Kadilli: Ka anëtarë të Rithemelimit që duan largimin e Berishës, nuk kanë kurajo ta thonë! Bejko: Në fushatë, disa figura të PD-së më kanë penguar

18 Maj 2023, 22:11

Humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit, ka sjellë debate të shumta mbi ekzistencën e vetë PD-së. Pas tërheqjes së Alibeajt nga kreu i partisë, kërkohet edhe mbajtja e përgjegjësisë nga ana e Berishës. Për këtë, ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme duan që Berisha të tërhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë.