. Për këtë, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme duan që Berisha të tërhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë.
-
VIDEO
E vërteta e shifrave / Foltorja e Berishës vetëm 37 mijë vota më shumë sesa PD-ja e Bashës! A duhet që Rithemelimi të lirojë selinë?
Vota politike në zgjedhjet e 14 majit. Foltorja e Berishës dhe PD-ja e Bashës peshë afërsisht të barabartë në elektorat nëse koalicionit të Bashkë Fitojmë i heqimin votat e LSI-së në zgjedhjet e fundit politike
-
VIDEO
Bejko në Report Tv: Fushata jonë përçoi shpresë, 3 arsyet pse si kandidat mora më pak vota se partia! Në PD persona 'që lëvizin fijet'! Berisha u braktis nga demokratët
Roland Bejko, i cili në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës doli i katërti më 14 maj, thotë se e rëndësishme është që fushata që ai zhvilloi ka marrë një vlerësim të gjerë nga opinioni publik. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv Bejko tha se fushata e shkurtër por shumë dinamike në ide përçoi shpresë te shqiptarët.